Gjashtë persona janë vënë në pranga në Elbasan me akuzën e korrupsionit.
Dy pedagoge dhe sekserët e tyre janë hetuar prej disa kohësh dhe janë prangosur në sajë të operacionit “diploma”.
Është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
Altin Cenolli, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë Drejtori i Ujësjelles Kanalizimeve Elbasan.
Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.
Jani Muslli, vjeç 22, banues në Elbasan, me detyrë shofer pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.
Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.
Gazmend L., vjeç 49, banues në Elbasan, me detyrë Administrator i një kompanie private në Elbasan.
Ky shtetas akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 244 dhe 25 të Kodit Penal.
Policia tha se u bë ekzekutimi i Vendimeve, të Gjykatës së Rrethit Elbasan, e cila kishte caktuar masë sigurimi personal “Detyrim për paraqitje” për shtetaset:
A.Gj, vjeç 38 banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.
Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
R.T, vjeç 38, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.
Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
Me Urdhër të Prokurorit u ndalua 31 vjeçarja Manjola Tavanxhi, banuese në Elbasan, me detyrë Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti Ekonomik Elbasan.
Kjo shtetase akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.
“Arrestimi dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë në funksion të Procedimit Penal Nr. 1286 të vitit 2015, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, – tha zyrtarisht policia.
Altin Cenolli, dhe Gazmend L., në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndërhyrë tek pedagoget e Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Fakulteti i “Ekonomikut” Manjola Tavanxhi, A.Gj dhe R.T, për të marrë nota kaluese në disa lëndë dhe për të siguruar kredite të mjaftushme për mbrojtjen e diplomes për shtetasin Jani Muslli, i cili ishte student pranë këtij fakulteti, duke paguar për çdo provim nga 200 euro.
Policia thotë se po vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Kurse materialet proçeduriale për ekzekutimin e urdhrave iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan./a.l
Ku Eshete Lulja??
Protest , Protest
Duhet te cohemi ne protest cjane kto arrestime cdo dite.
Ah sa te poshter keta te PS po na e lene Rinine Shqiptare pa Diploma.
Kjo qeveri duhet te japi doreheqjen, Vetem ne te PD i sigurojme te rinjte me Diploma .
Ai universitet, eshte i kalbur nga korrupsioni
Po Luljeta Cakerri…..
Kto jane pjellat e Rilindjes sepse u hoq Drejtori profesionist nga Ujesjellesi i Elbasanit per tu zevendesuar me nje pjelle te te korruptuar e injorant te Rilindjes.
Nuk ka shume ndryshim nga PD-ja e Sali Berishes.
Mire tju behet.
Mire e ka Lulja se i arrestuari kryesor drejtor i UK Elb me 4 klase shkolle sot me 3 diplloma ne xhep eshte vendosur aty nga Niko Peleshi.Prandaj ben nga keto pune se eshte dhendri i dajes se Nikos.Neser e nxjerrin te pafajshem
Ata nuk jane seksere.
Altini e ka nip ate djalin (Janin) per te cilin ka nderhyre tek pedagoget ndersa Gazmendi a ka dhenderr.
Pra kane nderhyre dhe mbase paguar per te kaluar nje njeiun e vet dhe jo si seksere.
C’fare gazetarie: as Altini (Drejtor ujesjellesi) dhe as Gazmendi (businesmen) nuk jane ketu me keto cilesi., por kane ndehyre njeri si dajo dhe tjetri si vjehrri.