Nuse me piano në pajë?! Nuk ishte e lehtë. Plakat do të mbeteshin të shastisura kur ta shihnin. Burrat nuk do ta kishin të lehtë për ta pranuar. Për shumë njerëz do të ishte çudi. Bukuria e nuses do të harrohej e do të flitej vetëm për pianon. Nusja do të dukej sikur kishte zbritur nga një planet tjetër. Por jo për të gjithë ishte kështu. Edhe në vitin 1909 risitë në emër të një kulture të re, deri diku imitative, kishin zënë vend në familjet shqiptare. Këtë gjë tregon edhe martesa e Shahin bej Kolonjës me bijën e Naim Frashërit.
Sipas studiuesve Alfred dhe Neki Frashëri, Naimi u martua me Hatixhenë (Hatçenë) pas vdekjes së vëllait, Sherifit. Pati dy vajza: Nerqezen, e cila vdiq e vogël më 1881, dhe Nevrezen (1880-1916), e cila u martua me Shahin Teki Kolonjën, deputet në Parlamentin e xhonturqve, 1908 dhe gazetar. Nga kjo martesë patën një vajzë – Naimen, e cila u martua me farmacistin Xhelal Rusi. Naim Frashëri adoptoi edhe Hasien, vajzën e Sherifit.
Megjithatë le të ndalemi te dasma e Shahin bej Kolonjës, ku morën pjesë shumë mëmëdhetarë. Dasma u lajmërua edhe nga shtypi i kohës.
“Me gëzim të madh lajmërojmë martesën e të dashurit tonë Shahin bej Kolonja me vajzën e të pavdekurit mëmëdhetar e vjershëtor Naim bej Frashëri. Nga thelbi i zemrës i urojmë kësaj pale të çkëlqyer trashëgim, jetë të gjatë e fatbardhësi. Për së shpejti z. Shahin bej do të shëtitnjë gjithë sanxhakun e Korçës për të mësuar nevojat e vendit”.
(Lidhja ortodokse, e hënë 31 gusht 1909)
Dasma u bë në Stamboll me sazet e Lesovikut. Dasmorët qëndruan deri në mesnatë, ashtu siç dinë të festojnë shqiptarët. Naimi martonte vajzën e tij me një patriot të madh si Shahin Kolonjën. Vajza e parë, Nerqezja, e cila u nda na jeta pa mbushur tre vjeç, mbeti brengë e madhe për të. Kjo ishte dhe arsyeja që i kushtoi një poezi dhimbjeje: “Mjeri unë, vaj moj bijë, mjeri unë!/ Moj e dashur, moj e ëmbla aq shumë!/ Pa ty mbeta, pa ty mbeta, moj me lotë!/ U shkretofsh o qiell, moj zuzarja Rrotë!” Ndërsa dasma nuk mbeti jashtë vëmendjes së shtypit:
“Në dasmën të z. Shahin bej Kolonja, deputet i Korçës, muarr anë (pjesë) më shumë mëmdhetarë nga të cilët nëmërojmë z. Aleksandër bej Bonati, Bajo e Çirçiz Topulli, Çemab bej Frashëri, Çako advokat, Murat bej Toptani, Ali bej, Mehmet bej Frashëri, Musa bej Gorça, Mihal Grameno e shumë të tjerë, të cilëve na shpëtojnë (harrojmë) emrat. Në tryezë që ishte shtruar në kopësht Çuçuk Moda në Kadi-Qoj, mbajti një fjalë të bukur direktori ynë (drejtori i gazetës “Lidhja ortodokse”), duke rrëfyer gëzimin që do të ndjejnë gjithë kombi shqiptar për këtë martesë, e cila bashkon dy zemrat e dy fëmijë (dy familjeve) të dashura të Shqipërisë. Sazet e Leskovikut bënë dasmorët gjer në mes të natës të harrojnë që ndodhen në Stamboll e të pandehin që janë në të bukurën Shqipëri. I lutemi Zotit të madh që t’u falë gjithë lumturinë e dheut”
(Lidhja ortodokse, e hënë 31 gusht 1909
Nevrezi lindi në Stamboll, shkruajnë Alfred dhe Neki Frashëri Ishte me kulturë, dinte frëngjisht dhe arabisht, njihte jo vetëm kulturën e Turqisë por edhe të Europës. Luante edhe në piano.
Mirëpo kjo piano u bë shkak për ndarjen e saj nga martesa e parë. Nevrezi fillimisht u martua me Xhafer Luarasin në fshatin Luaras të Kolonjës. Por kur plakat e fshatit panë pianon mbetën të çuditura dhe nuk u besonin dot syve. Ç’të ishte vallë kjo nuse me piano në pajë?! Martesa zgjati vetëm tre muaj. Nga martesa me Shahin bej Kolonjën pati një vajzë, të cilën e quajtën Naime.
