Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e llogarive të Kastriot Ismailajt

27 Shtator 2015, 15:22Kronika TEMA

Top Channel ka siguruar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nëpërmjet së cilës i kërkohet gjykatës konfiskimi i llogarive bankare të Kastriot Ismailajt dhe të nënës së tij, Luftie Ismailaj.

Në referim të ligjit Antimafia, pohojnë prokurorët, ndaj këtyre dy shtetasve ka nisur hetimi pasuror, duke qenë se ndaj 52-vjeçarit po zhvillohen hetime për “mashtrim me pasoja të rënda, në bashkëpunim” dhe “pastrim parash”.

Prokurorët e Krimeve të Rënda deklarojnë se llogaritë bankare të shoqërisë “ADC”, me administrator Kastriot Ismailajn, janë produkt i pastrimit të parave. Për subjektin “ADC”, shtojnë prokurorët, më herët janë sekuestruar e tashmë duhet të konfiskohen për të kaluar në llogari të shtetit, 8 depozita që janë me vlera të konsiderueshme, që të gjitha në valutat euro dhe dollar.

Prokurorët shtojnë më tej se, janë kryer verifikime se cili është burimi i të ardhurave të Ismailajt, ndërkohë që ai nuk ka depozituar asnjë akt apo apo memo, me anë të të cilave të shpjegojë burimin e ligjshëm të të ardhurave, për të justifikuar në këtë mënyrë llogaritë e sekuestruara.

Këto pasuri, thuhet në kërkesë, janë krijuar pas muajit janar të vitit 2010, kohë për të cilën ai është nën hetim për “mashtrim”, për dosjen e CEZ-it, ku sipas Prokurorisë së Tiranës ka dyshime se, duke krijuar shoqëri fiktive me objekt mbledhjen e borxheve, ai ka shkaktuar një dëm ekonomik prej afro 5 milionë eurosh.

Për këtë kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda do të flasë në fillim të javës, ndërkohë që e njëjta gjykatë ka po ashtu nën shqyrtim edhe një dosje tjetër të ngjashme kundër nënës së Ismailajt, në llogaritë e së cilës janë kryer transaksione në vlerat mbi 150 mijë euro.

5 komente në “Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e llogarive të Kastriot Ismailajt”

  1. TJ says:

    Si shume “shpejt” keta loqe prokurore kerkojne konfoskimin e llogarive bankare?!Njelloj si me Becchetti dhe te tjere! U jepet kohe te fshehin dhe t’i ndajne bashke!

  2. shvejk says:

    Diskutohet per shifra qe nje shqiptare i thjeshte nuk i ka pare ne te gjithe jeten e vet.Dhe keta plehra prokurore duhet te presin me muaj qe te nxjerrin urdherat e bllokimit te pasurive ai ka me shume se tre muaj i arrestuar.Kush qenka kjo grua qe ka bere transaksione me vlere 150 mije euro afersisht 210 milion leke.Dhe pastaj kerkohet besim tek hetimi gjykimi dhe drejtesia.Ky shteti yne ka shku per lesh.

  3. F Mediu says:

    Nje mut do I marin a beson i qe 1 prokuror me rrog 700$ te mos bej pazar per 1 ml $

  4. perkthyesi says:

    Kastriot, hic mos ta ndij! Keta thjeshte mashtrojne! Asnje gjemb nuk ka per te ju hyre ne kembe!

  5. Lola says:

    Pse e ngaterroni nenen e tij o njerez merni infot e sakta lejeni plaken rehat se ka punu gjithe jeten dhe ato lek i ka pas nga puna e saj se e njohin te gjithe lagja qe ka pas dyqan te vetin ketu e 24vjet para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje