Ish-ministri përgjegjës për Ballkanin dhe BE-në në qeverinë e Tony Blair, Denis MacShane, në një editorial të tij, rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka quajtur “Zonë e mumjeve” e BE-së, ku të vdekurit dhe urrejtja e së kaluarës shfaqen më të gjallë se të gjallët.
Ai ka shkruar se kjo është pjesë e dështimit të paimagjinueshëm të Ballkanit Perëndimor për t’u përshtatur me botën bashkëkohore pas luftërave një dekadëshe në vitet 1990-ta, që e shpërbënë Jugosllavinë në shtatë shtete të vogla evropiane.
MacShane ka vlerësuar se politika e jashtme e BE-së po e jep maksimumin për çlirimin nga urrejtja dhe se kryediplomatja aktuale e BE-së, Federica Mogherini dhe paraardhësja e saj, baronesha Catherine Ashton, i kanë kushtuar më shumë kohë çlirimit nga urrejtja në mesin e popujve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, se çfarëdo çështjeje tjetër.
Por, ai ka thënë se mbetet fakti që, pesëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftimeve, Ballkani Perëndimor, nga Athina e deri në Alpe, është bllokuar nga pasionet nacionaliste që pengojnë zhvillimin normal të shteteve të tyre.
Megjithatë, ish-ministri përgjegjës për Ballkanin dhe BE-në në qeverinë e Tony Blair, ka qenë edhe kritik ndaj politikës së jashtme të BE-së.
“Bashkimi Evropian nuk mund të këndellë shtetet e shkatërruara të Irakut, Libisë dhe Sirisë, por nëse Brukseli, Berlini, Parisi dhe Londra janë aq të paafta për të injektuar një dozë sado të vogël të maturisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Greqinë, a ekziston fare një politikë e jashtme e BE-së?”, ka pyetur MacShane.
Ai ka theksuar se për shkak të pasioneve nacionaliste dhe mosbashkëpunimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku ato nuk ia njohin as kufijtë njëra-tjetrës dhe nuk bashkëpunojnë në fushën e policisë dhe inteligjencës, bën që në këtë rajon të lulëzojë kriminaliteti dhe korrupsioni, sepse kjo përbën edhe biznes fitimprurës.
Për ta ilustruar mendësinë e politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor, MacShane ka tërhequr edhe paralele me liliputët në prozën “Udhëtimet e Guliverit”, të cilët janë nisur për të luftuar mes atyre që donin të thyenin një vezë nga maja e ngushtë dhe atyre që donin ta thyenin nga maja e gjerë. MacShane ka thënë se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nga Greqia drejt veriut janë më të suksesshme në gjetjen e arsyeve për të kundërshtuar njëra-tjetrën, se sa për të bashkëpunuar.
“Pjesa tjetër e botës qesh me pretendimin e maqedonëve se heroi i Greqisë së lashtë, Aleksandri i Madh, ka diçka të bëjë me shtetin e sotëm sllavo-shqiptar të Maqedonisë. Por, njëlloj qesh edhe me pretendimin e Serbisë se Kosova është vetëm një krahinë e shkëputur, që një ditë do të shohë dritën dhe do të kthehet nën sundimin e Beogradit. Këto pasione nacionaliste populiste kanë një efekt jashtëzakonisht negativ dhe dobësues në zhvillimet normale ekonomike”, ka shkruar MacShane.
Gërthitjet e pafundme për ndëshkim për zhvendosjen masive të serbëve pas dhënies fund të sundimit të Beogradit në Kosovë, sipas tij, gjithashtu parandalojnë pajtimin, tregtinë dhe zhvillimin ekonomik.
Ish-ministri përgjegjës për Ballkanin dhe BE-në në qeverinë e Tony Blair, ka thënë se kjo është e njëjtë sikur më 1965, Franca dhe Gjermania të mos kishin pasur marrëdhënie diplomatike, të kishin diskutuar vetëm për krimet e luftës dhe të kishin ndalur bashkëpunimin ekonomik e shkëmbimin e studentëve./ KD
O Denis, ca gjera i thua mire, ca gjera ia keput kot dhe mbi te gjitha nuk jep ilac.Ballkani eshte keshtu se keshtu e bete ju ne 1913 dhe domosdo gjaku nuk behet uje… Ballkani eshte pothuaj Shqiperi dhe e ndate copash… dhe tani ti thua pajtoohuni… po dale mor mik se u vrane camet, kosovaret dhe plot genocide dhe asnje ndjese… apo indiferentizem nga BE. Aleksandri i Madh ka lidhje me Maqedonine e sotme si vend dhe si popull sepse gjysma atje jane shqiptare,ADN e Aleksandrit ndaj kujdes kur te qeshesh.. se deshmon injorance. Po helbete ju ne perendim ecni me steriotipe… keni rene ne dashuri me greqine dhe pranoni cfare thote ajo, bile dhe djathin e kosit e quani stil grek!!!!! Jeni ufo komplet po cfare ti besh se ka punuar perandoria e madhe britanike per ju se ju jeni brezi i sotem i politikaneve jeni kot. Jep ilac per rajonin dhe ai eshte integrimi rrufe ne BE sepse maloket dhe katundaret e rumanise apo bullgarise etj etj nuk kane me shume se ne plus qe ne jemi nje dite fluks refugjatesh (si sasi) nderkohe qe po hapni dyert per individe me kulture dhe tradita ku e ku me europen. Na cate trapin me ato vizat, po nuk keni faj ju po Rama qe tju vere vizat dhe ju dhe atehere ta kuptoni se cfare sfilitje eshte ajo. Hajt dhe kujdes mos abuzo prape me ligjet ne Britani ate bej ti se u bere gazi i botes dhe turperove koleget e tu.
Po per c’pershtatje flet ky ndyresire? Gjithe problemet u krijuan nga “fuqite e medha”! Ky na ka peshtyre dhe na kerkon llogari se pse fshihemi!
Europa me ne krye Angline na ka lene ne kete armiqesi Nacionaliste
Tashme Europa nuk ka me kohe te merret me fakirat e ballkanit ,sepse ka biresuar jevgjit e Sirise ,Afganistanit ,Irakut .Per keto paska mundesi ti punesoje ,ti integroje ,ndersa ballkani i ka dyert te mbyllura ne Europe . .
Aleksandri ka qene maqedonas, kete e di e gjithe bota. Aleksandri nuk dinte greqisht, erdhi Aristoteli qe ia mesoi. Po ky Mc Shane, pse nuk merret me nacionalizmin e evgjiteve, qe e kujtojne veten per greke, por ne te vertete jane vetem turq ortodokse, sllave e vllehe qe ka 200 vjet qe vjedhin e vetem vjedhin miliona e miliarda para nga Europa.. Normale qe nuk flet per kete, se pas evgjitistanit qendrojne qente angleze, ne fund te fundit shpikje e cifuteve angleze ishte.
Foli dhe banori me i lashte i botes.
e ti i bi te jesh me i leshte kshu lashte se une, apo jo o aguridhe? Fakte, vetem fakte kam shkruar.
MUMJET E EUROPES i madh fare, me sarkazem angleze.
vetem prapa e kane koken shqipot. e tashmja dhe e ardhmja nuk kane kuptim per Mumjet shqiptare.
Denis MacShane para se te analizoje pasionet nacionaliste te popujve qe jetojne ne Ballkan,duhet te beje nje retrospektive te ngjarjeve qe ndodhen ne vitet 1913 – 1918 kur Britania e Madhe dhe Franca bene copetimin e trojeve te Shqiperise ne favor te shteteve fqinje me te si Mali i Zi,Serbia,Maqedonia dhe Greqia,qe edhe sot e kesaj dite kane nen juridiksionin e tyre territore te medha qe u shkeputen padrejtesisht nga shteti shqiptar i cili me qeverine e Ismail Qemalit si kryeminister kishte shpallur pavaresine e tij me 28 Nentor 1912 me kufinj e territore te percaktuara mire,ku banonin shqiptaret autoktone ne trojet e tyre te trasheguara nder brezat,por qe Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ia shkeputi Shqiperise per te formuar shtete te vogla ballkanase qe ne te ardhmen brezi i paraardhesve te Denis donin t’i perdornin si mish per top ne dobi te interesave te tyre imperialiste.Pengesat qe i paraqiten Shqiperise dhe shqiptareve per t’u pranuar si anetare me te drejta te plota ne BE jane nga me te ndryshmet,por asnjehere nuk behet fjale per rivendikim kufinjsh,sepse BE e ka ndaluar qe ne statusin e krijimit te saj si organizem nje gje te tille per cilindo qe kerkon te anetaresohet ne perandorine e re te demokracise dhe shanseve te barbarta qe tashme quhet Bashkimi Europian.Por Denis MacShane nuk mund te injoroje e te beje krahasim vulgar midis ceshtjeve kufitare te lena pezull nga Fuqite e Medha midis Shqiperise dhe shteteve fqinje me te si Mali i Zi, Serbia,Maqedonia dhe Greqia dhe zgjidhjes se ceshtjeve qe paten Gjermania me Francen,qe si dy fuqi te medha imperialiste dualen nga dy luftera boterore me strategji e synime te reja per hegjemoni e sundim dhe sot strategjia e tyre eshte vendosja e demokracise dhe e shanseve te barabarta ne te gjithe BE-ne ku ben pjese edhe Anglia. Sprapsja qe i behet shqiptareve per t’i pranuar te integrohen qofte edhe me statusin e emigrantit ne shtetet e BE ku enderrojne te sigurojne nje jete me te sigurte ekonomikisht e me te qete sa i perket problemeve te tjera qe ata i kane shqetesim ne Shqiperi si punesimi, shkollimi,marrja e mjekimit adekuat shendetsor te nevojshem etj. Perfundimisht nxjerr konkluzionin se eshte teper e veshtire per BE dhe vete fatet e Shqiperise dhe shqiptareve ne Ballkan qe t’u mohohen te drejtat qe atyre u takojne sipas parimeve te BE dhe Kartes se Helsinkit,qe kur ia do interesi shkelet pa te keq nga vete Anglia, Franca,Gjermania,Italia apo dhe Greqia qe njihet per racizmin dhe ksenofobine ndaj shqiptareve e i shkelin pa te keq parimet e Kartes se Helsnkit.Edhe sot e kesaj dite nuk i eshte kerkuar falje nga askush per padrejtesite qe iu jane bere Shqiperise dhe shqiptareve me gonocidin e ushtruar ndaj cameve nga shteti grek,apo me deportimin dhe zhdukjen masive te popullit martir te Kosoves ne luften qe Serbia beri me popujt e ish-Jugosllavise.
Dhe ishit dhe jeni ju perendimoret qe e mbollet ate ferr nacionalizmi ne ballkan ,duke prishur ekujlibrat ndermjet shteteve ballkanike ,
duke coptuar shqiperine e ushqyer qent nacionalist qe ju vin ju nga pas ala sot ,ti hidhni copat e radhes ,instikt i kushteszuar kafshe .
Ballkani eshte e mundur qe per nga zhvillimi te ket qendruar ne vend ,per shume dekada ,e t’ju duket juve Anglezeve me humorin tuaj fajn, si nji MUMJE !
Por jeni ju ata qe ngatrroni politikat e vendeve te ballkanit ,qe nxisni konfliktet ne ballkan, ne kte gadishull ,qe udhehiqet prej politikanesh te tipit feudal, dhe nuk diten te ulin kart e nacionalizmave idiote qe bejn te qeshin perendimoret ,dhe bashkpunojn ne interes te popujve te ballkanit ,sepse asgje si mungon ballkanit per ta bere ballkanin nji gadishull te begate ,qe mos te ket aspak te nevojeshme te emigroje jasht kufijve te tij .
Jeni ju ata qe helmoni ne shekuj klimen ndermjet popujve te Ballkanit ,
qe urreni shqiptarin ,sikur tju kishte shkerdhyer mumje beten ,madje gjithe nonat perendimit. Shko e ha noj te zi nga pas peder
Bajram djali ke shkruar bukur rrejdhshem e me logjike keto “padrejtesite” qe thua e i vuan shteti i sotem i shqiptareve iu bene ne fakt Osmaneve qe ishin ne shperberje e siper,fakti qe jemi unifikuar me humbesit ka keto pasoja,ja ver re qe edhe sot Erdogani shprehet qe kufijte e islamit jane ne Adriatik,perse do ishin dashamires me Shqiptaret ??(shih edhe kontekstin e kohes e)Dime qe sot kemi kete shtet qe kemi fale austrohungarise e italise te cilat edhe ata e bene per interesat e veta gjeostrategjike,kundervenie ndaj elementit sllav etj etj,qe mos zgjatemi shume,edhe sot nuk eshte se kane ndryshuar shume gjera,plus paaftesine tone per ti treguar botes qe dime te ndertojme shtet e shoqeri te zhvilluar sipas standarteve e perceptimit qe europa ka per shtetin e shoqerine e zhvilluar.Tung
Pafillo,vertete Aristoteli ishte mesues i Aleksandrit,por mesimet qe jepte nuk ishin ne nivelin e fillores ku mesohet gjuha,ishin ne nivel pak me te larte.
Besoj se kur flasim per Aristotelin e kemi idene se per ca behet fjale,apo jo?
I sakte. Jetojme me syte prapa dhe kurre nuk do te bejme perpara. Padrejtesite e te kaluares, kane mbetur ne histori. Per fat te keq, por po nuk pame perpara, nuk mund te ndertojme dot te ardhmen. Do mbesim vetem te urrejtja, grindja, fantazmat
Franca , Gjermania UK jane vendet me nacionaliste te Europes dhe kta tregojne me gisht ballkanin qe e bene mesele me politikat e tyre, nuk prehen kufijte me gershere.
Ky matuf përse nuk flet për Irlandën e Veriut apo Skocinë, apo për Baskët aty pranë dhe, pastaj, të kujtohet për Ballkanin, të cilin, gjithashtu, vetë e kanë bërë “lesh arapi”?Çfarë zgjidhjeje ka ky tullac për Ballkanin, apo të rrijë aty ku është?Jep edhe përcaktime historike se Aleksandri i Madh nuk ishte Maqedonas.Ai ishte Maqedonas, por në atë kohë Maqedonia nuk ishte mbuluar nga dyndja e sllavëve.Përse ne monedhën kombëtare e kemi lek, pra, Leka i Madh.