Ekonomia, jo xhihadi “Made in Albania”, është problem i Ramës

28 Shtator 2015, 10:15Blog TEMA

Nga Dritan Hila

 

Është e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga një tribunë botërore si OKB, që kryeministri Rama përsërit fabulën e harmonisë fetare, çka e konkretizon me familjen e tij ku vetë është katolik, gruan myslimane, dhe fëmijët ortodoksë. Për hir të së vërtetës, ky fakt i bën përshtypje botës ca më pak sesa do të bënte nëse Obama do të dilte me kurorë pende zogjsh si kryetar i fisit indian Apash, apo kryeministri japonez me kostum samurai. Është thjesht ekzotike dhe pa brendi kjo “çudi” familjare që Rama nuk lodhet së përmenduri.

Për më tej, në nivel politik dhe ushtarak, shembulli i sjellë është i pavlerë dhe Rama vetë i pa peshë. Në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, Shqipëria nuk ka ndikim ushtarak. Politikisht, qenia “fanar ndriçues” për paqen ndërfetare në botë, nuk pi ujë pasi kandili i fanarit tonë nuk ka vaj të mjaftueshëm të ndriçojë krishtërimin dhe islamin që numërojnë secili mbi një miliardë besimtarë. Dhe nuk ka as vlerë studimore pasi fakti që kemi katër besime, vjen më shumë për shkak të cektësisë sonë në besim, kërcimit sa nga një fe në tjetrën për gjashtëqind vjet, ateizmit të dhunshëm pesëdhjetë vjeçar, dhe jo për shkak të iluminizmit tonë apo qenies një komb profetësh që do të bashkojë gjithë fetë. Rama vetë është përfaqësuesi ynë tipik se sa kollaj i ndërojmë aleancat, principet apo miqësitë, për hir të interesit të ditës.

Por përveç shembullit të familjes që e citon kur është para kamerave, kryeministri shqiptar i ndodhur në një bllokim reformash dhe rritjeje ekomomike që i ngadalësojnë integrimin, ka aluduar se Shqipëria mund të bëhet platformë ekstremizmi fetar, çka nënkupton kërcënim për Evropën nëse nuk e pranojmë. Kjo është e rrezikshme për vendin në planin afatgjatë. Së pari, mbështet tërthorazi tezën e fondamentalizmit ortodoks për qenien e Shqipërisë një platformë e islamit radikal, por nuk ka asnjë vlerë reale kërcënuese për Evropën.

Së dyti, Shqipëria nuk kapacitete njerëzore të bëjë xhihadin, nuk ka popullsi homogjene myslimane, dhe myslimanët vetë nuk është se ja u ndjen shumë për xhihadin. Por edhe nëse papritmas shqiptarëve ju hipën zekthi fetar islam, e duan të ndezin Evropën, Evropa ka mundësinë, aftësinë, kapacitetet politike dhe ushtarake ta kthejë vendin tonë në geto. Nuk i duhet të mobilizojë askënd, vetëm t’iu shkelë syrin fqinjëve tanë që mezi e presin diçka të tillë. Së treti, mësimi më i vlerë që kemi marrë nga historia, është se fuqia jonë ka qëndruar gjithmonë në aleancën që kemi pasur me perëndimin dhe favoret e tij, dhe jo në kërcënimet e fandaksura të kujt ka sunduar në Tiranë. Në momentin që do ta humbasim atë, do të jemi gjellë qensh për orekset e armiqve tanë.

Aleanca me perëndimin e shqiptarëve nuk dëshmohet me një kompani që çojmë në ndihmë të koalicionit antiterror. Përputhshmëria me vlerat e tij si ajo e tolerancës dhe multikulturalitetit, nuk afishohet duke sjellë shembullin e familjes. Duke mbajtur qëndrim më të përunjur ndaj kërkesave që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni për gjithfarë halabakësh të vendosur në vende deputetësh dhe kryetarë bashkish, duke luftuar korrupsionin dhe kriminalizimin e jetës së vendit, duke e rivendosur në plan të parë integrimin e vendit në BE, janë lakmusët që tregojnë seriozitetin e qeverisë tonë për orientimin e saj. Pastrimi i politikës, prosperiteti ekonomik, afrimi me BE, janë edhe arsyet pse shqiptarët e votuan masivisht të majtën. Në të kundërt, nëse Rama mendon që mosrealizimet në reforma dhe ekonomi, ti zëvendësojë me akrobacira politike si ai i kërcënimit me fenë dhe destabilitetin rajonal që mund të sjellë, perëndimorët kanë në dorë kulaçin dhe kërbaçin. Nëse Berishën kur filloi të fuste hundët në çështjet ballkanike, ja çuan leckat nga presidenca brenda javës, Ramën e kanë punë orësh. Dhe sa për kërcënimet që i bën perëndimit me xhihadin “Made in Albania”, le të heqë dorë njëherë e mirë. E bën më mirë dhe më besueshëm Lavdërim Muhaxheri nga shkretëtirat e Sirisë sesa Rama nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Na mjafton një që të na nxijë faqen.

46 komente në “Ekonomia, jo xhihadi “Made in Albania”, është problem i Ramës”

  1. bato says:

    Po te ishte minister ky zoterija do te fliste keshtu ?

    1. ed says:

      po pra

      prandaj nuk e bene minister se mendonte dhe fliste keshtu.

      1. Bureto says:

        Merruni me problemin dhe jo me ate qe i thote ato. Nuk jemi më në kohen kur ‘Udheheqesi’ yne deklaronte: “Jemi te afte te luftojme dhe te fitojme me armiq dhe koalicion armiqsh!” . Dritani ne kete pike sa i takon verejtjes per Ramen ka te drejte. Jemi te vegjel dhe si te tille duhet te sillemi, por me dinjitet, jo kokeulur, kur eshte vendi dhe rasti per te mbrojtur interesa te medha te kombit. Keto ekzibicionizma te Rames, lartt e poshte Europes dhe se fundi ne SHBA, jane fare pa vlere ne aspektin diplomatik nderkombetar. Rama ben mire t’i degjoje verejtjet. Vecse mire do te kete nese meson prej ketyre.

    2. harrapashi says:

      Jemi duke pritur zbulimin historik te NASA.
      kur na doli Dritan Xhunga.E po nuk kane faje
      te dy burre e Grua rane nga Kategoria.Sigurisht
      per Äftesite”e tyre.Dritan thuaj edhe Rudit
      Se duhet me shume pregatitje,ndonse te dy e kini
      kaluar kufirin e pranimit.Merruni me mire me
      rritjen e vajzes se nga ky stan nuk deo kini
      me Bylmet.

    3. une pa dashur te fyej askend ne kete bote e jo me shqiptaret, dua ti kujtoj ketij flete-rrufe shkruesit se, kur ishte zv/minister i mbrojtjes ishte njeri cinik, mendjemadh, dembel, sa shumica derrmuese habitej e fliste neper zyra e koridore se, si edi rama apo ps_ja e beri zv/minister, e ku ne dikasterin e mbrojtje.
      ky dritan hila, qe e mban veten per gazetar apo analist te madh ne cdo fushe e teme “dite e nate” duhet ta dije se fale gruas se tij rudina xhunga u emrua zv/minister i mbrojtjes dhe sapak aftesive te tij nen nivelin e mesatarit me normal sot ne tergun e intelektualeve.
      edhe doreheqjen e beri vete pa asnje kerkese nga eproret, sepse e kuptoi qe ishte skifo ne ate detyre dhe dembe, fudull sa askush s’ja varte me.
      tani ka marre persiper te beje anti-rama 24 ore ne 24 duke u bere i bezdisur sea ne nje media ne tjetren, por fale gruas me pak emer, po “shkelqen” neper ekrane tv dhe web-site apo gazeta.
      vazhdo dhe ti dritan hila ne rrugen e prof. rexhep meidanit + ben blushi + arben malaj + dritan shano e do 20 apo 30 te tjere qe i komandon fatos nano edhe kur eshte tape apo duke luajtur ne kazino, qe sebashku beni grupimin e sharlataneve te fundit te ps se vjeter, qe tashme quhet nanoizmi…

    4. populli says:

      Me kete shkrim Hila analizon veten jo Ramen: c’moster u beka njeriu kur humbet ofiqe. Kjo nuk eshte analize o Hil, po mllef dhe mllefi i tanishem flet me shume per pabesi, sesa per kontribut.Nuk do shkosh shume larg, do hash veten tende

  2. Il mediterraneo says:

    E vertete! Artikull logjik !

