“Në Gjermani, është partia ajo që identifikon kandidatët problematikë. Kështu të bëjë dhe Shqipëria”

17 Shtator 2015, 09:41Politika TEMA

Deputetja socialdemokrate gjermane, Petra Ernstberger, thotë se dekriminalizimi i politikës shqiptare, është një sfidë e madhe e politikës shqiptare.

Ajo ka sjellë shembullin e Gjermanisë, duke thënë se aty janë partitë që verifikojnë kandidatët problematikë dhe nuk i lejojnë që të mbërrijnë në proceset zgjedhjet.

Kjo është një çështje me interes shumë të madh për aktualitetin e politikës shqiptare, zgjidhja e së cilës përbën një sfidë mjaft të madhe qoftë për sistemin parlamentar, qoftë për zhvillimet e mëpasme të vendit dhe shoqërisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani kemi pasur situata të tilla, ku janë identifikuar njerëz me të shkuar nacionalsocialiste, pra naziste, që kishin kryer edhe vepra penale, që kishin dëshirë të merrnin një pozicion në politikë apo në Parlament.

Por politika, shoqëria gjermane i identifikoi këta njerëz dhe ata u mbajtën larg jetës politike apo u hoqën nga pozicionet, ku kishin mbërritur.

Nëse shikoj situatën e sotme në Gjermani, ka njerëz që, edhe pse kanë kryer vepra të ndryshme penale, vazhdojnë të kenë dëshirë për të pasur pozicione të caktuara politike.

Por shumica e tyre identifikohen paraprakisht; është partia, që nuk i lejon të mbërrijnë në procesin zgjedhor dhe të mund të marrin një mandat deputeti.

Nëse në Parlament identifikohet një deputet, që ka kryer një vepër të caktuar penale, hapi i pare është heqja e imunitetit.

Deputeti trajtohet njëlloj si çdo qytetar tjetër përballë sistemit të drejtësisë.

Nëse deputeti gjykohet fajtor, kjo çon në heqjen e mandatit të tij ose vetë deputeti e dorëzon mandatin si pasojë e presionit që vetë partia apo shoqëria ushtron ndaj tij në këtë kontekst.

Sot në Bundestag nuk kemi politikanë që të kenë bërë në mënyrë të provuar, të dokumentuar, vepra të caktuara penale”, shprehet ajo për DW.

2 komente në ““Në Gjermani, është partia ajo që identifikon kandidatët problematikë. Kështu të bëjë dhe Shqipëria””

  1. eu says:

    Shqipetare i dine te gjitha keto qe thuhen ,por nuk duan ti heqin se falimenton partia ,ato jane per vota ,per shplarje truri te njerzve.

  2. hysen daci says:

    Keshtu bejme dhe ne PS dhe PD. mbasi I identifikojme I emerojme deputete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje