Arjan Bytyçi, personi që akuzohet si bashkëpunëtor i deputetit Mark Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, është shpallur në kërkim.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.
Ajo ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
“Masa e arrestit ndaj Bytyçit u caktua mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.
Ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel”, thuhet në argumentet e gjykatës.
Arjan Bytyçi, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina.