Spiro Pasha
200 mijë lekë për të firmosur fletëdaljen. Kjo është shuma që i ka kërkuar një mjek kirurg në spitalin rajonal të Gjirokastrës babait të një fëmije, të cilin e kishte operuar.
Prindi i fëmijës u ankua në Fiks Fare për veprimet e mjekut kirurg të Gjirokastrës
Spiro Pasha nga Tepelena, babai i fëmijës, tregon se gjate verës operoi fëmijën e tij në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Operacionin e kreu mjeku Arben Kuro.
Prindi i fëmijës së operuar tregon se mjeku Kuro nuk i firmoste fletëdaljen e djalit nga spitali edhe pse kishin kaluar pesë ditë nga operacioni, pa marrë pagesën që i kishte kërkuar.
Sipas Pashës, shuma që kërkonte mjeku Kuro ishte 20 000 lekë (të reja)
Duke mos pasur mundesi te siguronte shumën që kërkonte mjeku, Pasha iu drejtua emisionit Fiks Fare, ku denoncoi veprimet e mjekut.
“Me operoi çunin ne fund me kerkoi 200 000 leke te vjetra. I solla nje kec dhoro per veten e tij.
Ne fund qe do dilte djali, diten e premte, se u operua te henen djali, si nuk e nxirrte nga spitali se me kerkoi 200 000 leke”, shprehet ai.
Sipas prindit, mjeku paratë i ka kërkuar përpara se të hynte në sallën e operacionit, por ai nuk kishte që t’ia jepte.
Sipas qytetarit, mjeku ia kishte kërkuar këtë shumë parash duke u justifikuar se me atë shumë do të paguhej anestezisti, vetë mjeku dhe disa kolege të tjerë që morën pjesë në operacion
Pas këtyre bisedave babai i djalit të operuar ka telefonuar mjekun. Gjatë bisedës telefonike mjeku i tregon se e kishte përfunduar turnin dhe ndodhej në shtëpi.Ai e orienton qytetarin që lekët t’ia jepjte infermieres së turnit
Ndërkohë infermierja e turnit pasi flet në telefon me mjekun Arben Kuro, i cili I kërkon që të marrë porosinë nga babai i pacientit, tregon se ajo nuk di gjë për sasinë e lekëve që duhet të marrë .
Babai i pacientit i telefonon përsëri mjekut dhe i kërkon t’i thotë sesa lekë duhet t’i japë infermieres, duke patur parasysh që i kishte dhënë më parë një kec. Mjeku refuzon që të vazhdojë më pas këtë bisedë në telefon, duke i thënë qytetarit që nuk bëhen këto biseda në telefon
Qytetari rikthehet sërish në spitalin e Gjirokastrës tre ditë pas kësaj telefonate
Takon mjekun në zyrën e tij, ku i bën edhe vizitën e radhës fëmijës së operuar. Pasi qytetari i tregon shumën e parave që ka marrë me vete, sipas bisedës që kishin bërë. Mjeku i thotë që t’i japë aq para sa ai dëshiron.
Qytetari i tregon se janë 15 000 lekë të reja. Mjeku pranon duke i thënë “’Fiks, në rregull je”.
Dita e pare, babai i pacientit telefonon mjekun kirurg Arben Kuro
I ati i pacientit- (Në telefon) O Beni si e kalove vëlla? Spiro jam, mora makinën e një shoku se ngela rrugëve. Ku do të takohemi do vishë këtu tek zyra?
Mjeku – Kam ikur që aty
I ati i pacientit-Po ku do të takohemi vëlla?
Mjeku – Tani ika në shtëpi, si do të takohesh.
I ati i pacientit- – Si do ashtu, kujt do ashtu
Mjeku – Lëja infermieres …
I ati i pacientit– …?
Mjeku – Ika aty ma jep në telefon.
I ati i pacientit– Kushë është …?
Infermjerja – Unë jam.
I ati i pacientit– Ja është këtu kjo zonja.
Infermjerja – Më kë je, kush po flet?
I ati i pacientit– Hë mo se të kërkojnë tyja, Bebni mo Beni
Infermjerja – Doktorri?
I ati i pacientit – Po doktorri po kush.
Infermjerja – Ë, dokorr Beni (teksa flet në telefon me të) A po mirë. Do të lë një porosi të ta mbaj unë aty.
I ati i pacientit- Sa të tha Beni ty, thë tha gjë Beni sa ashtu?
Infermjerja – Mua nuk më tha, mua më tha do të lëjë një pororsi, se kam iden. Përse e ka fjalën?
I ati i pacientit– Lekë
Infermjerja – Nuk di gjë.
I ati i pacientit– Sa
Infermjerja – Nuk di gjë, nuk di gjë fare. Të kishë biseduar që në mëngjes pse i lë këto punë kështu.
————— babai i pacientiit i telefonon sërisht mjekut ———————-
I ati i pacientit– O Beni, Spiro jam sa ti lëj kësaj infermjerës?
Mjeku – E ça ba këto muhabet në telefon, ç janë këto muhabete tani.
Babai i pacientit rikthehet ne spitalin rajonal te Gjirokatres tre dite me pas
Takimi ne zyren e mjekut Arben Kuro
I ati i pacientit– Ja ja shikoja pak. ( plagën e operacionit)
Mjeku – Hajde
I ati i pacientit – Shko vëlla atje
Mjeku – ( Pasi i shikon plagën fëmijës ) Laje
I ati i pacientit – Në rregull, ë në rregull?
Mjeku – Në rregull fare.
I ati i pacientit – Sa don anarkoza a si? Sa të ashu
Mjeku – Ë…
I ati i pacientit – O Beni sa do të detyrohem?
Mjeku – ( Pasi shikon tre 5000 leshet, të reja). Po ikë mos e vra mëndjen jep sa të duash, po hë.
I ati i pacientit – Nuk i di unë ato
Mjeku – Harroji ato muhabete.
I ati i pacientit – 150 000 (lekë të vjetra) janë.
Mjeku – Fiks në rregull je.
Veshtire te gjesh mjeke kirurge te mos mari leke qyl,,,!
Ketaa nkohen,pastaj,per dhune,ndaj doktoreve dhe blizave te bardha.Keta doktore duhen therrur
Shumica e mjekeve qe punojne ne shtet zhvasin pacientet me menyra te ndryshme.
Jo vetem ryshfetet qe jepen me detyrim, por shume mjeke specialiste kane edhe klinika private qe i shfrytezojne ne orar te punes. Ata i detyrojne pacientet te bejne analiza apo ekzaminime te ndryshme qe nuk i ben spitali. Por edhe kur behen ne spital, krijojne pengesa dhe radhe te gjata qe pacientet ti bejne ekzaminimet ne klinikat e tyre. Ka edhe raste qe nuk i pranojne rezultatet e spitalit, duke pretenduar qe “shteti nuk i ben te sakta, prandaj hajdeni ne kliniken time”. Sidoqofte, ky korrupsion nuk fajeson dhe aq mjeket se sa vete Ministrine e Shendetesise qe i lejon keto konflikte te hapura interesi, te cilat nuk ekzistojne ne asnje shtet te Bashkimit Europian.
Shkelje te tilla ne praktiken e punes se personelit te spitaleve tona jane aq te shumta sa nuk mund te kete asnje justifikim per paaftesine dhe mungesen e vullnetit te drejtuesve ne Ministri dhe neper rrethe.
Korrupsioni me ilacet dhe tenderat ne pergjithesi eshte kapitull me vete…
Ky mjeku kerkon para,,,drejtori i arsimit ne fier kerkon 6000 euro per nje vend pune,,,,nje kryetar partie kerkon 2 milion leke te reja per te siguruar nje vend pune cfardo,,ne shkollen e mesme te Semanit jane bere bashke me drejtoreshen 4 mesuese te nje familje,,,po te bisedosh me njerezit meson skandale qe nuk ti rrok mendja,,,nga ana tjeter qeveritaret bertasin per anti korrupsion duke vene edhe nr telefoni per tu ankuar por fare pak gjera dalin ne drite,, si duket ose nuk duan te dine,,ose bejne sikur nuk e dine,,ose nuk u intereson te dine. Deri kur do vazhdoje keshtu???.
Te gjithe marrin leke dhe nuk te fusin ne operacion po nuk u dha zarfi.ky paska ngel peng i fletedaljes por nuk mund ti jepte fare.Fajtor edhe vete pacientet por nga e keqja detyrohen te bejne kete veprim.Mos i hengshin dhe gjetshin belanè.
e ben mut beqiri kete,e shkarkon direkt! mjekesia rilindase nuk korruptohet kollaj! ne kohen e sales te pakten te merrnin vetem leke ndersa keta te marrin edhe leke edhe kecin!!
Po koqe,ka ky doktori?mereni e tridheni qe te bjere rehat,se paska pak si veshtiresi i ziu doktor.Le ti hiqet per tere jeten e drejta e ushtrimit te profesionit,pse a thua u shua dynjaja per kete palo doktor.
Ky mjeku ketu ne foto duket si roja i stalles.Po pse keshtu do vazhdojne keta langaraqe duke marre leke nga fukarenjte.Turp
Nga biseda nuk tregoet se mjeku detyron per gje kte katunarin nga tepelena te japi no nje lek ky bile i esht qepur mjekut e spo e ele rehat do jet no nje legen ky tepelensi
shume shkoqur i ka thene mjeku … sa te doje!
po si fshatar qe eshte pasi ka hedhur lumin, thote te dhjefsha kalin!
Kete doktorrin ta lidhesh me ndonje pem edhe ta vjolentosh barbarisht klyshin e mutit ju qifsha rracen shushunja gjakepirese shtet rropeqire!!
Faktikisht ne video ky tepelenasi i vete pas mjekut dhe infermieres per ta paguar ne menyre provokuse, e mjeku i kerkon gje, as femi te mbajtur peng nuk ka pasi duket ka dal nga spitali as mjek ti bej presion per parate pasi dhe operacioni duket eshte bere dite me pare e tani i hiqen ato penjt e plages.Lojat tipike te FixFares, emision i disktretituar.