Në listën e testimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mjekët, gjenden edhe mjekë të vdekur.
Kjo gjë pranohet nga ana e presidentit të Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
Emrat e personave të ndarë nga jeta mësohet se gjenden pikërisht në listën me 200 mjekë, të cilët nuk arritën të mbledhin asnjë kredit dhe tashmë do të testohen në tetor.
“200 mjekë rezultuan me zero kredite, por nga kjo listë ka edhe profesionistë që kanë vdekur.
Po ashtu, aty gjenden mjekë që janë jashtë Shqipërisë, ndërkohë, në QKEV figurojnë të regjistruar.
Ajo listë do saktësuar.
Unë e kam ngritur këtë shqetësim, ua kam bërë me dije edhe rretheve, por deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Gjithsesi ne po presim, sepse në muajin e ardhshëm duhet konkretizuar gjithçka”, ka thënë Brahimaj për gazetën Shqip./a.l
Po puna jote tek urdheri i mjekeve eshte pikerisht kjo:te kesh listen e perditesuar te mjekeve ne Shqiperi! E kur nuk e ke,je i pa afte,Pike.
Pra lesho radhe ,ose puno!
Kur nuk di sa dele ke,zorr se te dish sa dele te keqjia ke,apo qellimi mos eshte pikerisht ky qe delet e zeza mos te evidentohen?
Po ngrijini pra nga varri! Testimi eshte me i rendesishem se vdekja…