Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është duke përgatitur një padi civile ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë ‘Debt International Advisory’ (DIA).
Ai duhet tw kthejw shumwn prej 4.8 milionë euro që ka zhvatur gjatë kohës që ka vjelë borxhet e kompanisë ceke.
Burime brenda OSHEE thanë për “GSH” se janë ngarkuar dy juristë që po merren me përgatitjen e dosjes, ndonëse do të duhet të presin derisa prokuroria ta dorëzojë në gjykatë dosjen ndaj biznesmenit dhe vetëm në nisje të procesit mund ta depozitojnë padinë e tyre si padi brenda procesit penal.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton deri më tani, se shuma në fjalë, është përvetësuar përmes një skeme mashtruese nga Ismailaj dhe paratë janë transferuar drejt vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale.
Ismailaj pretendonte se për shpenzimet operative i nevojitej një shumë prej afro 500 mijë euro, që duhet t’i paguheshin nga kompania CEZ për llogari të DIA.
Këto para konsideroheshin nga Ismailaj si tarifë fikse mujore.
Në bashkëpunim me drejtues të lartë të CEZ dyshohet se Ismailaj ka paraqitur fatura për shërbime që në fakt nuk janë kryer dhe rezultonin fiktive. Përmes këtyre faturave fiktive, ai justifikonte kalimin e shumës së majme nga kompania CEZ te DIA, që në fakt i pretendonte si identifikim debitorësh dhe pagesa për shpenzimet operative.
as keni per te ja gjetur fundin ketyre palaçolleqeve qe jane bere ne kohen e mbreterise se Sali berishes. I ka bere kaq rremuje gjerat ai sa vetem kokat e shqiptareve do haje se shqiptaret s’qene te zot ti hanin koken atij.