Vrau dy persona për konflikt prone, ekstradohet nga Marseja 41-vjeçari

24 Shtator 2015, 12:04Kronika TEMA

Interpol Tirana ekstradon nga Marseja një 41-vjeçar, autor i një vrasje të dyfishtë.

Valentin Gjini, 41 vjeç nga Kruja ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Krujës.

Ngjarja ka ndodhur më 6 maj të 2013, ku në lagjen “Alk” të Fushë- Kuqes janë vrarë me armë zjarri D. Vukaj dhe L. Vukaj.

Valentin Gjini, bashkë me babain dhe vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri mbi viktimat për shkak të një konflikti pronësie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje