Kriza e emigantëve ka sjellë edhe impaktet e para negative në mjedis.
Këto foto të sjella nga ishulli Lesbos tregojnë se emigrantët lënë pas vetes sapo mbërrijnë në breg dhe një numër të lartë mbeturinash, shumica plastike.
Përveç jelekëve të shpëtimit dhe komardaret shpesh kërkuesit kanë gjetur edhe anije, ndonjëherë të mbytura me qëllim që të parandalonin rojet bregdetare për t’i kthyer ato mbrapsht.
Në 100 metra të një plazhi grupet e këkimit gjetën tetë barka të mbyturae, 283 jelek shpëtimi, 48 komardare, 36 pjesë veshjesh dhe 16 këpucë, si dhe shumë objekte të dëmtuara dhe të thyera.
Mbeturina, jo vetëm që krijojnë një shëmti dhe shkatërrojnë potencialin turistik të vendeve, por paraqesin rrezik edhe për jetën detare, si peshqit dhe organizmat e tjerë të cilët konsumojnë fragmente të sendeve plastike, ka paralajmëruar Universiteti Stelios Katsanevakis i Egjeut. Kjo është ana tjetër e asaj çfarë mbetet nga emigrantët që arrijnë të kalojnë Mesdheun e të prekin brigjet e tij.
Shkaterrimi qe sjellin keta imigrante qe po mundohen te shpetojne koken eshte pak krahasuar me ate qe shkakton industria e rende e peshkimit ne dete dhe oqeane, apo edhe njerezit per ate pune.
Edhe peshqit ngordhin kur kalojne keta ,lere me per te tjerat
Shumica e ketyre emigranteve Sirian jane popullsi qe kane banuar ne ato zona qe perfaqesonin opoziten Siriane. Keta ndodheshin ne front kunder Asadit dhe IS, ndersa tani se fundmi po bombardohen dhe nga Rusia e cila perkrah Asadin. Vale me te medhaja do kete!