Përgjimet e pedagogëve të Elbasanit që u arrestuan dy ditë më parë, kanë nxjerrë se si diplomoheshin studentët kundrejt shumave të ndryshme.
Fillimisht hetimet nisën për tenderin 3 milionë euro, ku dyshohet se drejtori i Ujësjellësit, Altin Cenolli është përfshirë në një aferë korruptive, por nga përgjimet u zbulua edhe një rrjet që ndikonte te pedagogët e Universitetit të Elbasanit.
Sipas prokurorisë, drejtori i Ujësjellësit merrte porosi nga studentë të ndryshëm, të cilët kundrejt pagesës përfitonin nota kaluese.
Si ndërmjetës ishte shtetasi Gazmend Loshi, biznesmen në qytetin e Elbasanit dhe mik i drejtorit Cenolli.
Bashkë me ta në këtë aferë është përfshirë edhe shoferi i drejtorit, shtetasi Jani Muslli, i cili është arrestuar për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, raporton gazeta Mapo.
Ky i fundit e ka marrë diplomën me pyetje qesharake, të tipit:
“Nga ndryshon Facebook-u me Twitter-in?
A më ke bërë mua shok në Facebook?”
Biseda mes Jani Musllit dhe Gazmend Laloshit
Më datë 20.07.2015, ora 13.15.39, shtetasi Jani Muslli, (Besjani), përdoruesi i numrit të telefonit 0672033311, komunikon me shtetasin Gazmend Laloshi, përdoruesin e numrit te telefonit 0694573875, dhe zhvillojnë këtë bisedë:
Muslli: Hë vëlla?
Laloshi:Si dole?
Muslli: Ik se më iku truri, po ik
Laloshi:Pse nuk e more?
Muslli: Po ça, më kapi me telefon ai, dil jashtë tha. Prit i tha A. se do të ndërroj tezë. Unë te teze që më mori ai, kisha shkruar se i mora nga internet. Më dha tezë tjetër, po ccfarë të shkruaja?
Laloshi: Kush ishte ai, o burr?
Muslli:Ishte një rob …., një i ri. Ça ke shkruajt, më tha mua A? I thashë unë, ja këto që po shikon. Këto tek fleta tënde i kam hedhur tek kjo fleta tjetër. Po qeshte. Mirë tha, monopoli, vari leshtë, ca budallallëqe që janë të thjeshta. Tha do të vë 5, kalo nga profesor R…. Hajde tha Jani, se do të bëj ca pyetje të vështira. Ku ndryshon Facebook-u nga Instagrami? Twitti çfarë është? Këtë o presor mos më pyet se nuk kam Twitter, i thashë. Ok, Facebook ke? – më tha. Kam. Po mua më ke bërë shok? Të kam bërë bërë. Ik, mbarove- tha profesori, – dil prit notën jashtë.
This is a miracle of freedom
Haha, s’ka ngel katunar e malok pa shkolle, m’ket’ xhunglen tone.
Analfabetet funksionale jane kudo dhe ata jane problemi me i madh. Nuk eshte vetem rasti i ketij shoferit por per fat te keq kemi edhe nga ana qe duken sikur jane te ditur por nuk e kuptojne qe edhe ata futen tek analfabetet funksionale. Shembull i mire eshte edhe ky qe e la shkruajtur kete lajm. Ne titull shkruan qe nga ndryshon Facebook-u nga Twitter, por ne shkrim shkruhet qe nga ndryshon Facebook-u nga Instagrami…..
Na mbyten injorantet!
Nuk eshte cudi qe eshte katandisur vendi yne keshtu ne dore te debileve idiote te diplomuar te udhehequra me largpamesi nga mesuesi i madh i te gjifha koheve Sllobodan Sali Ram Berisha……..
shkerdhimi i arsimit te larte u thellua me haphen skandaloze te pseudo universiteteve privata nga Bersha, Pollo e Tafaj, shumica e te silave qe kane mbi80 perqind te pseudodiplomave e masteret e doktoratat vijojn dhe sot ne kohen e Rames e Nikolles. madje tashti jane te gjithe ffuqishme. do duhen dhjetevjecare qe te kthehemi ne normalitet.
por edhe fakti qe per tu emeruar ne shtet mjafton diploma e nuk rendesi kush ta ka dhene (jashte apo Brenda vendit e aq me teper specialiteti) dhe jo notat e pervoja ne pune.
Ka dashur t’ja fusnin te shkretit,ka te drejte qe i “paska ikur truri”
Nuk pyetet tjetri kur nuk ka,lere pastaj Twitter. Eshte sikur ta pyesesh per librat.
Ky qenka fiks per tu punesuar ne administraten shteterore. I plotesoka kriteret njesoj si shoket e tij qe ka punesuar deri me sot Rilindja.
hahhaah diploma made in shqipnija me fshi bothen
Kontrolloni emerimet ne bashki se aty do gjeni me shumice me diplloma por qe nuk kane mbaruar 8 vjecaren jane militantet e peshkuar nga A.Dalipi.
Masaker dhe sakatosje e pameshirshme e arsimit dhe kultures shqiptare. Sali serbi do mbahet mend si krijesa qe i ka bere me shume dem nga te gjithe armiqte e kombit shqiptar ne te gjithe historine e saj.
ME DIPLOM TE FALLESIFIKUAR ESHTE EDHE KRYETARI I GJYKATES SE VLORES SKENDER MUHARREM HALUCI , KA MBARUAR “UNIVERSITETIN ” PA MBARUAR TE MESMEN , ISHE KRIMINEL DHE FALLESIFIKATOR I AKTEVE JURIDIKE .