Bashkia e Tiranës dhe AMK, plan konkret për qentë endacakë

4 Tetor 2015, 15:29Sociale TEMA

Shoqatat në Mbrojtje të Kafshëve, me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit, kanë organizuar sot një aktivitet sensibilizues për problematikën e qenëve endacakë.

Në fjalën e tij, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, u shpreh se Bashkia është në fazën e hartimit të një plani konkret, në bashkëpunim të ngushtë me AMK-në dhe me Ministrinë e Bujqësisë, por edhe me ministri të tjera, me qëllim trajtimin me dinjitet të këtyre kafshëve endacake. Seferi shtoi gjithashtu se fjala “vrasje” nuk do të ekzistojë më, duke iu referuar të shkuarës së dhimbëshme të qenëve të rrugës nga pushteti lokal.
Në të njëjtën linjë me Nënrkyetarin e Bashkisë së Tiranës, ishte edhe Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudina Hoxha. Ajo u shpreh se AMK-ja, ka brenda strukturës së saj, të gjithë sektorët e nevojshëm, që merren me këtë çështje.
Hoxha shtoi se sektorët që merren me trajtimin e qenëve endacakë pranë AMK-së, në mënyrë të vecantë specialistët, si fillim duhet t’i duan kafshët, e më pas të jenë profesionistë në punën e tyre. Drejtuesja e AMK-së shprehu gadishmërinë e saj për politika dhe projekte konkrete dhe se dyert e Agjencisë në Mbrojtje të Konsumatorit, do të jenë gjithmonë të hapura për Shoqatat në Mbrojtje të Kafshëve.

4 komente në “Bashkia e Tiranës dhe AMK, plan konkret për qentë endacakë”

  1. zonja Milo. says:

    Shume mire e keni menduar kete pune ,por me pare meruni me mbrojtjen e njerzeve qe skan se cfar te hane se sa te na shtoni edhe qenet per te ushqyer. Ka familje dhe femije qe flene ne rruge ,per keta mendoni ,se qeni fle edhe jashte; por mbi te gjitha eshte njeriu,jeta e te cilit nuk ka cemim.

    1. jul says:

      Mos beni femije kur nuk punoni…mendoni para se te lindni …punoni neper fabrika..te gjithe duan te punojne me diplloma te blera.

    2. Jonilda says:

      Z. Milo eshte shume e drejte ajo qe ju shprehni per njerezit POR cdo gje ka rendesine e vet. Mundesia per te punuar dhe ushqyer tek njerezit nuk mungon. Duke I pare kaq perciptazi gjerat gabohet ne gjykim. Te gjithe kerkojme te hyjme ne BE por nje nder kushtet qe duhet te vene per te hyre ne BE duhet te jete edhe se si sillemi ndaj kafsheve dhe kjo gje le shume per te deshiruar qe nga fakti se si e perceptojme kafshen…

  2. iliri says:

    Do ti bjeme po ja te pastrojme njehere bashkine nga te “djathtet”. Ik mi bunder se ke ardh me bo lek per partine joa te besh amk e bashkine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje