Ish-kryeministri Vilson Ahmeti, i përfolur në hetimin e aferës së dyshuar korruptive CEZ-DIA, është përballur për më shumë se 1 orë e 20 minuta me prokurorët e çështjes.
Ai është pyetur lidhur me skandalin, pasi në media është përmendur si ish-kryeministri i mundshëm që thuhej se ka përfituar në aferën korruptive.
Lajmi bëhet me dije nga “GSH”.
“GSH” thotë se Ahmeti është pyetur për transaksionet që kompania DIA e Kastriot Ismailajt, tashmë nën akuzë për mashtrim e pastrim parash, ka kryer për llogari të kompanisë A.I.C, administrator i së cilës është Vilson Ahmeti.
Ndonëse tejet të rezervuara, burimet thanë se Ahmeti pretendon se çdo pagesë e kryer për llogari të kompanisë së tij është kryer konform ligjeve, pasi ai ka kryer punime apo ka bërë shërbime për llogari të shoqërive të tjera.
Paret e Ahmetit nuk mbarojne.
Me pare dje,me pare sot.
Rrofshin trashgimtaret!
Dhe ata qe i mbeshtesin,si META me shoke.