Përplasjet PS-LSI në Gjirokastër, Tavo: Janë probleme te brendshme të socialistëve

23 Shtator 2015, 09:18Politika TEMA

Deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka mohuar që LSI të ketë përishur marrëveshjen me PS-në për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut.

Sipas përfaqësuesit të grupit të këshilltarëve të PS-së, Shkëlqim Guçe, LSI shkeli marrëveshjen paraprake për emrin e kryetarit të ri të qarkut propozuar nga aleanca e majtë.

Por, Tavo thotë për “GSH”, se LSI nuk ka arsye të prishë marrëveshjen, duke qenë se të dy kandidatët janë të PS-së.

Ai shprehet se këto janë probleme të brendshme të PS-së, që po përpiqet t’i transferojë tek LSI.

E para LSI s’ka pse të përfshihet në debat.

Nuk ka pasur kandidatë për këshillin e qarkut.

Të dy kandidatët kanë qenë këshilltarë të PS-së.

Kështu që kushdo që përpiqet që problemin që ka brenda PS ta eksportojë drejt LSI-së e koalicionit bën shumë gabim, sepse LSI shquhet për mbajtjen e fjalës dhe të premtimeve si dhe të marrëveshjeve që ka bërë ndër vite.

Nuk është LSI ajo që prish marrëveshjen, por ajo që unë nuhas si një politikan i vjetër kjo po bëhet për të nxjerrë jashtë vetes problemet e PS-së në Gjirokastër.

Nuk është LSI që ka prishur marrëveshjen, sepse nëse do të kishte kandidatë atëherë mund të flitej.

Por kur unë s’kisha kandidat, nuk e kuptoj.

Kam mbetur i befasuar kur e dëgjova.

Të thuash që prishi LSI marrëveshjen, këtë nuk e kuptoj dhe të mos gjejnë gjuhën këshilltarët e socialistëve“, thotë Tavo./b.l

2 komente në “Përplasjet PS-LSI në Gjirokastër, Tavo: Janë probleme te brendshme të socialistëve”

  1. artan kola says:

    o Tavo po mjaft a derbardhe merresh me politike..do benje mire te mos dalesh me ne tv.

  2. erti says:

    po Kocua pse sflet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje