Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, ka reaguar pas spekulimeve se ai mund të japë dorëheqjen.
Bushi thotë se ai është i pastër dhe nuk ka asnjë dënim apo ndonjë çështje në hetim e sipër.
Për këtë arsye, ai tha se nuk ka motiv që të dorëhiqet.
Bushi thotë gjithashtu se një gjë e tillë nuk i është kërkuar as nga kryeministri Rama.
“Mohoj në mënyrë kategorike që kryeministri të më ketë kërkuar të jap dorëheqjen.
Kryeministri mua më ka kërkuar vetëm një gjë: të lutem shumë më sill projekte zhvillimore për Krujën, që ne të bëjmë punën tone.
Unë kam dokument të Ministrisë së Drejtësisë Italiane që nuk kam asnjë precedent penal.
Dhe, nuk kam asnjë çështje që të jetë në hetim e sipër”, ka thënë ai për Shqiptarja.com.
Natyrisht qe je i paster si kristali, mor trim! Duhet te sqarosh vetem nje problem “te vogel”. C’nevoje kishe qe ndryshove emrin? Apo kishe frike se dilte aq “i paster” sa te pengonte te merreshe me politike…