Gati Ligji i ri për transportin e nxënësve në shkolla

21 Shtator 2015, 11:00Kronika TEMA

Për të shmangur kaosin në rrugët e qyteteve të mëdha dhe parandaluar ngjarje me pasoja, qeveria është duke hartuar një ligj të posaçëm për transportin e nxënësve.

TemA ka mësuar se drafti është duke u hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e Transporteve.

Drejtori i Qarkullimit në Policinë e Shtetit Mitat Tola pohon se deri tani mungon një ligj i tillë specifik.

“Policia Rrugore është duke përfunduar së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Infrastruktures një draft-ligj për transportin e nxënësve në shkolla dhe anasjelltas”, shkruan Tola në Fb, teksa i përgjigjet një komentuesi.

Shefi i qarkullimit thekson nga ana tjetër se vijojnë kontrollet ndaj mjeteve të shumta që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.

Në fushën e arsimit publik dhe privat kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ndaj ka qenë e domosdoshme paraqitja dhe rregullimi ligjor.  Ndërkohë që Policia Rrugore vazhdon kontrollet e mjeteve që kryejnë transport të fëmijëve nga banesat drejt shkollave.

Kontrollet synojnë dokumentacionin e mjetit dhe të drejtuesit të mjetit, lejedrejtimin përkatës, përdorimin e pijeve alkoolike nga këta drejtues, numrin e nxënësve të transportuar dhe elementë të tjerë”, nënvizon Tola.

Ndërkohë në rrugët e Tiranës janë parë ditët e fundit vullnetarë të ndihmojnë normalizimin e trafikut pranë shkollave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje