Fushë- Krujë, tritol autobusit. Për fat mjeti nuk ishte në lëvizje

23 Shtator 2015, 10:28Kronika TEMA

Një shpërthim eksplozivi është shënuar pranë një pikë karburanti në Fushë Krujë.

Tritoli ishte vendosur gjatë natës duke u gdhirë 23 shtatori 2015,  në një autobus të linjës Krujë-Fushë Krujë, raporton Ora News.

Për fat të mirë nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme materiale, pasi mjeti ka qenë i parkuar.

Nga rrezja e shpërthimit janë dëmtuar mjetet përreth ndërkohë që nuk u rrezikua pika e karburantit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka persona të dyshuar për vënien e tritolit, ndërkohë që po heton dhe për motivet e mundshme.

2 komente në “Fushë- Krujë, tritol autobusit. Për fat mjeti nuk ishte në lëvizje”

  1. Christopher Columbus says:

    Filluan trimat e xha-Jahos.

    Protesta, dhune , tritol, Ujku mjegull kerkon per te ardhur ne pushtet.

  2. ILIRIA says:

    Po si i shpetoi pa kupon tatimor gjithe ketyre kontrolloreve te tatimeve dhe policise kjo gje se keta spo lene B.VOGLA pa kontrolluar duke ju sekuestruar edhe gersheret e berbereve dhe celsat e mekanikeve dhe ju bere presion ndersa keta qe meren me pune te medhaja jane te amnistuar dhe nuk i ze asnje ligj. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje