FOTOT/ Angli, themeluesi shoqatës “Skënderbeu” dënohet si trafikant emigrantësh

23 Shtator 2015, 16:52Kronika TEMA

Themeluesi i shoqatës “Skërnderbeu” në Bedford të Anglisë, së bashku me të vëllain dhe një bashkëpuntor, kanë dale përpara  gjykatës “Canterbury Crown Cout” të akuzuar për “favorizim të futjes së njerëzve ilegalisht në Britaninë e Madhe”.

Sipas të dhënave nga kjo gjykatë, çështja me numër T20130671, është në ngarkim të vëllezëve Tauland dhe Enkeleid Omi, s ëbashku me atë të Agim Dajbabit.

Më 12 maj 2013, ata janë ndaluar nga oficerët e emigracionit teksa po tentonin të fusnin në Angli ilegalisht tre persona, vepër penale e cila në Angli dënohet deri në 14 vite burg.

Vëllezërit Omi për t’i shpëtuar një burgimi të gjatë kanë pranuar akuzat që ditën e parë të procesit gjyqësor.

Tauland Omi është dënuar me 12 muaj burg (suspended sentence) që do të thotë nëse ai e përsërit këtë vepër penale përsëri, do t’i duhet të vuaj dënimin prej 12 muajsh, plus dënimin për veprën e re penale.

Gjithashtu ai është dënuar edhe me 200 orë punë në komunitet.

Po i njëjti dënim i është komunikuar edhe të vëllait, Enkeleidit.

Ndërsa bashkëpunotori në këtë trafik, Agim Dajbashi është dënuar me 8 muaj burg.

Tauland Omi dhe Enkeleid Omi me origjinë nga Shkodra janë emra të njohur për komunitetin shqiptar në Angli.

Taulandi  ka qënë një i ftuar i rregullt në pritjet e ambasadorit tonë në Londër, Mal Berisha.

Madje në një event  organizuar nga ambasada shqiptare në Londër, më 4 shkurt 2014, ku merrte pjesë këngëtarja e njohur Rita Ora, Tauland Omi nuk e ka humbur mundësinë për të bërë një selfie me divën shqiptare të muzikës pop.

3 komente në “FOTOT/ Angli, themeluesi shoqatës “Skënderbeu” dënohet si trafikant emigrantësh”

  1. enter''" says:

    opaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa. Rraza ariane….opaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…shqiptare te ndyre

    1. Fatjoni says:

      Meso si shqiptohet fjala “rraca” nje here e pastaj na trego cilesite e tua te larta.

    2. tfgs says:

      suniteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ne Shqiperi politikane,patriote,heronje,bixnecmene,historiane,VIP-a,BOSS-a,qafpalare etj…………ne Evrope kriminele,trafikante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje