Denoncohet nga Bashkia/ Arrestohet hajduti i kabllove të ndriçimit publik në Tiranë (FOTO)

2 Tetor 2015, 17:09Sociale TEMA
Denoncohet nga Bashkia/ Arrestohet hajduti i kabllove të ndriçimit

Policia e Tiranës ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin V.GJ, i cili akuzohet për dëmtim të pronës publike nëpërmjet vjedhje së kabujve të ndriçimit publik në qytetin e Tiranës.

Ka qenë Bashkia e Tiranës ajo që ka bërë denoncimin në organet e rendit, për vjedhjen e ndodhur disa ditë më parë në rrugën e “Dibrës”.

Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e ndriçimit të qytetit, pasi e gjithë zona kishte mbetur pa ndriçim. Menjëherë pas këtij momenti drejtoria përkatëse e Bashkisë së Tiranës ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij akti. Shtetasi V.GJ ka dëmtuar pronën duke vjedhur 105 metra linear kabull me një vlerë prej 169 mijë lekë të reja.

Në fakt ky është një nga rastet e shumta të vjedhjes së kabujve të ndriçimit publik në qytet.

Siç mësohet vjedhja në veçanti e kabllove elektrik është një veprim që ndodh thuajse çdo natë në qytet, duke shkaktuar jo vetëm ndërprerje të energjisë dhe rrezik të jetës së qytetarëve, por edhe një dëm të madh financiar. Përllogaritet që çdo muaj, bashkisë së kryeqytetit vetëm nga ky fenomen i shkaktohet një dëm me një vlerë prej rreth 1 milionë lekësh të reja.

4 komente në “Denoncohet nga Bashkia/ Arrestohet hajduti i kabllove të ndriçimit publik në Tiranë (FOTO)”

  1. Christopher Columbus says:

    Te lesh mijera familje pa drita eshte akt terrorist

    Kalbeni ne burg kte hajdutin qe te nxene mend te tjeret

  2. vito says:

    Po ndricimin e rruges ALI DEMI qe ka 3 jave pa ndricim kush e vjedh??Lerini keto dokrra qe thote Bashkia,nuk i ha njeri ato.Ecet vetem me ndricimin e dyqaneve.Po kete e di Kryetari qe deklaron qe situaten e kam ne dore sebashku me Administratoren e njesise 1.Jemi ne pritje te kapjes se vjedhesit!

  3. mario says:

    PER TE KAPUR NJE VARFANJAK PER 100 M KABULL TE GJITH NE KAM PER TE KAPUR MILJARDA EURO ME KOMPANI FANTAZMA ASNJI SE RRUAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje