Theodhori Sollaku: Ja si mund të bëhet hetimi nga të huajt për aferën me CEZ

26 Shtator 2015, 09:23Kronika TEMA

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, thotë se që afera me CEZ të hetohet nga të huajt, duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Kjo, duke qenë se në këtë të fundit, nuk parashikohet që të huajt të hetojnë çështje të caktuara në Shqipëri.

Nëse ligjvënësi do të ndryshojë kuadrin ligjor për të lejuar hetimin ndërkombëtar të ndonjë çështje, së pari duhet të ndryshojë Kushtetutën, e cila përcakton se ndjekja penale bëhet nga Prokuroria, me prokurorë shqiptarë”, thotë ai për Panorama.

Kuadri kushtetues i Shqipërisë për hetimet penale nuk lejon veprimet hetimore nga persona jashtë subjekteve që parashikon Kushtetuta dhe ligji procedurial penal, që do të thotë, nga prokurorë shqiptarë dhe nga oficerët e policisë gjyqësore”, tha më tej ish-kryeprokurori i Përgjithshëm.

2 komente në “Theodhori Sollaku: Ja si mund të bëhet hetimi nga të huajt për aferën me CEZ”

  1. colombo says:

    keto i dine shume mire ligjvensit tane ,por puna ja do per te kundertat Edhe kontraten me cezin berisha e la dhe pastaj kerkon ta prish ne menyr te njeanshme se pandeh se ne europ mund te sillet si ne Mamuras Injorant

  2. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Po kjo dihet. Jane perralla te Metes. Jam kurioz se si nje qytetar shqiptar do te mendoje ne lidhje me deklerata te tilla qe çeshtja te hetohen nga prokurore te huaj. Pune shqiptaresh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje