Burrat e shteve në OKB

27 Shtator 2015, 19:38Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

Edi Rama i foli panelit rutinë të Kombeve të Bashkuara sërish për harmoninë fetare në Shqipëri. Madje ndau me të pranishmit faktin e familjes shumë besimtare që ai ka, si katolikë, myslimanë apo ortodoksë etj. Madje solli si shembull se djali i tij i vogël që, ”është katolik dhe vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim t’i përkasë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do i bëjë kurrë presion  të zgjedhi një besim të caktuar. Ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Françesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet.”, kështu tha Rama.

Këto e të tjera, janë sot si një lajm i madh për shqiptarët. Madje plot syresh po trumbetojnë edhe mbresat, apo se sa të magjepsur janë pjesëmarrësit. Deri edhe nënpunësit e administratës në OKB.

Edhe unë e ndoqa, pasi vi nga vendi kryeministër i të cilit është Edi Rama.  Për dhjetra arsye duhesha të kënaqesha. Duhej të besoja. Por ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vine prej andej. Apo edhe e ballkanasve në përgjithësi…, kërshërisë tonë për një pritshmëri sa më njerëzore, këta i japin një shqelm bythëve.

Kur thashë panelit rutinë, kush ka idenë e koferencave, e kupton këtë. Dhe sidomos në OKB-ën e cila si ngrehinë neutrale mes qiellit, u ka dhënë hapësirë edhe diktatorëve. Gjithkush flet për prosperitet, edhe pse shifrat nga vendet që vine janë anormale.

Megjithatë burrat e shteve aty flasin për prosperitet gjithfarësoj.

Të paktën kësaj rutine i është afruar edukata e qytetarit amerikan, ajo e t’u treguarit i befasuar prej teje. Dhe për kortezi, i kanë kaq të shpeshta fjalët e mirësjelljes sa nganjëherë edhe ta shpifin duke të të thënë bravo apo bukur. Por kjo është thjesht kortezi pasi tek ata nuk ka asgjë të paditur rreth personit tënd.

Ndërsa Papa Françesku vet, nga Filadelfia vendi ku u shpall pavarsia e Amerikës, flet për të varfërit, vendet e varfra, mbikqyrjen e borxheve, emigracionin dhe faktin e një dhune siç është ISIS-i; për pjesëmarrje më të ndjeshme të qytetarëve në vendimarrje, për absolutizmin dhe keqpërdorimin e pushtetit karshi shoqërisë dhe ambjentit etj. Pra flet nga toka, nga mesi i njerëzimit. Kryeministri ynë flet nga qielli. Duke  e bërë akoma më butaforik ambjentin shqiptar. Për amerikanët duket realitet komedie të qënit katolik, musliman, apo ortodoks. Kurse për myslimanët, sidomos kur flet me ata nga Lindja e Mesme, nga vendet e rërës, je absolutisht mysliman kur vjen nga prindër myslimanë. Zgjedhja është një realitet i papranueshëm. Mirëpo neve na ngeli në gojë harmonia fetare. Harmonia fetare që është për t’u marrë shembull. Pa përmenduar aspak dhe pa asnjë shenjë pendese për revolucionin feja është opium për popujt, atë të vitit 1967.  Qoftë edhe për  pak njerzillëk. Për pak pendesë.

Nga ana tjetër nga fundi i muajit gusht që sapo kaloi, vendosi veton dhe jo dialogun në një objekt kulti në Himarë. Prapë, Kryeministri flet për harmoninë fetare. Dhe e mbyll fjalën e tij, duke këshilluar apo kujtuar  fenë, fetarët në përgjithësi, se ata mund të ndikojnë shumë në bashkimin shpirtëror të njerëzve. Asesi ai, dhe klasa e sojit politik nga ai vjen.

Megjithatë, pjesë e madhe e shqiptarëve mburren me ‘të. Me fjalimin e tij.

8 komente në “Burrat e shteve në OKB”

  1. faro says:

    Ti nuk mburresh me kete fenomen te admirueshem qe ndodh ne Shqiperi !
    Kontrollo veten atehere se ke shume per te mesuar !

    1. Pilo Lala says:

      Kombet e Bashkuara jane nje Institucion qe te ruajne Marrdhenjet Nderkombetare, Pakicat kombetare, dhe jo per te raportuar sa Kunjtal grure per hektar ka marre Kooperativa e krutjes, ose sa mish ha nje familje shqiptare.
      Problemi kryesor qe ka sot bota eshte ISIS, dhe Edi Rama si nje filozof e shkeputi nga feja Myslymane ISIS.
      Te kesh inat cdo gje qe thote Edi Rama, tregon injorancen tende. Vetem Lubonja , pijanecet si Paloka, vazhdon ti bjere ketij fyelli.
      Une po e pyes Autorin qe priste te vinte Berisha ne kete takim, te takonte Shoqaten Vatra, ti dergonte 1 Miljon Dollare per pritjen madheshtore qe do i benin ne New York. Per cfare do fliste Berisha ne OKB?

  2. adeci says:

    Qenke vertet bole o Ilir mavria.

  3. shvejk says:

    Iliri e heq veten me te ditur se nje piese e madhe e Shqiptareve.

  4. Lymi says:

    A mundesh me na spjegu cdo me thane “burrat e shteve”? E ke perseritur tre here. Po e dijte, po nuk e dijte, lere.

  5. pilo says:

    Ilir Levonja, me duket se nuk ka pase çfare te shkruaj dhe ka bere opoziten pa qene pluraliste dhe demokrat vete, por cmirezi. Pse? Fraza e fundit “Megjithate, pjesa e madhe e shqiptareve mburren me te. Me fjalimin e tij”. Pra, Iliri nuk do te respektoje pjesen me te madhe te shqiptareve, por nxierr nga xhepi i tij ca fraza qe s’jane te verteta, ndersa e gjithe fjala e kryeministrit ishte e vertete. Dhe tjetra, OKB e quan rutine, po ate kemi sot per sot, o Ilir, nuk e di ç’ke menduar ti per te ardhmen. Nuk e di ne je gazetar apo çfare. Po ketu e ke felliqur fare me kete shkrim. Ne, qe s’kemi bere ndonjehere shkrim ne gazete, vetem tani qe na udha rasti e shkruajme ndonje koment, po deshi Mero ta nxerri dhe kete, na vjen veshtire te lexojme shkrime te tilla kaq bajate dhe me sens jo kritike, por cmire se aty s’ka fare vend per kritike.

  6. Labi says:

    Eshte me te vertet e turpshme, zoti Levonja, – nuk e di se çfarë të lidh me të madhin Besim Levonja, – por OKB vërtet është në New York, por nuk është SHBA. Je aq larg realitetit shqiptar se i beson llafologjisë se kishën e Dhërmiut ( Çfarë kishe, se!) e prishi Edi Rama, ndërsa shteti po e rindërton të bukur e origjinale. Turp. Shteti shqiptar po të kishte ca MYTEBERË si ti në organizmat ndërkombëtare si këto, sinqerisht do ta quanin fis zulu..Nuk bind askend me keto që shkruan, madje as Edi Palokën e PD.

  7. rigrabitja says:

    Faro,Pilo Lala,Adeci,Shvejku,Lymi,Pilo & Labi paraqituni ne redaksin e temes te merrni honorarin kontribut i PS-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje