I premton për martesë, por tenton ta trafikojë si prostitutë në Itali

24 Shtator 2015, 10:36Kronika TEMA

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar nga Peqini, pasi akuzohet se ka tentuar të trafikojë një 19-vjeçare si prostitutë në Itali.

Mario Hyka i kishte premtuar martesë 19-vjeçares.

Policia bën me dije se 25-vjeçari nga fshati Çengelaj i Peqinit, ka mashtruar A. Gj, 19 vjeçe, nga i njëjti fshat, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Më pas ai i ka premtuar martesë asaj, por synimi ishte që ta shfrytëzonte për prostitucion në Itali.

Tashmë mbi të rëndon akuza e trafikimit të personave, e mbetur në tentativë dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje