Kurora e gjelbër pranë Kalasë së Krujës është përfshirë nga zjarri mesditëne sotme, duke djegur pjesë të tëra toke me ullishte dhe pisha.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur edhe zjarrfikës nga Durrësi.
Mësohet se situata është nën kontroll dhe se zjarri nuk rrezikon banesat.
Flakët po ashtu ndodhen larg zonës muzeale të Krujës.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë dalë edhe banorët që me mjete rrethanore po tentojnë të shuajnë flakët që zjarri të mos iu afrohet banesave.
Ja ka vene ndonjeri qe do te marre pronat…