Dy maqedonas arrestohen për trafik ndërkombëtar droge

21 Shtator 2015, 09:26Kronika TEMA

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve arrestuan në flagrancë dy shtetas nga Maqedonia, me akuzën “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Të arrestuarit janë:

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia  Kufitare, në vijën e dytë, automjetit tip “Wolkswagen” me targë SK1191AD, me të cilin udhëtonin në brendësi të dy sediljeve të para, janë konstatuar 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e mbështjella me natriban transparent, me peshë 1.6 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë  të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i  lëndëve narkotike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje