Një ditë më parë, Sali Berisha deklaronte se një dëshmitar në çështjen e CEZ, është kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga dëshmia e tij.
Ky dëshmitar është përmendur edhe në disa media.
Por, prokuroria ka mohuar që të ketë ndonjë dëshmitar në mbrojtje për çështjen e hetimit të skandalit të mbledhjes së borxheve nga ish-kompania CEZ, raporton Panorama.
Personi për të cilin bëhet fjalë është ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë DIA të Kastriot Ismailaj.
Ndërkohë, edhe policia ka mohuar që ky person të jetë kërcënuar.
Sipas policisë, deri dje në mbrëmje, ky person nuk ka bërë asnjë denoncim për kanosje apo kërcënim ndaj tij.
Personi në fjalë, sipas policisë, u mor në mbrojtje në vitin 2014, kur CEZ paditi shtetin shqiptar, kur ai u thirr si dëshmitar në Arbitrazh.
Tashmë procesi mes CEZ dhe shtetit shqiptar është shuar, pas arritjes së marrëveshjes./b.l
OSHEE ti jap qytetarve kuponin tatimor,jo mandat arketimi !
TVSH-ja,nuk pasqyrohet ne kupon tatimor,vidhet !