UEFA ka vendosur të nisë procedimet disiplinore për shkak të koreve raciste të tifozëve, ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës, gjatë ndeshjes së mesjavës së kaluar kundër Skënderbeut, e përfunduar me rezultatin 2-0 për vendasit.
Klubi moskovit kishte kërkuar falje që të nesërmen e ndeshjes, pas dëgjimit të koreve antishqiptare në sfidën e fituar të vlefshme për ndeshjet e dyta në grupet e Europa League, raporton TCH.
Grupet nacionaliste të tifozëve rusë të futbollit janë kryesisht mbështetës të pretendimeve të Serbisë për territoret e Kosovës, një shtet që ka shpallur pavarësinë nga Serbia që prej vitit 2008 dhe banohet në pjesën më të madhe nga shqiptarë.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s mund të vendosë sanksione ndaj Lokomotivës kur të merret në shqyrtim çështja e koreve antishqiptare më 15 tetor.
Në po të njëjtën ditë, kjo trupë do të diskutojë edhe në lidhje me sfidën mes Benfikës dhe Atletico Madridit, në kryeqytetin spanjoll, gjatë së mërkurës. Benfika pritet të ndëshkohet për trazirat e tifozëve të saj në stadium, të cilët ndezën fishekzjarre dhe hodhën objekte në fushë.
3:O per Skenderbeun.
Falemnderojme artikullin e Temes per informacionin e detajuar mbi historine politike dhe gjeografine e Kosoves.