Apeli lë të pandryshuar dënimin për Konstandin Xhuvanin, do të vuajë 35 vite

18 Shtator 2015, 14:23Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e dënimit me 35 vite burgim për Kostandin Xhuvanin, djalin e ish-deputetes së Partisë Socialiste dhe aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani.

26-vjeçari Xhuvani, nëpërmjet avokatit të tij, i kërkoi Gjykatës së Apelit që të ulej masa e dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për vrasjen e katër personave, në nëntor të vitit 2014 në një lokal nate në “Rrugën e Elbasanit” në kryeqytet.

Në ankimin drejtuar Gjykatës së Apelit, Xhuvani pretendonte se e kishte kryer krimin në kushtet e tronditjes së fortë psiqike dhe për këtë arsye pretendonte ulje të masës së dënimit, raporton TCh.

Por Gjykata e Apelit vendosi të mos e pranojë kërkesën e Xhuvanit duke lënë në fuqi masën e dënimit me 35 vite burgim. Sipas këtij vendimi, Xhuvani nuk ka  të drejtë të përfitojë liri me kusht dhe as ulje për shkak të sjelljes së mirë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.

7 komente në “Apeli lë të pandryshuar dënimin për Konstandin Xhuvanin, do të vuajë 35 vite”

  1. burgaxhiu says:

    Have a good time you piece of shit!

    1. Ilirfloriri says:

      Hehehehe!

    2. Leku Leter says:

      Mbas 5 vitesh do beje prape kerkese ne Apel ky per sjellje te mire, do ja ulin 10 vjet, pas 5 vjetesh edhe 10 vjet te tjera e ja ku doli ne 2025 ?

  2. Angjelini says:

    Me ate cfare ke bere ti, 350 vite duhet te ishe denuar por me mire pas se aspak. Njeri i degjeneruar.

  3. net says:

    Behu musliman te shpetosh shpirtin se bythen e mori lumi!

  4. illyrians says:

    Me kete drejtesi leshi qe kemi ne shqypot, as 5 vite burg nuk ben ky plehra..!!!

  5. Illyrian says:

    Dmth, 8 vite e 9 muaj per viktime, eshte denuar djali I mami Luizes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje