Tre motra, të cilat ishin abuzuar nga njerku i tyre kur ishin të vogla e kanë gjurmuar atë përmes Facebook dhe e kanë çuar para drejtësisë.
James Lawton, 44 vjeç u arrestua në një avion në Heathrow, pasi motrat e ndihmuan policinë me informacion se ku ai jetonte. Tani Lawton ndodhet në burg.
Vajzat e mbajtën sekret abuzimin nga njëra-tjetra për 10 vite, por kur e ndanë me njëra-tjetrën të vërtetën e tmerrshme ato folën me një detektiv për të gjurmuar burrin që u shkatërroi fëmijërinë.
Tani ato kanë folur se çfarë ndodhi kur ato ishin të vogla dhe si iu është shkatërruar jeta nga Lawton.
Motra më e madhe, , Danielle Michalik-May, 30 vjeçe tha: ‘James na vodhi pafajësinë tonë, na mori vitet më të çmuara të jetës. Ne ishim thjesht vajza të vogla, por ai përfitoi dhe na dhunoi të gjithave në mënyrën më të tmerrshme”
Pasi Danielle dhe dy motrat e saj më të vogla, , Patricia dhe Terri-Ann Michalik i treguan çdo gjë njëra-tjetrës 4 vite më parë, ato donin ta shihnin “djallin e fëmijërisë” të vuante për krimet e tij.
Terri-Ann, 24 vjeçe tha: ‘ Po kërkoja për të në Facebook dhe nuk e besoja dot kur e gjeta që jetonte në Botswana në Afrikë me një grua të re”.
‘Më zjente gjaku. Nuk e dija nëse kishte fëmijë të tjerë dhe nëse kishte abuzuar me vajza të tjera të vogla.
Përdora një emër fals për të folur me të por mesa duket ai e kuptoi kush isha dhe në mesazhin tjetër dikush që pretendonte se ishte doktor më shkroi se James kishte vdekur.
Por tre motrat shkuan në polici dhe dhanë informacion se ku po jetonte Lawton. Për tre vite policët vëzhguan çdo lëvizje të tij dhe arritën ta kapnin kur ai aplikoi për një pasaport dhe biletë avioni në Britani.
Ai u arrestua marsin e këtij viti. Ai kishte abuzuar me motrat nga viti 1993 deri ne vitin 1999.
Abuzimet nisën kur mamaja e 3 motrave nisi një lidhje me Lawton, në lokalin ku punonte.
Danielle, e cila tani eshte menaxhere në një hotel tregon: ” Sapo James erdhi të jetonte me ne, ai nisi abuzimet. Ai priste sa mami ikte në punë dhe pastaj vinte në dhomat tona të gjumit dhe na sulmonte.
“Isha komplet e terrorizuar. Isha vetëm 8 vjeçe dhe nuk e kisha idenë çfarë ai po bënte por e dija që ishte diçka e keqe”. /j.h
tfgs?!
Joooo….mooos ….Anastasio ne burg?!