Bechetti u procedua penalisht në korrik të vitit të kaluar, u konfliktua me agjentët e sigurisë në Rinas

24 Shtator 2015, 16:31Kronika TEMA

Para se të shpallej person në kërkim nga policia e shtetit, Francesko Bechetti u konfliktua me policine dhe u procedua penalisht.

Ndersa kalonte piken e kontrollit fizik ne aeroportin “Nene Tereza”, ne 1 korrik te vitit te kaluar, Bechetti nisi te fyeje agjentin e sigurise dhe u shoqerua nga policia, raporton ABC News.

Bechetti do te fluturonte se bashku me disa persona te tjere, me charter drejt Italisë, ku ishte në detyrë agjenti i sigurisë, shtetasi Olger Hysa.

Gjatë kalimit ne uren e aparaturës, italianit i është dhënë sinjali zanor për sende metalike.

Në këtë kohë, agjenti i ka kërkuar italianit se çfarë kishte në xhepin e majtë.

Në dosje thuhet se agjenti ka vijuar me kontrollin standart tek pjesa e rripit, ku edhe ka irrituar Bechettin, i cili e ka fyer dhe ofenduar.

Në debat e sipër situate është acaruara, çka ka bërë që efektivët e policisë të bëjnë shoqërimin e italinait Becheti në komisariat, ku edhe ndaj tij ka nisur procedimin penale.

Mësohet se italiani është marr në pyetje duke dhënë shpjegime për incidentin në prani të avokatit dhe bashkortakut të tij Shpetim Arbana që ka bërë detyrën e përkthyesit dhe më pas është lënë i lirë.

Por, gjatë fazës hetimore Bechetti ka refuzuar të paraqitet në prokurori për tu njohur me provat, duke detyruar prokurorin ta njoftoi me postë të gjitha aktet e hetimit në adresën e dhënë në momentin e marrjes në pyetje.

Sic duket në vendim, ai nuk ka pranuar të marr dijeni për provat e çështjes, me argumentin se nuk është gjetur në shtëpi.

Në mbyllje të hetimit, prokuroria dërgoi dosjen në gjyq, ku avokati ngriti pretendimet e pavlefshmërisë së gjithë veprimeve proceduriale.

Kërkesë kjo e cila u pranua nga Gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi pushimin e çështjes ndaj italianit Becheti me arsyetimin e shkeljes së procedurave penale gjatë fazës hetimore nga prokuroria.

3 komente në “Bechetti u procedua penalisht në korrik të vitit të kaluar, u konfliktua me agjentët e sigurisë në Rinas”

  1. nini says:

    Ja faktet qe gjykata ,vepron kunder vet ligjit .ku eshte KLD qe nuki vepron per keta gjygjtar qe lejojne njerez mafioz ti kundervihen personave shteteror te kontrollit.Pse nuk ngren padi Ministria e mbrendeshme ndaj vet gjygjtareve qe e lane te lire.Kjo eshte drejtesiajone e korruptuar.

  2. gjykatat e leshit says:

    prokurore leshi + gjykata leshi = livadhisje e lire mafiozesh

  3. mondi says:

    ku bene dhe ky pederasti si i forte, tja kapesh koqet e shkelzenit nqs i ka dhe tja fusesh ne goj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje