Drejtonte mjetin pa patentë, dënohet djali i Tom Doshit

20 Shtator 2015, 11:11Kronika TEMA

Bëri lajm para disa muajsh ndalimi i djalit të Tom Doshit nga policia.

Ai ishte kapur pa patentë por deputeti Tom Doshi deklaroi se po bënin presion ndaj familjes së tij.

Por në fakt djali i tij James Doshi lëvizte me makinë pa patentë pasi është minoren dhe nën moshën 18 vjeç nuk bëhet pajisja me patentë.

Pesë ditë më parë 15-vjeçari është dënuar me dy muaj burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Adoleshenti gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit është ndjekur në gjendje të lirë. Ka qenë gjyqtarja Vjollca Spahiu që ka deklaruar fajtor djalin e deputetit Tom Doshi, duke e dënuar atë fillimisht me 3 muaj burg, por për shkak të pranimit të kërkesës së të pandehurit për gjykim të shkurtuar, masa e dënimit është ulur në masën 1/3, duke bërë që dënimi të ulet me dy muaj burg.

Përfundimisht, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg ndaj tij dhe zëvendësimin me një dënim alternativ.

“Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin e kryerjes të një pune me interes publik për 40 orë. Kjo punë duhet të përfundojë brenda një periudhe prej 6 muajsh nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë”,– thuhej në vendimin e Gjykatës.

5 komente në “Drejtonte mjetin pa patentë, dënohet djali i Tom Doshit”

  1. @@# says:

    nen moshen 185 vjec?hahahhahhahaha

  2. Kangur says:

    Pse, te punosh 40 ore ose 5 dite pune eshte e barabarte me 2 muaj burg per gjykaten tone te nderuar?!!! Keta jane te gjithe per pranga.

  3. lela says:

    po pse ca doje ti o kangur te bej burg nje 15 vjecar se nga naiviteti moshes nisi makin pa patent ne greqi shqiptar mosh e tij dhe der ne 17 vjec bejn gabime me te medha si vjedhje apo rahje dhe si fut greku ne burg u jep shanc te ven te nenpunsi social psikolog cdo muaj dhe me e rendesishmja gjyqet e minoreneve jan te mbyllura dhe jo me te behen objekt lajmesh te tv dhe faqe gazetash

  4. salem says:

    Dilni ne mbremje dhe do shihni se gjysmat e atyre qe i japin makines jane 12-15 vjec. Skandaloze ! (po e vertete)

  5. LEDI says:

    Presion?Per c’fare presioni e ke fjalen?Palo njeri ne vend qe ta edukosh qe te mos veproj keq e te sillet mire ti e nxit i jep femijes makine e bej si te duash (xhani i babit)se edhe sikur ky mistreci i vogel te kish vrare njeri prap do ja hidhte paq se drejtesine babai e ka te veten,e blen sipas qejfit bukuri jete e lumtur pse te largohet nga Shqiperia?Ketu eshte mbreti nje felliqesire qe shkelqen asgje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje