Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen në Mamurras ku mbeti i vrarë një person dhe disa të plagosur.
Ngjarja ndodhi mes dy fiseve, për konflikt mbi rrjetin e prostitucionit në Itali.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Enrik(Elton) Dodë Mamli,28 vjeç,,banues në Zhejë,Kurbin.
2.Taulant Sami Bebri(Arjan Sami Tafa),26 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
3.Dorjan Ndue Mamli, 31 vjeç,banues në Zhejë,Kurbin.
Filloi procedimi penal,është bërë shpallja në kerkim-policorë dhe punohet për kapjen e shtetasve:
1.Tom Dodë Mamli, 33 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.
2.Paulin(Roland) Dodë Mamli,29 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
3.Gentjan Murat Elezi(Tafa),30 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasëve u bë pasi:
Më datë 23.09.2015,rreth orës 11.30, shtetasit Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik(Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta shtetasin Dorjan Mamli,pasi ky kishte ndërhyrë për te negociuar konfliktin që kishte shtetasi Enrik Mamli me shtetasin Edmond HasanTafa, djalin e xhaxhait te Naim Tafes.
Në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin Range Rover me targa AA 481 JT janë goditur duke u përplasur nga mjeti Benz me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin shtetasit Gentjan Elezi, Taulant Bebri(Arjan Tafa) dhe Naim Tafa.
Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Naim Idriz Tafa,35 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin, dhe janë plagosur shtetasit:
1.Altin Llesh Çoku,30 vjeç,banues në Kurbin.
2.Idriz Elez Tafa,59 vjeç,banues në Mamurras.
3.Taulant Sami Bebri(Arjan Tafa),26 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.
4.Besim Sali Xhetani, 68 vjeç, banues në Mamurras, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Theksojmë faktin se shtetasit Idriz Elez Tafa, Besim Sali Xhetani dhe Altin Llesh Çoku kanë që kalimtarë të rastësishëm dhe nuk kanë lidhje me ngjarje.
I demtuar fizikisht ka mbetur edhe Dorjan Ndue Mamli,31 vjeç,banues në Zhejë,Kurbin, por jo me arme zjarri por si shkak i konfliktit me kusherinjte e tij.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja armësh zjarri mod.56 kalibër 7.62 mm, 4 predha armësh zjarri,telefona celularë,dy automjetet dhe një armë zjarri automatik mod.56 pa numër(fshirë) me dy karikatorë me nga 30 fishekë mod.56 armë e cila iu kap shtetasit Enrik Mamli.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe konkretisht :
Për Veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,nenet 79/dh dhe 278/5 K.Penal në ngarkim të shtetasit Enrik(Elton) Mamli.
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”,”Moskallëzim i krimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,nenet 79/dh-22, 300 dhe 278/5 K.Penal në ngarkim të shtetasit Taulant Bebri(Arjan Tafa).
“Moskallëzim i krimit”,neni 300 i K.Penal në ngarkim të shtetasit Dorjan Mamli.
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,nenet 79/dh dhe 278/5 K.Penal në ngarkim të shtetasit Tom Mamli.
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,nenet 79/dh dhe 278/5 K.Penal në ngarkim të shtetasit Paulin(Roland) Mamli.
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,nenet 79/dh-22 dhe 278/5 K.Penal në ngarkim të shtetasit Gentjan Elezi(Tafa).
Keto katoliket sikur e kane te shkruar ne Bibel qe te merren me prostitucion. Apo eshte nje sekt i vecante albanicus catolicus
Toka pjellore e tritol-save te Mamurrasit qenka e tille edhe per tutore prostitucioni.Mbase ka ardhur sahti hajrit qe te zhduken mes vedi;pa koston e djemve te Policise se Shtetit.
Cattolicus – Albanicus
@kapterri
1) vetem njera pale eshte e krishtere
2) prostitucioni ska lidhje fare ne kete ngjarje
viktima sapo kishte mbushur 35 vjec, 16 prej te cilave i ka kaluar ne burg per vjedhje, pra 35 – 16 = 19 vjec mosha e tij kur ka rene ne burg!
autori sot 28 vjec, pra 28 – 16 = 12 vjec mosha e tij para 16 viteve!
edhe nqs (shembull) viktima mund te ishte marre ne ate kohe me te tilla krima, autori ska pasur sesi te merret, pasi ka qene vetem 12vjec!!
gjithsesi asnjeri nga te dy nuk jane marre me te tilla gjera, autori ska qene kurre jashte shtetit, kurse viktima eshte marre gjithmone me vjedhje.
p.s viktima i perket besimit mysliman, njihej per njeri problematik edhe para se ta fusnin ne burg, mbi te gjitha jane fisi me problematik qe njeh qarku i kurbinit. nga 97 deri me sot kane humbur mbi 5 meshkuj ne konflikte zjarri te ndryshme!!