Pjesë e betejës kundër zhulit të nisur nga Bashkia janë bërë dhe vet qytetarët e Tiranës.
Kështu, krahas punës që po kryejnë strukturat bashkiake për të rivendosur rregullin në qytet edhe në drejtim të pastërtisë dhe mbrojtjes së ambientit, nuk kanë munguar edhe rastet kur vet qytetarë të ndërgjegjshëm kanë denoncuar shkelësit e ligjit.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, kur një qytetar ka denoncuar publikisht një rast kur një tjetër qytetar ka ndalur në rrugë makinën dhe pasi ka zbritur prej saj ka urinuar në lumin e Lanë. Ky moment është fiksuar nga kalimtarët e tjerë me foto të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale. Mbi bazë e këtij denoncimi kane reaguar menjëherë Policia Bashkiake e cila ka identifikuar shkelësin e ligjit dhe të rregullit në qytetet dhe e ka gjobitur atë me 2 mijë lek të reja.
po foto mund te jete bere para 1 viti, si mund ta gjobisesh me ligjin e sotshem??
sa i zgjut qe je me lal
HALLALL atij qe ka ber foton ai esht vertet qytetar,sot te ter jan te paisur me telefona nese do bejn te ter ate qe ka ber ky qytetari duke filmuar kte person,asnjeri nuk do ket kurajon te shurroj ku te mundet ne te ardhmen,ky shoferi ska pse merzitet nuk ka humbur por ka fituar, se do jet me qytetar neser duke mos e ber me kte veprim me kte qe i ndodhi.
Ku dallohet se po urinon?