Qyteti i Elbasanit, vendi ku do të luhet takimi Shqipëri-Serbi ka filluar të mbipopullohet nga tifozët shqiptarë, të cilët po mbërrijnë nga të gjitha trevat e Shqiperisë.
Në bulevardin kryesor shihen grupe tifozësh, të cilët po mbushin rrugët e qytetit. Ata kanë udhëtuar qysh orët e para të së enjtes për të qenë në stadium në mbështetje të kuqezinjve. Gjithashtu në bulevard mbizotëron vetëm ngjyra kuqezi, ku mund te blesh çdo aksesor të kombëtares si bluza, shall, kapele etj.
Situata është shumë festive dhe deri tani nuk pasur asnjë incident. Madje as shiu, që po bie në qytetin e Elbasanit nuk e ka zbehur atmosferën festive të tifozerisë, të cilët sot mbështesin kombëtaren në përballjen ndaj Serbisë.
Takimi Shqipëri-Serbi luhet ditën e sotme në orën 20:45. Për TemA, nga Elbasani, Fatjon Baze
“Punë të arta” do të bëjnë tregëtarët e xhingla-minglave sot…!
Te gjith me Qeleshe, kjo eshte e veçantë tipike Shqiptare dhe jo keto kapele kllouni
Nje Gjuhe Nje Popull Nje Komb Nje Atdhe Nje Shqiperi.Forza ALBANIA.