Shkatërrohet rrjeti gjigand i trafikantëve shqiptarë në Itali, kishin drogë me vlerë 70 mln euro

17 Shtator 2015, 14:19Kronika TEMA

Operacioni “Odisea” i policisë financiare italaine të qytetit të Katanias ka çuar sot në arrestimin e 15 personave; 9 shqiptarë e 8 italianë me akuzën e trafikimit të drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Personat e arrestuar janë;

Oresti Mufali 33 vjec, Albert Shqau 31 vjec, Erion Mucaj 34 vjec, Ermir Baja, 46 vjec, Jodian Shametaj 25 vjec, Emiliano Shametaj, 28 vjec, Gentian Hoxaj, 35 vjec, Fatjon Hoxaj, 28 vjec, e Erson Zhuka, 31 vjec e italianët Giancarlo Galatello 51 vjec, Gabriele Spagnoli 40 vjec, Domenico Bottino 50 vjec. Ndërsa për tre italianët Maria Grazia Pastura, 44 vjec Francesco Gatto 50 vjec e Salvatore Franco, 36 vjec ëshë lëshuar urdhëri i arrestit shtëpiak.

Operacioni “Odisea” coi në sekuestrimin e 3500 kg drogë me vlerën e 70 milionë euro.

“Sipas Policisë financiare italiane ky sekuestrim dëshmon se si trafikimi i marijuanës është sot një nga burimet kryesore të financimit të organizatave lokale mafioze të pranishme në rajonin e Sicilisë.”

Operacioni “Odisea” është vazhdim i hetimeve të nisura pas përfundimit me sukses të operacioni “Reset” më vitin 2013 i cili coi në arrestimin e 23 personave me akuzën e grabitjeve, mashtrimit, drogës e mbajtjes së armëve pa leje.

Hetimet e policisë së Katanias vërtetuan ekzistencën e dy organizatave kriminale njëra me bazë në rajonin e Lacios e tjera me qëndër në provincat e Katanias e Raguzës në rajonin e Sicilisë. Këto organizata ishin përbërë kryesisht nga shqiptarë rezidentë në Itali që falë kontakteve me miqtë e tyre në Shqipëri realizonin furnizmin me marijuanë në sasi të mëdha, raporton Oranews.

Hetimet e policisë dëshmuan se si sasia e madhe e marijuanës e importuar nga Shqipëria furnizonte dy organizata kriminale kataneze; “Gruppo della Stazione” e Grupi “Di Mauro”, i familjes mafioze Pillera, drejtuar nga bosi Paolo Di Mauro, i cili ndërroi jetë më 2014.

5 komente në “Shkatërrohet rrjeti gjigand i trafikantëve shqiptarë në Itali, kishin drogë me vlerë 70 mln euro”

  1. Pjeter Mustakuqi says:

    Nuk ka nevoje per koment, grupet qe instaloi Droga e Berishes, po cmontohen nje nga nje.
    Policia e Berishes, Kulicit, ishte pjese e Trafikut te droges.

    1. Denko77 says:

      Shko ore pjetrush, se të ishte për shqiptarët nuk kishte shanse të kapej asnjë kg drogë… Saliu ka dy vjet që ka ikur nga pushteti dhe akoma po ia hidhni fajin…. Turp për këtë mut shteti. E ka mendjen vetëm për mburrje dhe për të futur në burg për një kalli misër kurse trafikantët i mbron me fanatizëm.

  2. Dritëroi says:

    Rrjeti GJIGAND i drogës, ne dy provinca të Siçilisë, me 15 veta dhe vlera e drogës….70 mln euro!

    Nga titulli mendova se se bëhet fjalë për ndinjë rrjet që shtrihet në gjithë teritorin e Europës, me dhjetra e dhjetra shpërndarës dhe me vlerë trafikimi malli jo më pak se 1 miliard euro dhe të ardhura nga shitja në rrugë (street value), disa miliarda euro.

  3. tuj tuj tuj pulat e detit, tuj tuj tuj.... says:

    Vajten dhe parate e ndonje politikani ne hale te gomarit

  4. Droga says:

    SRB instaloi ne koken e fshatareve shqiptare fjalet e ‘magjishme’: “Drug, Sex and Kalashnikov”!
    “This is a miracle of freedom” – thote me SRB.
    Frytet e kesaj ‘politike’ kriminale shqiptaret do t’i vuajne per shume dekada…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje