Ish-drejtori i “CEZ Albania” Josef Hejsek është ftuar nga prokuroria e Tiranës për të dëshmuar lidhur me mega aferën korruptive që ka kryer kompania “Debt International Management”, në pronësi të biznesmenit Shqiptar Kastriot Ismailaj, tashmë i arrestuar. Ftesa për të dëshmuar për llogari të procesit penal, Hejsek i është dërguar nëpërmjet një letërporosie autoriteteve austriake, të cilave u është kërkuar nga pala shqiptare që të njoftojnë Hejsek për t’u paraqitur në Tiranë me qëllim administrimin e pyetjes së tij raporton shqiptarja.com.
Hejsek dyshohet nga prokuroria se ka bashkëpunuar me biznesmenin Kastriot Ismailaj për vjedhjen e 5 milionë eurove, para këto të mbledhura nga DIA tek qytetarët që ishin debitorë në CEZ.
Sipas burimeve të prokurorisë nëse do konstatohen prova Hejsek, do vihen nën akuzë për “Mashtrim” dhe se marrëveshja e miratuar në parlament nuk e pengon një gjë të tilë. Kjo për shkak se kjo marëveshje është miratuar nëpërmjet një ligji dhe nuk është bërë me ratifikim nga parlamenti Shqiptar, gjë e cila do i krijonte mbrojtje Hejsek.
Kompania “Debt International Advisory”-Dega Shqipëri që ishte kontraktuar nga “OSSH” dhe “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxhit financiar tek 318.000 konsumatorëve të energjisë elektrike,nuk ka kryer vetëm këtë funksion, por dyshohet se ka pastruar miliona euro dhe dollarë të individëve me pushtet politik dhe personave VIP në Shqipëri.
Sipas një grafiku të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është pikërisht kompania e mësipërme që ka kryer mbi 100 transaksione nga Shqipëria në drejtim të dhjetëra vendeve të huaja, ku kanë lëvizur miliona euro, deri në Kongo të Afrikës.
Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Ndërkohë burimet thonë se Kastriot Ismailaj për të tretën herë ka refuzuar para prokurorëve të jap shpjegime për akuzat e ngritura, duke kërkuar të njihet njëherë me të gjitha provat e prokurorisë.
Duke pritur kalojne afatet dhe ceshtja mbyllet! Teori e praktike e njohur!
lojra kllounesh te destinuar te deshtojn ,
ne nji bote ku gjithcka orientohet tashme kunder cdo te drejte shqiptare dhe drejtesie vs shqiperise .
varja e leckave -problemeve te shtetit shqiptare ne telat e botes se huaj eshte nji projekt abstrakt injoranzesh te atij shteti qorr
Ky ka qene shteti i qelbur i Sali Berishes i cili kerkon edhe sot qe tevij perseri ne pushtet. Nuk ka faj se kemi nje drejtesi qe ende i sherben ketij qelbesire,si dhe disa qelbsirave te SHQUPIT qe drejtojne ate Parti ,e cila ishte shpresa e SHQIPTAREVE ,PO QE DOLI E ZEZA E SHQIPTAREVE.