U arratis nga Komisariati, dënohet me burg Stresi

22 Shtator 2015, 16:00Kronika TEMA

Është dhënë vendimi nga Gjykata e Tiranës lidhur me arratisjen e Stresit nga një Komisariat policie në Tiranë.

Ai u arrestua pasi i jepte makinës në gjendje të dehur por pasi i kërkoi një polici të dilte në ballkon për të pirë një cigare u arratis.

Stresi ishte duke u hetuar në gjendje të lirë për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të Policisë dhe kundërshtim të forcave policore.

Vendimi për të u mor sot nga gjyqtari Arben Micko.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar për këngëtarin e hip-hopit është dhënë 2 muaj burg.

Stresi kërkoi falje publike më 1 korrik për t’iu shmangur dënimit me burg por gjykata vendosi ta dënojë. Ky vendim i gjykatës vjen pas 7 seancash gjykimi./a.l

3 komente në “U arratis nga Komisariati, dënohet me burg Stresi”

  1. Christopher Columbus says:

    Po shume here te kane falur mor djale ik tani futja gjumit nja 2 muaj ne qeli .

    1. Pilo Lala says:

      Qeverija te le, pastaj ta shtrengon frerin.
      Megjithato qe ka bere ky djale, ne burg mbase do ndryshoje.
      Babain e ka burre shume te keq.

  2. TRAPI says:

    pak pak kete pleh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje