Tifozët Kuq e Zi paralajmërojnë Ramën dhe Dukën për ndeshjen me Serbinë: Po i hidhni benzinë zjarrit!

2 Tetor 2015, 18:25Sport TEMA

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptarë,  “Tifozët Kuq e Zi”, shprehen se Qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit po provokojnë incidente për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Sipas tyre, ndalimi i Ballist Morinës në stadium dhe përdhosja e figurave kombëtare, është një provokim i rëndë.

Ata cilësojnë si provokim edhe praninë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç dhe disa studentëve serbë, në stadiumin e Elbasanit.

Për këtë arsye, ata i kanë dërguar një letër publike kryeministrit Rama dhe presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

Letra:

Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama,

Federatës Shqiptare të Futbollit ,

Tifozat Kuq e Zi gjejnë shkas ndeshjen e 8 tetorit mes Kombëtares shqiptare dhe serbe t’ju adresohen dy organziatorëve të kësaj ngjarje, Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nuk besojmë që ka ndonjë shqiptarë që nuk është i interesuar që ndeshja të mbyllet në suaza të “fair-play”-it, pavarësisht ngjarjeve vitin e kaluar në Beograd.

Si grupim, organizimet tona i kemi nisur shumë muaj përpara, fillimisht me anëtarësinë e gjerë për t’ja spjeguar secilit rëndësinë e veçantë që ka kjo ndeshje duke marrë përgjegjësitë dhe detyrimet tona që na takojnë në tribunë, por duket se këto përpjekje tona po minohen nga Qeveria shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Nuk jemi aq naivë sa të kërkojmë heqjen e masave të sigurisë, biles përshëndesim gatishmërinë për çdo eventualitet, por jemi të frustruar nga mënyra se si praktikohen këto masa, duke shtypur, shkelur dhe dhunuar tifozët shqiptarë.

Na ndalohen veshjet që nuk na janë ndaluar në asnjë stadium në transferta, ftohen student serbë ndërsa ne nuk u lejuam në Beograd, dhe sikur të mos mjaftonte kjo ftohet edhe kryeministri i serbëve!

I nderuar kryeministër, një ndër vetitë më fisnike që karakterizon shqiptarët është mikpritja. Shqiptari e ka shtëpinë e madhe dhe zemrën e madhe, zatën edhe kanuni e thotë se “shpija e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, por me këto ftesa ju nuk i shërbeni qetësisë, ju provokoni direkt ndjenjat tona, provokoni lojtarët që mezi shpëtuan të gjallë nga tmerri i Beogradit, dhe përfundimisht luani me ndjenjat tona, duke përdhosur edhe figurat tona kombëtare për tekat tuaja.

Nuk duam t’i urojm mirëseardhje një njeriu i cili kurrë nuk ka qenë miku jonë, nuk është miku jonë, nuk deshiron të jetë miku jone dhe kurrë nuk do bëhët miku jonë. Nuk do ju perziheshim në ftesat që mund t’i bënit për në oborrin e kryeministrisë apo të ndonjë hoteli për ndonjë konferencë por, ju lutem… jo në stadium, jo një njeriu që qëndroi indiferent ,në stadium kur në kor u thirr ”vritni shqiptarët”, dhë për këtë fajësoi shqiptarët!?

Në anën tjetër Federata Shqiptare e Futbollit përmes sekretarit të saj, dje ka treguar se si nuk do të lejohet hyrja e anëtarit tonë, Ismail Morina (I njohur si “Ballisti”).

Ky është absurditet, kjo është servilizëm i pashoq karshi kërkesave të sërbëve, dhe për më tepër është i paligjshëm. Anëtari në fjalë, nuk ndiqet penalisht,nga asnjë institucion kompetent ligjor, dhe ndalimi i tij është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ky veprim i papërgjegjshëm është “hedhje benzinë në zjarr”. Për më tepër as edhe gjykata e Arbitrazhit sportive CAS, nuk e ka shpallur fajtor “dronin e Ballistit” për ndërprerjen e ndeshjes, këtë po u’a dokumentojmë me një paragraf nga vendimi i CAS-it (Sipas vendimeve të UEFAs, dhënia e masës kundër FSHF-së u bazua në refuzimin e pretenduar nga skuadra shqiptare për të rinisur ndeshjen pasi ajo u ndal nga arbitri në minutën e 41¬të kur disa fishekzjarre (ndriçuese) u hodhën në fushë nga fansat serbë.

Gjatë këtij ndalimi të lojës, disa incidente ndodhen, si p.sh pushtimi i fushës nga 15 fansa serbë të cilët sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptarë).

Duke marrë parasysh gjithë këta faktorë, dhe duke uruar për mbarëvajtje të qetë të ndeshjes së 8 tetorit, TKZ ju bënë thirrje dy organizatorëve të ndeshjes, të heqin dorë nga këto provokime dhe të mos nxisin pakënaqësi duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke eksperimentuar me durimin tonë, në të kundërtën çfarëdo ngjarje e pakëndshme si pasojë e veprimeve tuaja, përgjegjësia dhe turpi do të bien ekskluzvisht mbi ju.

Ju lutem, mos luani me ndjenjat tona.

Ju lutem mos na provokoni.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!   

45 komente në “Tifozët Kuq e Zi paralajmërojnë Ramën dhe Dukën për ndeshjen me Serbinë: Po i hidhni benzinë zjarrit!”

  1. rebeli says:

    O koqezinj!Ju po shkoni ne lufte apo po shkoni ne nje ndeshje futbolli?Po na tregoheni faqezinj o koqezinj.

    1. fieraku4u says:

      @REBELI

      KETA KQZ PO E PJERDHIN FARE MUHABETIN TANI. PO NA E KTHEJN KETE SIKUR PO BEJME LUFTE DHE JO NJE NDESHJE FUTBOLLI QE VLEN 3 PIKE.

      CFARE BEHET KESHTU, LAN NAME.

      1. krishti says:

        kur shikoj se si sillen keta kaunaret kosovare nganjiher kam dashur qe shqipria te mos kualifikohet…

    2. arta says:

      Po keta s’u dashken lene fare te shkojne te shohin ndeshjen, vetem ndonje problem mund te hapin …

    3. Illyrian says:

      Ate po thone o KOQE, qe po shkojne per te bere tifozllek per kombetaren Shqiptare. Me c’te drejte keta kurvat e fshf nuk do lejojne Ballist Morinen ne stadium? Sa bukur protestohej per ato qe thoshin Danezet se nuk do I lejojme te gjithe tifozet Shqiptare te hyjne ne Stadium….etj etj.
      Por, nuk e bene, sepse ishte e jashte ligjshme. E kam thene edhe here tjeter, vetem se eshte kombetarja, por sa per keta bthqrat e FSHF, duhen bojkotuar ndeshjet.

    4. mihali says:

      Ta paska shkep mamin kurve ndonji koqezi qe ke dale arab i zi o jorgo

    5. mandi says:

      Edi Ramy te shuaj zjarin Nacionalist qe kishte ndezur dy vjet qeverisje. Po i kthehet bumerang gjith ai Nacionalizem qe kishte demostruar, ku gjusmen e Ballkanit e kishit pagezuar Shqiperi ne syte e Injoranteve Shqipetar, ku Kosovaret Islamik kishin mare timonin e Patriotizmit Shqipetar.

      Ketu qe e sollet gjendjen “hengershit kokat”.

    6. roberto says:

      Ju hiqeni si TIFOZAT KUQ E ZI,por nuk jeni as qeveritare e as vendosni per politikat e jashtme te qeverise shqiptare!
      Po te ishit TRIMA ju TKZ pse heshtet kur SERBER u lejuan nga qeveria TRADFHETARE E ISA MUSTAFES te krijonin ASOSACIONIN E KOMUNAVE SERBE duke bere ligjin tje dhe duke mos njohur qeverine kosovare por ate serbe???
      Ftesa qe ju be studenteve serbe dhe kryeministrit Vucic eshte nje GJEST I LARTE POLITIK DHE NJEREZOR qe i rrit vlerat kombit shqiptar e jo ashtu sic thoni ju!!
      Dora dhe mendja e atij qe e ka shkruar kete leter,jo vetem eshte INJORANTE,por me teper eshte ANTISHQIPTARE!!!
      Qellimi final i kesaj ndeshjeje eshte FITIMI I SALJ DHE KUALIFIKIMI DIREKT NE FINALET E EUROPIANIT,ndersa detyra e juaj patreiotike eshte qe te mos merreni me probleme qe u takojne organizatoreve!!!
      Mos harroni se UEFA mezi pret te haskmerret kunder Kombetares tone dhe cdo gjest provokativ ne stadium do te AMPLIFIKOHET prej saj per te na hequr 3 piket!!!
      Per kete mendoni,ju e jo per keto BUDALLALLEQET qe shkruani ne kete leter!!!
      Ju jeni nje GRUSHT tifozesh,qe e keni mbeshtetur Kombetaren tone ne cdo ndeshje,por mos harroni se ajo NUK ESHTE PRONA E JUAJ,por e gjithe KOMBIT SHQIPTAR!!!
      JENI JU QE PO I HIDHNI BENZINE ZJARRIT DHE PO BEHENI PALE ME SERBET PER TE NDEZUR ARTIFICIALISHT SITUATEN,prandaj ,kujdes!
      NUK JENI JU QE BENI LIGJIN MBI SHTETIN,QEVERINE DHE FSHF!!!
      Ne se jeni shqiptare patriote,shkoni ne stadium,perkrahni futbollistet tane dhe ruani mos behet ndonje provokim qofte edhe nga shqipfoles,te blere nga serbet!!
      Edhe ata qe hodhen gure ne fushe dhe qe skualifikuan KUKESIN shqiptare ishin,por te …….SHITUR!!!

    7. Altin says:

      Mesazhi eshte i qarte per tifoza, i shkruar nga tifoza per te mos i dhene kundershtarit asgje me shume se sa kundershtari na dha ne.. Ky eshte rrespekt per vete, dhe jo te veteflijohesh per qefin e kundershtarit..

      Mesazhi eshte shume i sakte ne te gjithe teresine e vet. Nuk ka asnje denim mbi baza igjore te askujt, nese blen bilete te shkoj ne stadium qe çke me te.. kushdo shqiptar qofte.. Mos e mbushni stadjumin me kollare qe ta hani kollaren dyfish nga serbi.. Tifozat vetem do ti japin kurrajo kombetares jo drejtoret e ministrive, grate e kalamajte e tyre qe dhe kur duartrokasin shofin nje here nga shefi se mos keqkuptohet…

      Ata komentues qe u duket ky mesazh si mesazh lufte.. ja kane fut kot lexojeni dhe nje here mesazhin e tifozave dhe do tu jepni te drejte..

  2. LORA says:

    Keta duhet te jene tifozet kuq-e-zinj te nikut me dylbi,,,,dmth k.spahiu paska dore tek akti i b.morines,,,dmth sorra kuq-e-zi k.spahiu qenka tuj u lepi per provokime,ne “Elbasan Arena”.

  3. mirel says:

    “Kuq e Zi”- Mos u provokoni.
    Po rate ne kurthin e provokimit jeni te dobet dhe jo te denje per emrin “Kuq e ZI”
    Shkoni ne stadium denjesisht, dhe denjesisht mbeshtetni Shqiperine ne loje futbolli dhe jo ne arene lufte.
    Eshte lufte tjeter ajo, dhe kerkon karakter.
    E keni kete burreri?
    A jeni te tille burra ti kunderviheni qeverise ne vendimet ligjore antishqiptare qe merr?
    A keni ndermare ndonje qendrim serioz per ceshtjet shqiptare qe jane vertet ne rrezik?
    Per detin?
    Per luomenjte qe po I jep qeveria?
    Per koncesionet?
    Per Vjosen?
    Per taksat e papaguara te Bankers?
    Per vjedhjet e famshme te Bankes Shqiptare?

    Keto jane problem qe qendrojne me lart se ndeshja e futbollit.
    Shitja e shqiperise nuk behet ne kete ndeshje…
    Zhurma juaj nuk eshte patriotike, kur nuk sherben per interest e kombit.
    Kuq e Zi do te thote te jesh dinjitoz dhe jo tifoz.
    Doni te jepni kontributin tuaj per fair play?
    Beni tifo per Shqiperine por mos u angazhoni ne sherr dhe rrahje.
    Dokumentoni cdo lloj provokimi te serbeve
    Sa per qeverine, ajo e ka provuar tashme qe eshte antishqiptare, po shqiptaret qe presin te shikojne nje ndeshje futbolli nuk kane faj per kete,
    Faji qendron te burreria e zhburreruar e shqiptareve qe nuk I tregojne qeverise vendin, ne vendin e duhur.
    Stadiumi thjesht nuk eshte vendi I duhur per akte te tilla.

  4. alben says:

    Serbet nuk duhet te kthen gjalle ne Serbeleshit!!!

  5. Sander says:

    Mire do ishte te luhej pa tifoze se keta jane idiote komplet.Policia te hape syte nga keta gomere,sdine c’bejne te shkretet,aq dine aq bejne.

  6. Lani says:

    Po qe se na garantohet fitorja le te behet ndeshja edhe pa tifoze fare.
    Fundja bejme jo keq qe i fryjme kosit. Do ishte cmenduri te humbnim ne tavoline ndeshjen .

  7. Etniku says:

    Ju lumte bijve dhe cunave kuq e zi.Fitore dhe vetem fitore,pa ekcese dhe drejte “Franca 2016”.

  8. albaniafirst says:

    Nuk I hiqet asnje presje asaj qe thone djemte Kuq e Zi

  9. Shqiptar says:

    Robte Vllahut Rama dhe Dukes se Krimit,
    ketij klyshi te Platinovicit!

  10. malokeria = qeneria says:

    Po ikni o maloke, o qener. Kush ju ftoi ju qenerine e shpellave. Nese kishit bythe, e tregonit veten me Serbine qe ju ka shkerdhyer brez pas brezi, c’mut keni me ekipin e Shqiperise. Na tregoni edhe Kanunin ju legena. Fshini bythen me Kanunin meqe per t’u lare nuk keni mesuar akoma. Hapni edhe gojen edhe kercenoni. Keni gjetur kete palloshin e gjate, se te ishte ndonje tjeter e merrte autorin e letres dhe e rraste brenda qe te mos i vinte me mendja jo per te bere si i forte, por as per te kaluar afer ndonje stadiumi futbolli. Patriotizmin tregojeni ne lufte ju legenat e Kosoves po patet bythe po e pame trimerine tuaj kur iket si lepuj me bisht ne shale ne Shqiperi dhe neper hajmet e Europes. Me plasi hajdari mua (jo Azemi, Azem Azem ti je gjalle) per ju legena dhe te gjithe qenerine tjeter qe do lehe ketu per trimerine e hajdarit.

  11. enter''" says:

    Koqezinjte po lene nam.
    Oh Perendi cfare tifozesh jane keta.

    Pse qeka provokim prania e Vuçiç dhe studenteve serbe? Per mua kjo eshte mbi te gjitha nje sinjal per harmonine qe duhet te mbizoteroje midis dy popujve.

    Jo per gje por me ngjani si serbet qe thonin para nje viti Provokacija, tani qenkan nderruar rolet.

    Patetike!!! Njerez me mendje te vogel!!

  12. 5 maji says:

    rebel i dashur. U bene shume kohe qe ndeshjet e futbollit te Kombetares sone, pergatiten sikur plane lufte. Vetem me sportin nuk jane te perbashket.

  13. Popolo says:

    Vari hebat .

  14. pellasi says:

    keta tifozet kuq e zi ,me duket se jane ca palla injorante qe nuk i ndan fare freksioni !

    qeveria dhe federata ,po mundohen eleminimin sa me shume te incidenteve dhe nji monitorim special,qe kombetarja jone te eci perpara pa incidente qe munde ta lene ne nji 0=3 pik ,dmth per mos te lene arsye kurvave serve ,sepse sic dihet,huligane jane serbet dhe te tille na quajne ne !

    kurse keta me duket se kane tymos hashash dhe s’dine sec komentojne !

  15. titi says:

    Edhe flisni per traditen e bukur te shqiptareve, “shtepia e shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut” dhe refuzoni ata qe do te vijne ne shtepinbe tone. Nuk ka ku te shkoje budallalleku dhe hipokrizia e ketyre te ashtuquajturve tifoze kuqezinj. Me kete leter jeni kthyer ne TURPEZINJ Per te gjithe ne. Nuk perfaqesoni shqiptaret dhe zakonet tona. PERKUNDRAZI! Shikoni se kujt po i sherbeni me keto qendrime??!!

  16. ar says:

    Tifozat kuq e zi kan te drejte se deri tani kan qen tifozeria me korrekte
    Servilat e edi rames nuk u japin te drejt

  17. shqiptar says:

    kta sjane tifoza ,
    por turm histerike islame

  18. Overdoze fasulesh says:

    Respekt per TKZ… kjo ndeshje eshte organizuar sikur te organizohej nje ndeshje miqesore ne vitet 50 mes jugosllavise dhe shqiperise komuniste,ku stadiumi do ishte plot me spiuna dhe 2 – 3 tifoza kundershtare gjoja rastesor qe do puthnin njeri tjetrin te lumtur me arritjet e sistemit dhe partise, nderkohe qe te dyja palet (per njeren jam i sigurt) ne prapaskene kishin planin si te zhdukin ekzistencen e tjetrit… nejse gjithmone shumica kane qene si puna e ketij rebelit qe jane te prirur te mbeshtesin fasaden thjesht sepse e verteta eshte traumatizuese…

    Edhe njehere RESPEKT TKZ, BALLISTAT, PLISAT etj qe mbeshtesin gjithmone kombetaren jo vetem kur fokusohen prozhektoret….

  19. Babai i vertete i Dardanit says:

    Vlon druja nese kakarisin keta .
    As uje mos i lene te fusin ne stadium. Per pak protagonizem keta kane borxh te na eleminojne.

  20. op says:

    oju kuq e zi adoni te shkoni ne franc me keto veprime nuk shkohet as ne hale,ne jemi ne monitorim nga uefa incidenti me i vogel i jep 3 pikshin ne tavolin serbis,dhe cfar ju shqeteson ju ardhja e kryeministrit serb per te pare kombetaren e vet,tregohuni qytetar EUROPIAN.

  21. Tifozi says:

    Shume dakort me Kuq e Zi! Kompleksi I inferioritet ne Shqiperi eshte skandaloz, cdo komb tjeter do kerkonte reciprocitet. Ketu e gjeten injorantet fallco te hiqen si me europiane e me te zhvilluar se Europa?

    Kur u luajt Kroaci – serbi dhe ndeshja e kthimit, himni I fishkellye ne serbi po te njejten gje bene Kroatet ashtu si duhej. Zjarr ishte stadium ne serbi, te njejten bene kroatet. Nuk kane ata asgje me pak se populli kriminel serb qe akoma s’ka kerkuar falje per krimet me te tmerrshme me Ballkan.

    As ne nuk kemi asgje me pak se kriminelet serbe qe duam ti presim si miq. Nuk pritet gjarperi si mik se te kafshon. serbet shpifin, bejne gjithshka dhe akuzojne te tjeret.

    FSHF e perdhunuar thote s’do kete tifoze serbe ne stadium por pastaj thote do jene 70 serbe student. 70 serbe do jene tifoze ne stadium, sepse fakti qe jane student s’do te thote gje. Ku ishin 70 studentet tane kur I luajt ndeshja ne serbi?

    Ballisti nuk mund te ndalohet se nuk u pelqen serbeve, eshte e paligjshme dhe ai do bente mire te conte Duken ne gjykate per kete.

    Lojtaret tane I priten me autoblinda, cantat iu kontrolluan si kriminele. Ashtu duhen pritur putanat e shkinise, me forcat special, te kontrollohen cantat imtesisht, asnje serb ne stadium, asnje symbol ne delegacionin e tyre sic nuk lane gazetaret tane.

    Injorante nuk jane ata qe duan reciprocitet por inferioret qe nuk kane vetedije e nuk e dine kush jane. Cdo vend I znvilluar ne bote do kerkonte reciprocitet si respect minimal per veten. Te lesh tifozet e mrekullueshem kuq e zi qe s’kane thyer kurre nje xham jashte stadiumit dhe te fusesh 70 shkije eshte turp I madh.

  22. arben says:

    Armiku i shqiptarit eshte vete shqiptari.Cjane keta budallenj apo injorante qe ne mes te Europes sillen sikur te jene tribu ne Afganistan.Nacionalizmit shovinist serb Europa e qyteteruar ju pergjigj me zbatimin e ligjeve te futbollit dhe jo me hunj apo gure sic pretendojne keta te ashtuquajtur tifoze qe askush nuk u ka dhene te drejten te flasin ne emer te shqiptareve qe duan futbollin dhe ne radhe te pare dinjitetin e vendit te tyre.

  23. nini says:

    Ketu flasim per ndeshje futbolli dhe jo per lufte .Serbet per ate huliganizem qe bene, me ne moren ate denim qe meritonin dhe ajo qe ndodhi ishte per pa aftesi te policise serbe.Ne shqiptaret e Shqiperise ,nuk kemi pse ti sillemi keq ,ne na intereson kualifikimi .Ne sport nuk ka garipllik ,por zgjuarsi dhe dhe talent .Prandaj Kuq e zi ,ska pse perdorni fjalet, se FSHF dhe kryeministri po i hedhin benzin zjarrit ,se ky eshte presion jo I nevojshem , qe shqiptaret e Shqiperise nuk e llogarisin fare .Cdo gje ne stadium do jete nen ligjin e shtetit , dhe ne se ka thirr kryeministrin serb z,Rama ,ka dy kuptime ; ne radhe te pare i thote se sporti eshte I kundert me luften ,dhe e dyta i thote qe ne Shqiperi shteti nuk len te kakarisin gangsterret dhe provokatoret .Leshtu Kuq e zi ,si gjithmone te jeni prane ekipit ,per ta mbeshtet fuqimisht per fitore dhe ne kualifikim .Nuk ka embleme me te bukur kombetare se ekipi kombetar ne France ,me merite dhe jo me dhune sic ndodhi ne Beograd .

  24. Tironci says:

    o koqezinj ne na intereson fitorja, sikur dhe pa tifoze te luhet ndeshja, nuk me ha shume palla per ulerimat tuaja frenetike neper stadiume. Me intereson te shoh sport, futboll, spektakel. nacionalizmat jane thjesht shterpesi ne sport.

    1. Baxhanakun snjof tthem un tyja says:

      po pse c’fare eshte futbolli FUNERAL?! Dashke qetsi ti. Po shiko televizorin pa ze.

      ik re laparaq.

      Njerzit kane te drejte te organizohen gjithmone pa thyer rregullat. Jo si ne serbi ku se mori vesh qeni te zotin.

      Asgje nuk do te kete ne 8 tetor sepse do te zbatohen rregullat nga te gjithe. Ne serbi u be ashtu me qellim. Nuk e kishin fajin tifozat ne Serbi qe u lejuan te hidhen ne fushe.

      Ik re laparaq!

  25. TOMAt says:

    SHQIPTARE DUHET TE JEN TE BASHKUAR DHE JO TE PERCAM, SA TE JEM TE PERCAM NA SHKOJM DREJTE QEDHIMIT TE ATYRE Q,NA PAN OKUPUA, SHQIPTARI DUHET TE PARAQE SIKUR POPULL I KULTURES,EVROPJAN,ME INDITETIN E ORIGJIS NATYRALE,SA TE JEMI MBROTJA E ATDHEUT TE GJAKU TE HISTORIS,SON TE VERTET,t,JEMI TE BASHKUEM,KONVERTIMET E OKUPATORVE TILAM NJE ANE,SJAN ME ORGJIN TONE.

  26. ES says:

    Ka nje skene tek filmi Skenderbeu, kur Skenderbeu “fton” plakushin grek te shohe betejen dhe ne fund i thote: “Tani qe pe si luftojne shqiptaret ik mbushu”.

    Njesoj edhe ne duhet t`i tregojme Vucicit qe ne nuk jemi kafshe si serbet.

    Tani qe CAS i theu hundet Platinise te jeni te sigurt qe edhe nje peshtyme te hidhet ne fushe Platini do thote
    Po sikur peshtyma te ishte koktejl molotov?

    Po u hodh nje stilolaps do thote
    Po sikur te ishte rakete toke-toke?

    Nuk besoj se TKZ mund te mbaje nen kontroll te gjithe tifozat e saj qe te mos bien pre e provokimeve.

  27. loku says:

    eshte koha te tregojme qe nuk jemi si serbet jemi ndryshe . kuqezinj duroni se nuk u permbys bota pse nuk lane ballistin ne stadium . ai mund ta shohe ndeshjen ne qender te tiranes me tifozat

  28. sazan says:

    Po nje ndeshje futbolli eshte a lume madh çe beni sikur çdo behet.si me fitore ,si barazim a qofte edhe humbje ne mbetemi ata qe jemi.Ky qenka problem kaq i madh sa qe ne Elbasan te kete przence nje Divizion me police.
    Ju qofshi o te marre nga ment e kokes.

  29. eri says:

    o nuk keni faj ju te shqipris ju urrej menjehere mbas serbve.ju i doni vetem ata qe ju duan te vrare.i kane fajet keta te kosoves qe ju perkrahin.se jeni njerez pa ndjenja pa inat e meritoni kur ju thone serbet me te mire jeni te vdekur popull injoranta.

    1. Mic Sokoli says:

      eri nuk e meritojne urrejtjen tande njerzit e ndershem te Shqipnise…jam dakort qe te urresh grek e serb shqipfolsa qe duan te percajne.

  30. ENDRI says:

    Leter pa pik emocioni dhe pa pike vlere. Leter qe te ben te mos e ndjesh veten kuq e zi.

    Pse i behet ftese Kryeministrit Serb? Cfar te keqe ka, mardheniet e mira krijohen duke bashkpunuar jo duke gjykuar.

    Ne jemi mikprites! Po atehere perse merziteni per disa studente qe po kerkojne per te qene ura bashkpunimi.

    Ne vuajtem ne serbi. Po si tregohet qyteterimi yne, a nuk tregohet duke i mirepritur qe Serbet te behen akoma me me shume turp per ate qe bene ne vendin e tyre.

    Mos beni pordh me rigon se fare nuk shkon.

  31. komiti i shaptikait says:

    ” malokeria = qeneria ” !
    nuk jam dakord me gjuhen qe perdor ne komentin tend dhe me nickun qe ke sido qe kjo e dyta eshte ceshtje personale .
    sa i perket komentit ai eshte bruto i vertete ,per ate qe ka sy ta shikoje dhe ta lexoje .
    komenti yt nuk do asnje fjale qe ti shtosh ,se ai flet qarte dhe shkoqur ,sakte.

  32. Para Laci says:

    Ajo leter esht shkruajt me ndenja dhe jo me koke te ftohte. Po mgjthte po nuk to vloi pak gjaku ca tifozi do jesh ti. Leri serbet te sjellin ke te dojne ne shqiperi rendesi ka ta bejme atmosferen si te jete lufte midis gladiatoresh ne fushe dhe serbet do friksohen. Ata ndoahta nuk ja kan friken shtetit shqiptare po ja kan friken shqiptareve.

  33. semanjaku says:

    Dhe kerkohet te bashkohet Shqiperia me Kosoven//////me keto mende keta tifoza nga Kosova na cojne te kanuni I para 566 vjetesh////lereni politiken kuq e zinj,,,hajde te bejme tifo per kombetaren tone se eshte me afer se kurre per te shkuar ne finalet e Frances,,,ndryshe do I beni sherbimin me te madhe Serbis,,dhe demin me te madh kombit tone.

  34. demokrat says:

    Mos lini asnje nga keta rrugace ne stadium, Shqiperia nuk ka nevoje per kthithma ne stadiumin e saj, Serbia mundet ne fushen e lojes, por me mire mund te mundet duke treguar nje normalitet shoqeror dhe sportin te kundert me ate qe pame ne Beograd. Keto grupime jane imitime te grupeve te tifozeve te Beogradit qe u shnderruan ne banda kriminale gjate konflikteve ne ish Jugosllavi, Shqiperise i duhet nje sportivitet si ne Angli dhe Spanje, familjet ne stadium jo rrugaceria qe gazetaret injorante te top channel ju japin akses kur ata vendin e kane ne burg apo ne pastrim rrugesh per riedukim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje