Anija me shumë kapitenë e BE fut ujë!

25 Shtator 2015, 20:32Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

Kriza e refugjatëve sirianë e me gjërë, është shprehja më e fundit e mefshtësisë lapidare të burokracisë groteske të BE për të marrë vendime strategjike si një e tërë. Pa shkuar larg në kohë, kriza e ish-Jugosllavisë, qëndrimi ndaj luftës në Irak, pranverës arabe, kriza financiare e Greqisë, Ukraina etj, dëshmojnë se BE, ndonse me shumë “koka”, mbetet ende pa “kokë”.

Pafuqia konstante e BE për të bërë protagonistin real në politikën botërore mbetet sfida kryesore për të dhe sa kohë kështu de-marketingun kryesor ëndërrës europiane po ia bën vetë BE. Kriza e saj mbetet kriza e identitetit dhe dilema nëse duhet të jetë thjesht një treg i hapur mes të barabartësh që ruajnë sovranitet apo një super-shtet efektiv që nuk merret peng nga vetot e anëtarëve por bazohet tek shumica (parlamenti europian apo referendumi paneuropian). Dilemë kjo që nuk lidhet vetëm me fatin e BE por dhe fatin e paqes, mirëqënies dhe harmonisë afatgjatë në rajon dhe më gjërë. Në këtë këndvështrim, alternativa e vetme mbetet BE “super-shtet” që jo vetëm dekurajon prirjet nacionaliste por dhe konsolidon pakthim identitetin europian.

BE kundër BE!

Praktika e “vetos” apo qëndrimi unilateral në BE bie ndesh me perspektivën e BE. Si një organizëm elit demokratik, vendimarrjet e BE duhet të jenë atribut i shumicës së vullneteve – parlamenti Europian apo referendumi paneuropian. Nacionalizmi duhet të sfumohet nga europianizmi dhe kufijtë mes vëndeve anëtare nuk duhet të ekzistojnë as legalisht pale më të ngrihen tela gjëmbash, apo siç bën potere greku për kufirin detar në jug etj. Kjo sepse identiteti europian që synon BE dhe kufijtë nuk shkojnë bashkë.

Kufijtë duhet të kenë po aq vlerë dhe kuptim sa ato mes rajoneve apo krahinave sot dhe kjo nuk prek thelbin e identitetit deri lokal të kujtdo qytetari europian – një qytetar i BE ndjehet njëkohësisht europian, shqiptar, italian, kalabrez, lab, milanez, dibran etj (identiteti ka dimensione të shumta me implikime të ndryshme ndaj bashkëjetesës). Përjetimi dhe ballafaqimi emocional i nacionalizmit ekstrem në nivel shtetëror me zanafillë të shkuarën e përgjakur, stonon me vetëdijen e civilizimit modern dhe vetë idenë e BE. Kufijë, emblemat nacionale, kontributet patriotike etj vlera të çmuara të së shkuarës duhet të kujtohen me respekt por në funksion të formësimit të identitetit europian ato duhet thjesht të arkivohen si trashëgimi e vyer dhe pjesë e folklorit nacional. Bota është e vogël për t’u ndarë në shumë shtete. BE aq më pak.

Pasojë e kësaj krize identitare në BE që merr peng vetë vendimmarrjen në të është deri-diku dhe kriza e refugjatëve në rajon. Hezitimet, mosdakortësitë, kakofonia pafund, abuzimi me veton etj nuk e lejuan BE të pozicionohej dhe vepronte strategjikisht në kohën dhe vëndin e duhur. Ajo dështoi të ndërhynte me largpamësi kur dhe si duhet në “pranverën arabe” dhe çmimi po paguhet sot. Ndërkohë që në BE tani grinden për “kuota refugjatësh”, u humb shansi i djeshëm për të vendosur për “kuota kontributesh” financiare për të stabilizuar krizën e refugjatëve në vëndin më të afërt të sigurtë për ta – Turqi, Liban, Greqi, Itali etj. Ndoshta sepse nuk e quante problem të saj (sot është problem i saj me kosto të jashtëzakonshme financiare, politike, sociale apo identitare për të), por dhe se është e paaftë të marrë vendime si e tërë sa kohë shtetet e BE ende aplikojnë veton e famshme apo ngurrojnë në funksion të interesit nacional.