Tesheshi.com
Pjesetare te familjes
Naimi me Asije, vajzen e vellait
Naim Frasheri
Hatixhe i binte pianos qe te kercente turkoshaku Shahin……!!!!!!
o Zot cfare tjeter do te degjojme per shqipfolesit ”shqiptare” ,por deputet ne parlamentin turk…!!!????
Dean korraku,gezuar Bjromin……….
rofte shoferi pali miska, apo do muho asllani? ne te djathte te radios ke nje mbrrokull, rrotulloje nga pak
Eshte lene pergjysme ne me te bukeren. Naimea eshte nena e volejbollistit te njohur kampionit Asllan Rusi dhe e Mimit basketbollistit. Familja Frasheri eshte persekutuar nga Enver Hoxha dhe sot ky persekutim vazhdon. Sterniperit e Naimit akoma nuk kane marre pronat e tyre. Kamza eshte prone e familjes se Hajri e Shori Frasheri dhe e kusherinjeve te tyre. NUK KANE MARRE ASNJE MILIMETER PRONE nga hajdutet Shqiptare.
Si do qofte fisniket do te mbijetojne te gjitha rrebeshet bolshevike…..
Gjeja me e bukur qe mesova se i madhi Asllan Rusi ishte i biri i Naimese, vajzes se vellait te Naimit, Abdylit e Samiut!… te falenderoj Koci Selfo…
Asllan Rusi, I bie te jete sternipi I Naim Frasherit (Naimi stergjysh I Asllan Rusit)
Naimeja ishte vajza e vajzes, pra mbesa e Naimit.
“Patriot” i madh, deputet në Parlamentin turk…???!!! O Zot, ç’do na dëgjojnë akoma veshët…???!!! Gjithë turkoshakët bejlerë, që thithnin nargjilenë në vakancë, në vilat turke të Stambollit, duke mbajtur ofiqe të larta në Perandorinë Osmane, na qënkeshin “patiotët e mëdhenj”, që “nuk i zinte gjumi” për Shqipërinë e shumëvuajtur…???!!! A e kuptoni o njerëz, me “ç’përralla” na kanë ngopur e vazhdojnë të na ngopin…???!!!
madje nja 2 rrota kkkkkkkk komentues[turkoshake] me larte u ardhka keq se pasardhesit e sotem nuk paskan marre pasurite me qitap turku…..!!
ptuuuuuuuuuu,rrace e degjeneruar turke………….
Nuk e mohoj fare persekutimin qe Enver Hoxha u beri pasardhesve te Familjeve te Medha Shqiptare. Per arsye te ndryshme. Por nuk mund te mos pohoj se asnjehere me shume se ne kohen e Enver Hoxhes Rilindasit shqiptare nuk jane nderuar me fort. Per ta jane shkruajtur libra, jane emeruar rruge, u jane ngritur buste. Shkolla dhe gjimnaze kane mbajtur plot krenari emrin e tyre. Pra ata qe dhane per Atdheun, qe sakrifikuan per te, qe i kenduan himne atij, – u nderuan nga regjimi i Enver Hoxhes. Pune tjeter per ata qe bashkepunuan me fashizmin dhe nazizmin ose qe donin te ruanin ne kohen e komunizmit privilegjet e kastes nga kishin dale.
Ishte vetem pjese e politikes se te hedhurit hi syve. nE REALITETIN SHUME TE HIDHUR familiareve te vellezerve Frasheri i hoqen edhe te drejten e bukes, ate qe quhej triske E BUKES mbas clirimit, pa triske nuk merrje racionin e bukes. Nipi direkt i Naimit pra djali i njerit perej 5 vellezerve Frasheri Estref Farsherit ekzaktesisht e sterniperit e Naimit NUK KISHIN TE DREJTE TE HANE AS EDHE BUKE NE KOHEN E ENVER HOXHES.
O Kol trimi, e kupton qe ajo kohe ka qene ne persndorine osmane! Dhe bene maksimumin qe mund te benin pet Shqiperine. E shkrine pasurinr por ti duhet te jedh ndonjeri qe shijon pronat e tyre tani.
Frasheri familja me e madhe Shqiptare.
dhe pianon e keshem ngarkuar mbi gomaret e babatasit ,
te cilet ishin shume te apsionuar mbas muzikes ,pianos .
thuhet ne letren e nji prej dashnoreve te nuses i qiaujtur mazllum