Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka bërë dhe një thirrje tjetër qytetarëve të Tiranës që të përdorin më pak makinat dhe të lëvizin me mjete dhe mënyra alternative, të cilat nxisin një jetë më të shëndetshme dhe qytet më të pastër. Në këtë kuadër ai është bashkangjitur sot një aktiviteti promovues të nismës “Tirana pa makina”, ku protagonistë ishin më të vegjlit e qytetit, të cilët kanë pedaluar me biçikleta fillimisht në hapësirën përballë “Pallatit të Kongreseve”ku dhe është vendosur një nga stacionet e biçikletave, dhe më pas në korsinë e dedikuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. “Më vjen mire që sot kemi një aktivitet, ekskluziv për fëmijët, që të sigurohemi që edhe më të vegjlit, që ndoshta janë rritur me një gjeneratë të betonit, edhe nuk kanë mësuar biçikletat, të kenë mundësi që të kenë për pak minuta qytetin, totalisht, në dispozicion”, – u shpreh kryetari i bashkisë, Erion Veliaj për mediat.
Më tej ai shtoi se qyteti duhet të mendojë për fëmijët vet, për mënyrën se si shkojnë në shkollë dhe se si mund të rriten në mënyrë të shëndetshme. “Në qoftë se nuk jemi të përgjegjshëm atëherë s’kemi kuptuar asgjë nga historia”, – tha kryetari i Bashkisë.
Ndërkohë që Vleiaj ka deklaruar edhe një herë se aktivitet që kanë nisur të zhvillohen në kuadër të nismës “Tirana pa makina”do të kulmojnë ditën e martë, kur e gjithë pjesa e brendshme e Unazës së vogël do të vihet në dispozicion të atyre që ecin në këmbë apo atyre që pedalojnë me biçikleta. “Qyteti do të pushtohet nga ata që duan të ecin, që duan të pedalojnë. 364 ditë në vit qytetin e pushtojnë makinat, një ditë do ta pushtojnë njerëzit, qytetarët, ata që vrapojnë të kalojnë , ecin dhe do të ketë shumë aktivitete atë ditë. Do t’i ngjajë shumë ditës së Verës, aktivitete për fëmijë, aktivitete për të rinj, do të ketë muzikë, do të ketë vallëzim. Është një mënyrë se si ne duam ta kthejmë traditë dhe ndoshta , 1 herë në muaj, ose 4-5 javë, ne të kemi një ditë totalisht pa makina”, – tha Veliaj.
Pyetjes së gazetares se cilat ishin impresionet e tij për eksperiencën e tij gjatë këtyre tre ditëve ku ai ka pedaluar nëpër Tiranë, Veliaj tha “Ne kemi shumë nevojë që të bëjmë disa investime, në korsi të dedikuara biçikletash. Por, unë them që investimi më i madh është në kulturë. Ku të tolerojmë që duhet të kemi një qytet që ka hapësirë për të gjithë, edhe për këmbësorë, edhe për çiklistë, sigurisht edhe për makina”.
O Erjon Sorosi, leri filmat me biciklet, dhe mbydh
parkimet abuzive qe kane zaptu hapsira ne tirane sipas
qejfit. Psh,, Parkimin tek stacioni i trenit pse e lejon
akoma??? ke qene edhe vete personalisht aty ne fushate
elektorale.
Zoti Veliaj. MOs u merr me idelaizma. Nuk pastrohet smogu ne Tirane se perdore nje jave bicikletat. Merru me pune konkrete qe ka nevoje kryeqyteti. Nuk po shohim te vendosesh qofte dhe nje kapak puste apo kosha per plehrave, etj, etj.
Erion, Kemi shumë besim tek ti, por fillo menjëherë dhe, pa u ndalur, lirimin e hapësirave publike nëpër lagje, sa shumë mure, garazhe e tela me ferra ka(!), dhe krijimin aty, thjesht, pa shumë shpenzime, të këndeve të pushimit e lojërave, të markateve të vogla të fruta-perimeve prej druri, mbill pemë sa të mundesh kudo.
Aty ku duhen parkime, formalizoi ato me pagesatatimore dhe jo të vidhet qytetari sa të mundet e si të mundet.