Refugjatë lufte apo “ethe eldoradoje” drejt BE!

Refugjatët kanë të drejtën e amëshuar të azilit por ajo mbaron me mbërritjen në të parin vënd të sigurtë për ta. Turra-vrapi ballkanik me çdo çmim drejt Gjermanisë, ekspozimi i papërgjegjshëm ndaj rreziqeve i grave, fëmijëve, të pamundurve në këtë maratonë emigrimi nuk është më shprehje e së drejtës për të garantuar jetën por riskim alla “sipërmarrësish” për të përzgjedhur më të mirën në BE, një zell ky të cilit mass-media i bën jehonë pafund.

Më 1999, me qindra-mijra kosovarë u shpërngulën për në Shqipëri dhe Maqedoni. Ndonse dy shtete të varfëra, të dyja bënë të tyren dhe me ndihmën edhe nga jashtë, ia dolën të përballonin një krizë ekstreme refugjatësh në parandalimin e së cilës BE si gjithnjë dështoi (në mos për SHBA, kampet e refugjatëve ende do të ishin këtu). Atëhere nuk pati ndonjë tentativë në masë për të vijuar udhëtimin drejt Italisë, Francës, Gjermanisë etj. As ftesë për të shkuar atje sikundër Gjermania bën sot ndaj refugjatëve sirian.

Por ndërsa sot shqiptarët zbohen me avionë nga Gjermania, BE vë në dispozicion autobuzë dhe trena për flukset pafund nga zonat e luftës në Afrikë e Azi duke e promovuar më tutje atë – sa shumë për dekada pritjeje për Turqinë në BE apo për mëdyshjet ndaj vëndeve me shumicë myslymane në Ballkan tanimë që vetë BE ka hapur dyert kanat për myslymanët jo-europianë!

Një çoroditje alla-BE që ka hapur sherr mes vetë anëtarëve të saj, ka degraduar marrëveshjen Shengen dhe po rizgjon nacionalizmin ekstrem në kurriz të identitetit europian sipas motos “respektojmë ëndërrat e refugjatëve por jo kur ato prekin tonat”.

Integrim “symbyllazi” në BE!

Objektiv strategjik i BE duhet të jetë ndërhyrja në zonën e krizës. Demokracia as nuk eksportohet, as nuk imponohet. Ajo duhet të vijë natyrshëm dhe si refleksion ndaj avantazheve të saj. Dhe kjo kërkon kohën dhe brezin e duhur. Ndryshe, largimi i diktatorëve krijon vakum për ekstremizëm dhe globalizim të së keqes me pasoja për të gjithë.

Përballë shanseve të humbura, BE duhet urgjentisht të ndërmarrë inisiativa paqeje në rajon dhe nëse dështon, të angazhohet paekuivok krah SHBA në çrrënjosjen e së keqes që refuzon të ndalet. Ndërkohë BE duhet të investohet urgjentisht në krijimin e kampeve dinjitoze për refugjatët në rajon (Turqi, Liban, Greqi, Itali etj) duke rikthyer atje më pas edhe ata që janë sot në zemër të BE. Me lehtë se për “kuota refugjatësh”, vëndet e BE mund të bien dakort për “kuota parash” për të kontribuar në kampe refugjatësh (që gjithsesi do i harxhojnë nëse refugjati u troket tek dera). Greqia apo Italia nuk duhet të braktisen në fatin e tyre përballë fluksit emigrator, ndryshe “dominoja” e ngecjes së refugjatëve tek fqinji verior nuk soset – në rastin e Greqisë ndoshta do të ishte edhe momenti për të fshirë edhe shumë nga borxhet e së shkuarës së saj.

