Qeveria ka vendosur t’iu japë edhe një shans tjetër bizneseve të vogla.
Të gjithë ata që kanë mall pa faturë, mund ta vetëdeklarojnë atë deri më datën 31 dhjetor me çmimin real dhe të vijojnë punën rregullisht.
Kjo është bërë e ditur nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Erjon Braçe.
Propozimi votohet neser në parlament.
“Zgjidhje e rëndësishme për mallrat pa faturë. Votohet sot.
Një tjetër zgjidhje për biznesin e vogël kryesisht.
Mos mbyllni qepenat e dyqanit apo magazinës me mall pa faturë.
Vetëdeklaroni mallin me anë të një autofature me çmimin real dhe vijoni punën rregullisht.
Per cdo tregtar qe gjate ketyre diteve me ka shkruar mbi problemin e mallrave pa fature qe disponon;
Deputetet e maxhorances ne Komisionin e Ekonomise, pas diskutimeve te gjata me Qeverine, vendosen qe me ligj te japin kete zgjidhje:
Ne nenin 16 te projektligjit, shtohet pika 5 me kete permbjatje:
Perjashtimisht per tatimpaguesit te cilet me vullnetin e tyre bejne vetdeklarimin e mallit qe kane gjendje pa dokumenta tatimore, me ane te nje autofature brenda dates 31.12.2015, nuk do te zbatohen penalitetet e percaktuara ne piken 1, 2 dhe 4 te ketij neni.
Procedurat e vetdeklarimit te mallrave gjendje nga tatimpaguesi percaktohen me Udhezim te Ministrit te Financave.
Tatimpaguesit nuk perfitojne nga kjo dispozite nese shkelja sipas pikes 1, 2 dhe 4 te ketij neni eshte konstatuar me pare nga administrata tatimore.
Pra, kushdo që disponon mall pa fatyrë në dyqanin, magazinën, ndërmarrjen e tij, të mos ulë qepenat por të vetëdeklarojë mallin përmes një autofature, me çmimin real të tregtimit dhe të vijojë aktivitetin e tij.
Bëjeni para se këtë shkelje ta gjejnë tatimorët dhe para datës 31.12.2015”, shkruan deputeti socialist.
Nje shtet qe silllte si nje hienë, nuk e beson me njeri ore Braçe, kot e ke …
Po gjin gjoni kur mer para per nje te denuar ,a te jep kupon tatimor?
Shtet Bananesh! Pasi konfiskojne mallin dhe terrorizojne bizneset, duke shkelur ligjin me te kater kembet ne nje aksion jo-transparent me bazhibozuke partiake, tani na dalin me xhevahire te tjera! Kthejuni mallin bizneseve qe grabitet dhe pastaj flasim. Duhet qe te gjithe bizneset te mbyllin qepenat, te hapin procese gjyqesore dhe te pezullojne licensat ne shenje proteste, ndaj kesaj diktature antiligjore, dhe te shohim se ke do te tatojne keta sharlatane.Po ne Shqiperi nuk ka popull dhe solidaritet, por njerez te tredhur te cilet i ben politika e kurruptuar si do menderja asaj.
Nuk e kuptoj se cila eshte e keqja per biznesin ,ose me thjesht per shitsin e mallrave qe te perdori kasen fiskale, me perjashtim se zbulohet fitimi i vertet. PO qe te thuash se qeveria po torturon bisnesin me kasat fiskale eshte injorancia me e madhe. Kasat perdoren te te gjitha vendet perndimore. Pse kur i ndosh dicka e keqe ne dyqane i drejtohen qeverise,kurse tani e shajne? Te gjitha pohtersite dalin nga SHQYPI ……… e jo nga njerezit.
E keqja ketu eshte, se Shteti Shteti Shqiptar po vepron ne menyre kriminale, duke konfiskuar mallin bizneseve. Nuk eshte njeri kunder tatimeve dhe taksave, por kunder menyres se si keta rrumpalla po u bejne presion bizneseve duke i grabitur diten dhe duke shkelur ligjin. Ka plot menyra per te vjelur taksat, dhe nuk eshte nevoja qe keta bazhibozuke te merren gjithe diten me ambulante dhe me kjoska qe rrine 15 ore ne dite per 1000-lek fitim. Te fillojne dhe te tatojne ata qe po vjedhin pasurite kombetare, si Nafta, Mineralet, Energjia, llogarite dhe biznese deputetesh dhe politikanesh apo njerez te lidhur me ta, e mos te merren me byrektoret dhe berberet. Ketu ka humbur besimi, sepse qeverisemi nga kriminela.
Sa per kasat, ato perdoren edhe ne bote, por njerezit e bejne bilancin ne fund te vitit dhe paguajne ate qe i duhet paguar shtetit ne baze te te ardhurave duke vetedeklaruar, sepse aty nuk shikon kurre te dera e biznesit Tatimore dhe Police.
U be shume mire qe ju la kjo mundesi per Bisnesin e Vogel deri ne 8 milion leke por normalisht duhet qe te rregjistrohen te gjithe dhe duhet te rregullohen cmimet e blerjes nga VIPAT dhe Bisnesi Madh sepse ka diference te madhe deri ne 1/4 e blerjes reale keshtu qe duhet te formalizohen VIPAT dhe B.MADH dhe duhet te ndryshoje shkallezimi i xhiros qofte edhe perkohesish dhe te shkoje xhirua nga 8 milion ne 20 ose 25 milion ne menyre qe te mos bejne mareveshje me te medhenjte per te mos deklaruar xhiron per te mos e kaluar limitin e xhiros dhe te kaloje ne sistem tjeter taksimi dhe jo fikse 25 000 lek deri ne 2 milion por te jete nje perqindje kombetare pershembull 2% e xhiros dhe paguan secili ate qe i takon po bere 1 milion paguan 20 000 leke po bere 10 milion paguan 200 000 po bere 20 milion paguan 400 000 leke. Faleminderit
Shqiptare te manipuluar,si mendoni se do jete gjithmon rrum pall,une
Kom punu deri ne vitin 99 ne nje ndermarje te vogel dhe cdo mall kishte fature qe te ishin ne rregull te dyja palet.tani kush ka punu me rregull eshte ne rregull te tjeret le te kuptojn qe per te fituar duhet paguar,perndryshe le te majn shprese qe te vi luli ose sala …..
Mire se ja B.VOGLA do te vetdeklarojne mallin e blere pa fature po nuk pranoi do veje ne burg por keta Boset e medhenj qe kane vjedhur gjithe dynjane dhe kane pasuri nga 2 milion euro me i vobekti deri ne 200 milion euro si do ti formalizojne apo do kete favorizime se helbete sa me shume ke aq me mire per te koruptuarit dhe ska bir kurve qe ta denoje me burg.Faleminderit