Dështon seanca e radhës ndaj grupit të Lazaratit

23 Shtator 2015, 10:03Kronika TEMA

Mungesa e tre avokatëve mbrojtës ka sjellë dështimin e seancës së radhës për grupin e Lazaratit që kultivonte kanabis.

Gykata për Krimet e Rënda nuk ia doli mbanë sërish të zhvilloi seancën, për  16 persona që do të përballen me drejtësinë, raporton TCH.

Këta persona, mes tyre dhe Gate Mahmutaj gjykohen për shkak të kundërshtimit me armë gjatë aksionit policor në Lazarat në qershor të 2014-tës.

I gjithë grupi është nën akuzë për një sërë akuzash, më të rëndat e tyre “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjyqi i radhës do të jetë të mërkurën e ardhshme, ashtu dhe siç është vendosur nga Gjykata në seancën e parë.

2 komente në “Dështon seanca e radhës ndaj grupit të Lazaratit”

  1. salem says:

    Po jane ata te Saleshit.Nga ata prisni ju?
    Beni ndonje gje tjeter se edhe ata ashtu do dalin me procedure “te pafajshem per mungese provash”

  2. dama says:

    i ka mesuar basha kur kishte dhimbje barku ne proçesin e rruges durres kukes lul smerlapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje