Greqi, kapen 320 kg kanabis që vinte nga Shqipëria

19 Shtator 2015, 18:07Kronika TEMA

Një sasi prej 320 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga policia greke, në një prej operacionenve më të mëdha anti-drogë të zhvilluara kohët e fundit në Greqi.

Sipas policisë së Athinës, një sasi e lëndës narkotike u gjet në bordin e një veture në lagjien “Vula” të kryeqytetit helen, ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesat e trafikantëve, raporton TCH.

Këta të fundit janë arrestuar dhe rezulton të jenë dy shtetas shqiptarë dhe një rumun, të moshave 38, 48 dhe 59 vjeç. Ndërkohë, një shqiptar tjetër është shpallur në kërkim.

Autoritetet sqarojnë se 282 kilogramë kanabis ishin të përpunuara në formë çokollate, ndërsa pjesa tjetër ishte e tharë dhe e paketuar në qese plastike të mbyllura me vakum.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën edhe: sasi të vogla drogërash të tjera si heroinë dhe kokainë, peshore elektronike, 8.100 euro dhe 45.000 lekë shqiptare, dy vetura luksoze dhe një motoçikletë.

Policia thotë se droga ishte importuar nga Shqipëria dhe do të shpërndahej në tregun grek të narkotikëve. Vlera e saj e kalon 2.5 milionë euro.

Kjo është sasia e parë e madhe e kanabisit që sekuestrohet nga Shqipëria për këtë vit, pas aksionit anti-drogë të zhvilluar në Lazarat në vitin 2014.

Ende nuk dihet se nga cila pjesë e kufirit shqiptaro-grek ka kaluar lënda narkotike, por ekspertë të anti-drogës në Athinë deklarojnë se trafikantët tashmë kanë gjetur territore dhe rrugë të reja për kalimin e tyre.

Tre të arrestuarit janë dërguar tashmë në gjykatën e Athinës, e cila ka vendosur t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

3 komente në “Greqi, kapen 320 kg kanabis që vinte nga Shqipëria”

  1. tr says:

    Ka plas keq ky trafik .

  2. Toni says:

    Si ka mundesi qe e gjithe kjo droge erdhi nga Shqiperia dhe policia greke e kufirit e la makinen dhe nuk beri asgje. Edhe nese erdhi nga deti, ku ishte policia kufitare dhe financiare greke? Apo gjithcka qe kapin vjen nga Shqiperia. Droga mund te vije edhe nga drejtime te tjera. Perse jo nga Italia? Perse jo nga vendet arabe apo Turqia? Rruget tanime jane hapur me Turqine dhe kushdo mund te kaloje kufirin madje me mijra? Perse origjina qenka nga Shqiperia? Si e provuan?

    1. Overdoze fasulesh says:

      He pra toni he si ka mundesi qe edhe avioni nuk ishte mushkonje, mole, me fal nese je nen 12 se ashtu justifikohet perceptimi yt, nese fabula e mesiperme bie ndesh me fjalet e partise te cilat ti nuk i filtron fare por i idealizon do kaloje ka gjithmone nje here te pare te dyte te trete e me rradhe, zgjohu moleee, me fal edhe nje here nese je nen 12…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje