Djali i biznesmenit Iljas Fisheku është kanosur me armë nga dy bashkëmoshatarë për shkak të një borxhi të pretenduar nga këta të fundit.
Sipas policisë, dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë Dejvi Rustemaj dhe Anxhelino Çevanaku, raporton Ora News.
Ngjarja është shënuar të dielën e 20 shtatorit 2015.
“Në rrugën “Mine Peza” në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të një borxhi të pretenduar kanë kanosur me armë shtetasin Andi Fisheku, 23 vjeç, banues në Tiranë”, informon policia e Tiranës.