  3. Dean says:

    “Bravo” Hila,na knoqe.
    Ti mer Hila ishe ne Qeveri.Pse ike mer lal?!
    Ti kishe mundesine qe t’i aplikoje te gjitha “njohurit” e tua per zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise.E megjithate ti u zbythe ne strofullen tate dhe tani bo gam-gam.
    Boll mer pallosh se na keni lodh me filozofira boshe.

    1. anticensurë says:

      a me të vërtet e ke o dean(pa ta ndryshu emrin)??????
      se po të kishte “ndenjur”në qeveri hila do të kishte mundur të bënte atë që thotë??
      ku je mër lale??
      a thu se u zbyth vet hila,apo e detyrun??
      ku e sheh boshllëkun or dean??
      unë e shoh plot bile duke u derdh!tek shkrimi tënd shoh një boshllëk të madh!për të mos thënë një vrimë të zezë që do të çbëjë dhe atë që ka shkruar hila!!
      NUK KA ASGJË QË NUK QËNDRON NË ATO QË SHKRUAN HILA!!
      jep një fakt!
      jo llafe por fakt!!

      1. Dean says:

        A mos kupto se po me bo nder qe nuk po ndrysho “emrin” tim?! Eshte hapi i pare per 1 bashkbisedim Paqesor.
        Ke tema,tani. Hila kishte te gjith mundesit e tij per te kontribu ne mbarvajtjen e punve ne Shqiperi,e megjithate u largu per “arsye personale”.Une nuk i’a degjova nji here zonin,ketij Bandilli,sa ish ne qeveri,ndersa tani na bo kritikun.Edhe Mesila Doden e poshteruan ke PD–ja,e megjithate ajo e ngriti zerin dhe i shfaqi hapur mendimet e saj,ne ndryshim nga ky Qofte. Me shume Kurajo kishte ajo,she ky trimi.
        A ka varferi ne Shqiperi dhe a duhet pare ne fillim Ekonomia?!
        Po! Por kete e din edhe Cobanet ne maj te malit,lene mo me na e perkethy Zoti Hila.Ceshtja eshte ke ZGJIDHJET qe dikush ofron dhe jo ke “kapja” me Kryeministrin,pasi kjo praktik eshte vetem sa per Egoizem.Ed Rama,heret a von ka me shkaterru veten,por kjo Lufta e “Parimorve” kunder Rames,me shume i jep pike se e shkaterro.Thjesht 1 pyetje: Me te vertet mendon se Zoti Hila si Kryeminister do delegonte rezultate fantastike?! Une JO.Ai eshte thjeshte “intelektuali” Standart,i paafte Shqiptar qe ka kontribuar ne gjendjen e mjeruar te Shqiperise.

        1. anticensurë says:

          e fillojmë nga fundi
          dhe ky debili nuk po bën më shumë se kafsha që iku!
          premtoi shumë e dhjeu gjithçka!!
          hila të grantoj se nuk do të kishte bërë më shumë!!bile do të kishte bërë më pak!!të paktën nuk do të kishte thënë tërë këto gomarllëqe që po thotë rama!
          gomarllëqe që ska çoban mali që si kupton!!gomarllëqe që vetëm gomarët i quajnë për “krenari kombëtare”!
          dean
          idiotësitë e ramës janë aq të mëdha sa ska mjet në këtë planet që ti mbajë!!
          mjafton ajo që ai thotë se “nuk i intereson asnjë kritikë”për ti vënë vulën!!
          normalisht dhe të tjerët asqë i pjerdhin kritikat,por janë aq të mënçur sa të mos flasin!!
          i mënçuri dhe budallai që të dy bëjnë gafa!ndryshimi është se budallai nuk e mbyll dot gojën!!
          dean ti e di fare mirë se shpesh “arsyet personale”për dorheqje nuk janë me të vertetë personale!!ato në shumicën e radhës janë të detyruara!!
          përse hila nuk “bëri gjë sa ishte në qeveri”??
          ndoshta skishte mundësi!ndoshta se la kush që të bënte ndonjë gjë që na leverdiste ne dhe nuk i leverdiste klikës që ka zaptuar politikën!!
          dean
          më vjen keq që ti më sjell mersila palmën për shëmbull mos bindjeje!!në kohën kur hila jepte dorheqjen për shkak të 21 janarit!?
          mersila vendoste litarë nëpër palma o dean!
          mersila kundërshton në të thatë,këundërshton të vdekurin,kurse hilën e pamë të kundërshtojë dy herë pushtetin!!
          dean,hila nuk është “skënderbeu”,nuk është ai që mund të na nxjerrë nga shkërdhatëria ku kemi rënë!për këtë të garantoj unë,por të paktën nuk mbyll gojën kur asgjë nuk shkon mirë!!
          për këtë që ka shkruar ka të drejtë!se çdo të bëjë më tutje nuk e di,por këtu e mbështes!!
          ti thua se momenti i kritikës së tij e forcon dhe nuk e dëmton ramën!!
          e para:
          forcon rradhët e të tredhurve mëntalisht!ata e mbrojnë me zjarr por me asnjë argument!!bëjnë atë që tha vet rama para disa vjetësh”sjellin budallallëkun për argumet”!
          e dyta:
          unë personlisht,por mendoj se dhe hila e shumë të tjerë nuk kërkojmë largimin e ramës!!ne nuk pranojmë që ai të sillet dhe të shëndrohet në autoritar,në diktator!!që ai të zbresë me këmbë në tokë!!që ata që ka në krahë të mos i binden sikur të ishte perëndi,por ti thonë”or debil nuk shkohet kështu përpara”!!ti thonë “or debil nuk na intereson pushteti,por na iuntereson shteti”!!
          këto janë arsyetimet e mija o dean!
          kuptohet gjithnjë paqësore!!

          1. oldman says:

            Qeverisja ne Shqiperi nuk eshte e lehte. Gjate rruges behen shume gabime dhe padrejtesi. Nese dikush, nepermjet krimit dhe mashtrimit perpiqet ti fshehe, ai duhet cuar ne burg. Nese dikush tjeter, ben gabime per shkak te paaftesise dhe megallomanise, duhet keshilluar dhe drejtuar sikurse perpiqet me mundesite e tij edhe autori i shkrimit. Kete perpiqemi edhe ne komentuesit modeste te ketij forumi. Rama dalengadale po e humbet shansin dhe mundesine qe i dhane votuesit shqiptare. Kjo eshte e rendesishme.
            PS. Me pelqyen replikat dhe komentet miqesore Dean – Anticensure.

  4. pilo says:

    Dritan, megjithe zgjuarsine qe ke, ke filluar, ke kohe, qe diçka te eshte prek si duket dhe e paske dhe ti sensin e kundervenies dhe sa vjen e te shtohet oreksi. Shkrimin e ke zgjatur kot se ato qe tha Rama ne OKB jane nje realitet dhe jo enderra si kerkon ti ti kthesh. Edhe zberthimin qe i ben ti e ke gabim. Si thua, nuk e kuptojne dot te tjeret veç teje qe e mendon dhe shkruan? Shkurt, Rama i erdhi rasti atje dhe permendi familjen e tij konkretisht per çeshtjen e fese, ashtu si shumica e familjeve shqiptare dhe ky eshte nje shembull i mire per gjithe vendin dhe historine e vendit tone me banoret e saj. Ty s’te pelqen se diku te çalon gomari, kjo eshte tjeter pune, por mos na e jep ne te tjereve, flase per ata qe mendojne si une, si dogme tende qe ta pranojme. Une nuk dua te paragjykoj parathenien e librit te Rudines qe i ke bere ti, por ti te detyron ne kete menyre qe te flasesh. Eshte per te ardhur keq se ate dije qe ke duhej ta vije ne sherbim te shoqerise qe te ka perkrahur qe ne vendosjen ne ministrine e jashtme, ne ministrine e mbrojtjes dhe s’gjete rehat, vete ke dhene doreheqje disa here, si duket nuk te rri bytha ne nje vend, apo s’jane te verteta? Prandaj, nuk e di çfare specialiteti ke, por behu konkret aty ti sherbesh vetes, Rudines dhe çupes tende, se mua nuk me sherben keshtu, te tjereve nuk e di. Je bere shume pelivan. Nuk theme se Rama s’ka faje gjate ketyre dy vjeteve, kam rezervat e mia dhe qe i dine dhe te tjere, por “ha buke e mos bej therrime” nuk ka. Mund te jeshe nga ajo kategori qe therrimet ti fshijne te tjeret, por pa derdhur asnje çike djerse ne afrimin qe te kane bere. Mendimi respektohet kur ai thuhet ne perkushtim te asaj qe shoqeria ne teresi e do dhe i nevojitet.

  5. I paemërt says:

    Dritfikur na çave karin me sofizmat e tua

  6. faro says:

    Te ka zene halli o dritan keshtu si e ke nisur po vulos veten se e ke sh te veshtire te behesh analist i pavarur.
    Se pari na zgjidh ne si opinion, cte shtyu qe genjeve ne mes te aeroportit te Gjadrit, ku i vure emrin si i pamundur per tu perdorur si infrasturkture e pasigurte

  7. Altini says:

    Artikull sh. korrekt. Jam dakort ne cdo radhe me autorin e shkrimit.

  8. ZANA says:

    Boll me Dritan se na hape barkun. Si duket nuk te pelqeu vendi i zv.ministrit ne qeveri. Mbase kete drejte.

  9. studenti says:

    Vertet as Rama e as Shqipeia nuk jane kerthiza e botes , pra nuk kane kurrvare ndikimi ne kuadrin botror ose ata jane aq ndikues ne bote sa c lexohesh ti Hila ne bote. Do beje mire te mos lexoje cfare Rama tha dhe nuk do lodheshe se shkruari. se krijove idene se Rama eshte mje HIQ po ti ama je i MADH

  10. pirdh-pirdh says:

    Ne momente te veshtira, politike shqiptare e ka nxjerre gjitmone nga nje “fanar ndriçues ne brigjet e Adriatikut”
    Arsyeja eshte e thjeshte : Rama si Enveri kerkon te ruaje pushtetin.

  11. koco says:

    zoti Hila ne kete shkrim gjen rastin te nxjere e shprehe dufin , edhe per shkak te mos ecjes te “Gomarit mbi ure me sa thone komentuesit ” e verteta eshte se gjithkush e ka me per kollaj te shikoje edhe qimen e te metat e tjeterit dhe apsolutish trarin e dobesite ndaj vehtes. Eshte e pa pranueshme le te themi , paralelizmit i bere nga ju me Banditin Berishe edhe me shumefisha e turpeshme ? per sa i takon Xhihadit e Xhihadizmit eshte nje Virus tashme i pranishem dhe shume serjoz per Boten , Evropen Rajonin e Shqiperine . Dhe juve ore zoteri nuk kuptoj clidhje ka kete samit te O.K.B Ekonomia ? kur qartazi eshte e percaktuar problematika e ketij samiti. Kesaj i thone te gjithe te tjeshet shkojne per dru, zotrote kerkon tju nderosh kursin e rrugen e te shojne per shkarpa se ashtu te ben mendia hyqme ty ?!

  12. astrit says:

    Fajin e ka Rama qe nuk e beri Dritanin minister te jashtem. Fajin e ka edhe Vjollca Hoxha qe e perzuri Rudinen nga Top Channel.

  13. zekthi says:

    Mire e ke o Dritan po kujt ia thua ?
    Budalla mendon te jete me i zgjuari nga te gjithe.

  14. Gerti says:

    Prit sa te hapi ndonje galeri tjeter ne Paris per ti tregu botes ca reformash ka bere …

  15. Demokrati says:

    Si shume refraktar po shfaqet keto kohe z. Hila!? Kam bindjen se kryeministri jone e ka qartesine e mendimeve se cfare duhet te shprehe ne takime te tilla dhe nuk besoj se ka nevojen e Hiles apo ndonje kritizeri te ketij lloji!?

  16. arian says:

    Sot Tema i ka hapur deren e kolibes dy qenushave:
    Nje race zagari si Hila,nga fshatrat e thella te jugut dhe nje kone te zgjebosur si rexhepi.

    1. Daku says:

      Po ti ku e fut veten kur keta zoterinj te nderuar i etiketon keshtu????

      Ti me siguri duhet ti perkasesh rraces siperore te bytheqirave mjaftiste

      qe behen dragonj me te ndershmit dhe hardhuca me kriminelet.

    2. anticensurë says:

      arian
      ti si qen do me e majt për vete koliben e ngrohtë të ramës??
      shko mor idiot bythë lëpirës!

  17. I004 says:

    Z.Hila e kam njohur afersisht nje jave pas 21 janarit…me beri pershtypje pasi ishte i vetmi ne ministrine e jashteme qe dha dorheqjen pasi refuzonte te behej pis nga nje leter qe shteti i saliut i detyronte te gjitha ambasadat dhe konsullatat te mbanin qendrim zyrtar qe vrasjet ne bulevard i kishte bere opozita

    1. Pali says:

      Nese kjo eshte e vertete, i heq kapelen Zotiti Hila!

      Qenka vertet qytetar e socialist.

  18. anticensurë says:

    shkëlqyeshëm dritan hila!!
    ke bërë një përmbledhje më të saktë të asaj që kemi thënë ne,komnetuesit e thjeshtë, gjat gjithë kohës!!
    jashtë zakonisht i saktë!!
    ne nëse kemi ndjenjën e të qënit të “fortë”për momentin,e kemi nga përkrahja që kemi nga perëndimi!!kjo përkrahje mund të bjerë menjëherë nëse ne cënojmë interesat e perëndimit!!
    po ra kjo përkrahje,që unë do ta thosha e momentit,ne do të jemi pre e sigurtë e të gjithëve!!nga të katër kordinatat gjeografike!
    kemi dy rrugë:
    -të bashkohemi me europën!!
    duke u bërë si ajo,me reforma në shtetin ligjor!
    -të shkojmë drejt arabisë!
    me diktaturë dhe sherihat!!
    e para është me e leverdisshmia!si për ne popullin por dhe për politikanët tanë të tredhur që nuk kanë aspak vizion!!kanë miopi patollogjike!!
    e dyta është më e vështirë dhe e rrezikshme!!
    nga arabija na ndan një gardh i tërë shtetesh europianë!!shtete që nuk do të lajojnë një shkretëtirë në mes të europës!!
    disa debila,për një besim të verbër,mendojnë se duke u lidhur me turqinë,shtet laik që po shkatërrohet nga fondamentalisti erdogan,do të fitojnë diçka!!
    nuk di se çfarë kërkojnë të “fitojnë”,por di se çfar do të humbin!!
    do të humbin dhe atë liri të cunguar që kemi!!
    rruga drejt europës,është shtimi i lirisë!
    çdo rrugë tjetër, është vetëm paksimi i saj!!

  19. Pali says:

    Nese kjo eshte e vertete, i heq kapelen Zotiti Hila!

    Qenka vertet qytetar e socialist.

  20. Sania says:

    Po ky edi na mbushi mendjen me harmonine fetare ci ka keto brockulla qe thote ne OKB mire qe na beri femijet ortodokse se me vone kur Zahua te kuptoje do thote jam katoloko-mysliman amanse na hapi barkun

  21. TJ says:

    Z.Hila po shkon ne gjurmet e shume e shume shqiptereve,gazetare,analiste politikane etj,etj.shqiptare.Eshte raca ,qe per keto pune i thret “nje ze nga pylli”! I therret “zeri i instinktit shtazarak shqiptar”!Eshte “shpirti i kafshes qe do te hakmeret”! Per c’fare Z.Hila u be armik me Ramen! Eshte ne ndrin e tij te spiegoje arsyet dhe pastaj te shkruaje opinionet e tij!

  22. england says:

    Ti zoteri kishe mundesi te kritikoje Ramen,dhe veprimet e tij kur ishe ne qeveri,atje ta beje “luften” nese me te vertete i beson ato qe thua!Kam frike se me terheqjen tende nga pozicioni qe kishe,por dhe levizjes se gruas tende nga Top Channel thjesht mendoj se edhe ti,si cdo kush tjeter nuk i shpeton dot hatermbetjeve alla shqiptarce.

  23. kurkushi says:

    Pyeteni Koco kokedhimen se cfare feje beson se ai eshte skiptar i kuluar.feja e Kocos eshte PARAJA.Kocua si beu i jugut ka vendosur te krijoje Drejtorin rajonale te oshes ne vlore duke e ndare nga drejtoria rajonale e fierit qe ta kete cifligun e jugut nen kontroll edhe per energjine elektrike qe te vendosi nje nga qehallaret e tij per te vazhduar procesin e vjedhjeve.

  24. Spartaku says:

    DRITAN HILA! Qenke nje koqe kandari qe nuk e shokun.Po, ke vetem shoqen Rudi qe te vjen nga pas.Qe te dy jini ber legena,burre e grua.Keto mbroçkullat e tua,stisjet,budalleqet nuk i pranon njeri.Zhdukuni qe te dy e mos na dilni mè ne gazeta e televizor, se na vjen per te vjell.

  25. Na bashkoj kenga popullore says:

    Po ku eshte e keqja mor zotni pse kryeministri flet per lirin e drejten e njeriut i drejt shembulli qe ka tregua nga vetvetja gjithsecili i zgjedh vet se çfar feje deshiron ma fantastikja kur tha per djalin 1 vjeç edhe pse papa e ka bekua 2 her djali do zgjedh vet fen qe deshiron I Madh.

    1. anticensurë says:

      lali
      ndonjëherë duhet lexuar dy a tre herë një shkrim që të kuptohet!!
      ndonjëherë mund ta lexosh dhe njëqind herë dhe gjëja më e mirë do të ishte të mos komentoje!!

  26. h h b .kjktr;,.ekm.mnfv.,mghdnmjkg.,dkj,bvl.cvl;./ .;/,vb ,nhg.;gflbl;kmv.cmjb,cmcmv,xn ,cmv mcmmc,bmmv.cmc,mcmcm m n mnv ,mf,mghiocljkb,.x, n v cmhm,xchjxhjnvc says:

    Or tan , tyna , xhepin , ene kaqin e zi jena tuj ju pa shume aktive .M duket se ju ka lshu tosi me turbullu kah pak .

  27. ermir says:

    Ju qe komentoni a e kuptoni sesa keq menderisht jeni. Doni te mbroni nje idiot si Rama qe ben gafa cdo dite. Lereni se cfare ishte Dritani por shikoni se jeni verbuar e nuk shikoni ose jeni budallepsur e nuk kuptoni. Ne fakt s’eshte as njera dhe as tjetra jeni ne nje anije me Ramen dhe kerkoni ta mbroni duke e mbushur anije me mbeturina qe po ju fundosin te gjitheve. Jeni personazhe anonime qe fshiheni pas Rames, Erjon Veliajt dhe Sajmir Tahirit. Do te largoheni te gjithe me turp se bashku me nje tufe budallenjsh e te ligjsh qe po vidhni me thase parate e shqiptareve. Dritani e kuptoi rrezikun dhe u largua kurse ju i gjuani me gure Dritanit qe eshte ne bgreg dhe tallet me ju o turkoshake idiote.

  28. art says:

    Po lere o Dritan, duhet te thote dicka edhe Ai, pse e mundon e nuk e le ne lumturine e Tij prej skizofreni?, nese do nje keshille o z.Hila mos u lodh kot me ate rrace qe zyren e shtetit e quajne te tyre. Me sa te ndjek dukesh djale i mencur, po mos i bej lavde gruas tende se nuk eshte zgjuarsi. Socialistat i kemi pare sa trima jane ne Maj 1996, jane fshehur si mijte. Dhe bejne te fortin duke u marre me ceshtje boterore. Hajt te fala nga nje SHKODRAN!

  29. astronomi says:

    hajde dhe qeveris vendin dhe zbato premtimet qe ke dhene ketij populli..dhe leri ece -jaket neper bote me leket e taksave te ketij populli te varfer..leri ekspozitat dhe fjalimet…neper vende te ndryshme..

  30. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” says:

    B R A V O DRITAN HILA !

    Je shume i sakte dhe brilant ne sqarimin tend.
    Je nje socialist dhe idealist i vertete.

    Rama ka humbur lidhjen me realitetin dhe po tregohet gjithnje e me i dobet si polirikan ne te gjitha fushat e ne vecanti ne ekonomi, ku eshte totalish i paafte.

    Sic e rrezoi ekonomia Ramiz Aline, shpejt do ta rrezoje po ekonomia edhe Ramen.

    Fatkeqesi per vendin per nje kryminister te paafte.

  31. agimi says:

    Me ka pelqyr shkrimi pamase.
    Rama e din se kush eshte SHqiperia, e ka sjell argomentet e veta simbolike. ka shume rendesi harmonia midis feve ne shqiperi.
    SHqiptaret nuk jane te zotet ti prishin apo ti ndrecin pune te tjereve vec vetes. Ne shqiperi qeveria duhet ta kuptoj se sa me shume vepra kulti do te ndertohen aq me pak do te vizitohet nga prendimoret. Ne Europe veprat e reja te kultit jane modeste.

  32. 01vlora says:

    Hileja qe kur shkruajte per Nanon je nje soji si Ai; fundurin me vjen keq per gruan tuaj qe ka nje burre te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje