Tjetër tragjedi në SHBA, 11-vjeçari vret me armë zjarri 8-vjeçaren

5 Tetor 2015, 14:49Bota TEMA

Një tjetër viktimë shënohet në SHBA nga armët e zjarrit por ngjarja këtë radhë është akoma më dramatike.

Një 11-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 8-vjeçare.

11-vjeçari ka goditur me plumb në gjoks të miturën duke e lënë të vdekur në vend.

Sherifi i zonës në Tenesi ka arrestuar të miturin, gjë që lejohet nga legjislacioni në Amerikë.

Ai akuzohet për vrasje me dashje.

Policia i gjeti 11-vjeçarit një pushkë kalibër 12 dhe një pistoletë me plumba fals.

Pushka që iu gjet të miturit i përkiste të atit.

Por më i tmerrshëm se ngjarja është motivi i saj.

Sipas mamasë së viktimës Latasha Dyer, 11-vjeçari iu afrua vajzës duke i kërkuar të luajë me të në kopshtin e saj.

Pasi kjo e refuzoi ai nxorri armën dhe e qëlloi për vdekje./a.l

2 komente në “Tjetër tragjedi në SHBA, 11-vjeçari vret me armë zjarri 8-vjeçaren”

  1. i penduari says:

    vazhdoni mbeshtetni idene e republikaneve per armet, idiota

  2. ishrk says:

    amorokenet bien te gomeret pasi ashtu deshirojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje