Institucioni i Avokatit të Popullit i ka nisur një rekomandim Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosit për miratimin e projektligjit “Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë”.
Ky është një rekomandim i përsëritur në vite për këtë ministri, nga ana e Avokatit të Popullit, por shprehim shqetësimin se ende nuk është bërë asgjë konkrete, pas rekomandimeve për moshën e tretë.
Avokati i Popullit me këtë rekomandim ka për qëllim që të moshuarit të kenë të drejtat e tyre, në përmbushje të objektivave socialë dhe ekonomikë, realizimi i të cilave është i lidhur ngushtësisht me detyrimin e shtetit për të bërë të mundur garantimin dhe sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevojat jetësore.
Duke i parë problemet e kësaj moshe me objektivitet, duhet pranuar dhe kuptuar fakti se situata e të moshuarve në Shqipëri nuk është e mirë. Ata përbëjnë një ndër grupimet më të mëdha numerike të shtresave dhe grupeve në nevojë. Mungesa e sigurimit të një minimumi të ardhurash, mund t’i çojë të moshuarit dhe familjet e tyre në varfëri. Ata ndeshen shpesh me barriera shoqërore që ndikojnë në jetët e tyre. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 59, pika 1/ “e”, ka përcaktuar si objektiva sociale të shtetit, edhe përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët.
Në shkresën drejtuar Ministrit Klosi thuhet gjithashtu se:
Pranë institucionit të Avokatit të Popullit, Shoqata për Integrim e Pensionistëve të Shqipërisë, ka paraqitur ankesë për mosmiratimin e statusit të moshës së tretë. Ju vemë në dijeni se për këtë çështje, institucioni ynë, më herët ka kryer një korrespondencë me ish-Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Konkretisht:
-Me shkresën nr.374/1 datë 25.02.2013, nga ana e ish-MPÇSSHB-së, na është kthyer përgjigje, ku ndër të tjera na konfirmohej fakti se në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe grupet e interesit, po punohej për hartimin e projekt-ligjit “Për kujdesin e personave të moshës së tretë”, i cili ishte parashikuar të miratohej brenda vitit 2013.
-Me shkresën nr. 2653/1 datë 20.12.2013, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë na informon se në programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve për vitin 2013, është parashikuar miratimi i projekt-ligjit për moshimin “Përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe plotësimi i nevojave për moshën e tretë”, ku me Urdhër të Ministrit është ngritur grupi i punës ndërministror për hartimin e këtij projektligji. Është përgatitur projektligji dhe relacioni përkatës. Kostoja financiare është e lartë dhe po rishqyrtohet edhe njëherë me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave për miratimin e këtij projektligji për vitin në vazhdimësi.
-Me shkresën nr.3726/1 datë 24.07.2014, na është kthyer përgjigje se Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka ndërmarrë edhe realizimin e reformës së pensioneve në Republikën e Shqipërisë, ku një ndër masat kryesore që synon realizimin e kësaj refome është pensioni social, masë e cila është parashikuar edhe në projektligjin e sipërcituar. Në kushtet që të dyja reformat kërkojnë një harmonizim të projekt-akteve ligjore të parashikuara në VKM nr.20 datë 22.01.2014 “Programi i përgjithshën analitik i projekt-akteve për vitin 2014”, është kërkuar rivlerësimi i projektligjit “Përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe plotësimi i nevojave për moshën e tretë” si dhe është propozuar që ky projektligj të parashikohet në programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve për vitin 2015.
Në përputhje me nenin 22 të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, thuhet shprehimisht se: “Organet, të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, duhet të shqyrtojnë rekomandimin dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit”.
cfar te drejta perfitojn mosha tret ,me ate pesjon qe kan esht qesharake me kete status qe po shqyrtohet per moshen tret, do genjejn si ginjehu saliu dmth nuk do marin as gje a do ke pevlegje per te udhtuar mos pagojn buleta,mos pagojn drita mos pagonjn ujn ,mos pagojn telefonin dhe ushqime te marin nje kart qe te mos pagojn ne super maket une kete quaj ndihm qe ti japi statusin moshes se tret te tjerat jan genjeshtra me bisht o shoku avukat i popudhit