Një BE që jep dum do të ishte realisht “tharm” paqeje, mirëqënie dhe frymëzimi demokratik për mbarë rajonin dhe më gjërë. Një BE që ia vlen ta ëndërrosh. Ndryshe ç’kuptim do të kishte të lëshonim sovranitet, si dikur shpura që i çoi kurorën Emanuelit të Italisë, ndaj një BE të katandisur në OJF që të lë në baltë! Obsesioni ynë ndaj BE duhet të çlirohet nga “romantiçizmi” me të cilën ka spekulluar retorika politike 25 vjet. Prania në BE nuk është automatikisht fundi i problemeve. As kusht që të jetosh më mirë – Norvegjia, Islanda e gjetkë ia dalin mbanë edhe pa të. Nëse qeveria Rama ka vullnet për reforma dhe zbatim ligji, t’i bëjë ato në emër të qytetarit shqiptar mirëqënia e të cilit është marrë peng kaq gjatë. Duhet veç “dorë” e fortë se ligje kemi plot. Duke nisur nga lart. BE? Thjesht bonus. Nëse na leverdis.

2 komente në “Anija me shumë kapitenë e BE fut ujë!”

  1. Refugjati Shqipetar says:

    @@Shkrimi eshte Domethenes…Europa eshte treguar “E pameshirshme” per Shqipetaret qe u Rropaten Rrugeve te Greqise..qe Mbushen Detin Adriatik me Kufoma…Shqipetaret e “Shkret” bashke me ta edhe une qe morem Rrugen e Dhimbshme, dhe te Rrezikshme te Kurbetit, e kane paguar Shtrenjte “Luksin” e Athines..te Romes apo Brukselit..
    1-Per te ashtuquajturit “Refugjate” qe vijne nga Brigjet Turke,nuk me vjen aspak keq..sepse c´do kush e di Rrezikun e Detit qe te Mbyt,nuk me vjen keq per Prinder qe vene si Mburoja per te zgjidhur Problemin e tyre Femijet e vegjel perpara Poluicise apo ushtrise, dhe me keq akoma ka nga ata qe Perleshen me Forcat e Rendit, gje qe nuk e kane bere asnjehere Shqipetaret kur u Dynden ne Greqi apo Itali ne fillimet e viteve te 1990-ta.
    2-Keqardhje ndjej per Refugjate te Strehuar ne Cadra apo Shtepi GJysem te rrenuara ne Liban,apo ne Turqi…por kur shikoj “Refugjate” te paisur me telefona te modeleve te fundit qe bejne Foto-Qefi sa mbwerrijne ne Stacjonet e trenit ne Gjermani,kuptoj se nuk jane “Refugjate” Hallexhinje por NJerez te pasur nga Siria, qe kane ardhur me para ne xhep,per te Shijuar te Drejten Socjale qe ju afron Shteti Gjerman.
    3-Le te mos Harrojme se kush eshte Europa:Eshte thjesht nje KOntinent qe ka ne Perberjen e tije Popuj te Kulturave:Kristjane-Musymane,,apo krist-Katolike,ku me shume dhe pake ka nacjonalizem,te theksuar sikurese eshte Hungaria qe beri mire qe i tha STOP..Hordhive Pushtuese “Refugjate” te nje Kulture te pa-pranushme per Qytytaret e vete.
    Por Pyetja eshte nese kemi te bejme me “Refugjate” apo me njefare Pushtimi te Europes nga Kultura NJerezish(Islamike-Myslymane)??
    Kur shikojme se Njerrez qe Predikojne Fene Islame(Myftiu i Izraelit) thote Pushtojeni Europen duke u Martuar dhe bere shume Femije athere me duhet te besoj se kemi te bejme me nje Pushtim paqesore, ku “Agresori” eshte i pa armatosur, dhe me e keqja eshte se nga ky lloj “Pushtimi” eshte Veshtire te Mbrohesh….lol

  2. ne emer te Migjenit te Math says:

    mjafton titulli qe te mos e lexosh sepse nga titulli kupton se autori ka fute uje ne bythe e ne koke.Me falni per fjalorin por kjo meze kete pirun meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje