Nis trajnimi i 250 infermierëve për punësim në Gjermani, Klosi: Dyfishojmë nxënësit në Arsimin Profesional

5 Tetor 2015, 14:01Sociale TEMA

Ka nisur sot zbatimi i programit për trajnimin e 250 infermierëve të parë shqiptarë për punësim në Gjermani.

Programi është hapur në një ceremoni të veçantë, me prezencën e kryeministrit Edi Rama, ministrit të MSR-së, Blendi Klosi, ambasadorit gjerman në vendin tonë, Helmut Hofman, si dhe drejtorit të përgjithshëm të DEKRA-s, Dietmar Metzger.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Blendi Klosi tha se projekti që nisi sot është dëshmia më e mirë e faktit se Arsimi Profesional është rruga e sigurt drejt një pune të denjë.

Duke vlerësuar faktin se të gjithë ata që mbarojnë kurset e trajnimit në këto programe do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të punuar në Gjermani, ai ka theksuar se është në objektivat e MSR-së nxitja e sa më shumë të rinjve drejt arsimit profesional.

“Po konkretizojmë një nga arritjet më të mëdha të kësaj fushe, ku janë përgatitur drejtpërsëdrejti 250 infermierët e parë, të cilët do të shtohen në tri vite bashkëpunim që do të kemi me mijëra infermierë të tjerë apo punonjës socialë, të cilët do të kenë punën e garantuar por edhe kualifikimin e duhur”, – tha Klosi.

Më tej ai bëri të ditur se vetëm dy javë më pas, të njëjtin shans do të kenë edhe një grup tjetër të rinjsh që do të përfshihen në projektin e trajnimit në fushën e hoteleri-turizimit në Durrës dhe kjo falë mbështetjes së kompanisë gjermane DEKRA.

“Ne shumë shpejt do të nisim dhe akademi të tjera, të cilat kanë të bëjnë me hoteleri-turizmin, dhe po ashtu me partnerët dhe gjithë trupin diplomatik,ne do punojmë që të kemi mundësi të krijojmë rrjetin e shkollave të ekselencës në vendin tonë, për të pasur një numër të caktuar shkollash, që shumë shpejt duke filluar nga viti tjetër do të nisin rrugën e tyre për të konkurruar me shkollat simotra në BE, dhe për të qenë ajo që është detyra kryesore e jona, për të pasur mundësinë që shkollat e para shqiptare të jenë të akredituara në tregun europian të arsimit të mesëm profesional”, – u shpreh Klosi.

Ai bëri të ditur faktin se është parashikuar që vitin e ardhshëm të përcaktohet një buxhet që do t’i shërbejë synimit për të dyfishuar numrin e nxënësve që ndjekin arsimin profesional në vendin tonë. “Për Shqipërinë është shumë e nevojshme dhe me buxhetin e vitit tjetër, me vëmendjen personale të Kryeministrit, ne dëshirojmë në vitin e ardhshëm akademik, në sistemin tonë të mesëm të arsimit profesional, por edhe në qendrat tona profesionale, të kemi dyfishim të numrit të atyre që do të përgatiten drejtpërsëdrejti për tregun e punës”, – tha Klosi.

4 komente në “Nis trajnimi i 250 infermierëve për punësim në Gjermani, Klosi: Dyfishojmë nxënësit në Arsimin Profesional”

  1. pirdh-pirdh says:

    Si nuk keni turp !?
    Pune eshte kjo qe po beni ???
    Ju po punoni per te zbrazur vendin tuaj, budallenj.

    Largimin nga vendi : Kjo eshte perspektiva qe ju i ofroni rinise?

    Natyrisht qe Gjermania gati eshte te marre mish gati per top…

    1. Klimax says:

      Mos u shqeteso se largimi me ceremoni festive i rinise dhe inteligjences nga vendi do te zevendesohet me zbarkimin e shpellareve drejt Tiranes!

    2. gazua says:

      ashtu si ke pseudonimin, ashtu je; une s’mund ta permend. Po kjo eshte nje pune jashtezakonisht e mire e qeverise shqiptare. Per mua si te punosh ne Shqiperi, si te punosh ne Europe, kur je i legalizuar me kontrate, eshte njesoj, bile ne Europe do te marrish me teper dhe do ti shpenzosh ne Shqiperi me shume. KJo eshte bota demokratike ku gershetohen njerezit dhe problemet per te gjetur zgjidhjet imediate dhe te mepastajme. Ne kemi nga 20 e ca vjet qe punojme ne Europe dhe shikojme se nje pjese e atyre qe punojne ne Shqiperi, me shume korrupsion se sa pune, me shume ne te zeze se sa te legalizuar, pa pagesa sigurimesht etj etj. Keshtu jo vetem njerezit ndihmohen materialisht, por me e rendesishmja per shoqerine shqiptare eshte se mesohen me rregullat, normat dhe ligjet e perendimit. Keshtu do te behet vendi se deri tani ka qene rrumpalle korrupsioni e vrasjesh pa ligje e drejtesi. Keshtu emancipohet shoqeria se ne vendin tim dhe tendin shikoj dembele qe kerkojne ta nxjerrin parane me pune te pista, bordello qe nga padronet e deri tek punonjeset e tij, nje çthurje totale shoqerore qe nuk behet me fjale per familje, norma rregulla, ligje, respekt, nder, cipe. Ky do te jete dhe integrimi ne Europe me te mirat dhe te keqiat e saj.

  2. Mirel says:

    Tahiri, Klosi, Gjiknuri etj….nga ministrat me te mire te qeverise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje