Krujë, procedohet penalisht ish-kryetari i Bashkisë për shpërdorim detyre

18 Shtator 2015, 11:23Kronika TEMA

Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Durrës filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

Shkëlzen Hoxha, 39 vjeç, ish-Kryetar i Bashkisë Krujë

Indrit Fida, 28 vjeç, ish-punonjës i Bashkisë Krujë

Xhuma Rroshi, 61 vjeç, banues në Krujë.

Drejtuesit aktualë të Bashkisë Krujë, si përfaqësues të grupit të marrjes në dorëzim të një objekti, (investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme), konstatuan se nuk janë zbatuar procedurat dhe kriteret teknike të punimeve.

Nga verifikimet e kryera në datë 24.06.2015, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 2.0516.356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” parashikuar në nenet 248 dhe 256 të Kodit Penal./ a.l

2 komente në “Krujë, procedohet penalisht ish-kryetari i Bashkisë për shpërdorim detyre”

  1. perkthyesi says:

    Nisni procedimet penale dhe per shumicen e ish kryetareve te Komunave, sidomos te atyre rreth Tiranes, qe kane bere baterdine! Nuk e kuptoj pse zgjatet me kjo pune, kur shkeljet e tyre bejne mu…! Niseni me Plakun e Farkes, Fucine e Kasharit, Kupin e Petreles, ate te Baldushkut, te Berzhites, etj. Pse nuk veprohet? Edi, mblidh mendte, se neser mund ta pesosh, se keshtu e henger dhe PD. Populli tashme eshte zgjuar. Nuk te voton me per syte e bukur apo fjalet e sheqerosura! Kete mbajeni mend mire…..

  2. Juri says:

    I pastruan te gjithe me keto procedimet penale.
    Po i mbyllin te gjitha ceshtjet shpejt e shpejt qe te mos kete mundesi te gjykohen ligjerisht ne te ardhmen pas reformes ne drejtesi.

    Rilindja po duket shume e dobet dhe pa asnje strategji per te ardhmen.

    Tufe deshtakesh.

    Kush shikon se si duhet bere dhe jo ate qe eshte bere, eshte i destinuar te deshtoje ne menyre spektakolare. Prandaj ka arrit Sala te jete ne krye te politikes keto 25 vjet e nuk i ka hyre gjembe ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje