Rreth 2 orë para nisjes së takimi është publikuar formacioni me të cilën do të luajë kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, ndaj Armenisë në Jerevan.
Edhe në këtë ndeshje De Biasi ja ka besuar qendrën e mbrojtjes Canës së bashku me Gjimshitin, i cili u aktivizua në të njëjtin pozicion edhe në ndeshjen ndaj Serbisë. Në mungesë të Agollit, në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Aliji, ndërsa në të djathtë Hysaj. Mesi i fushës do të përbëhet nga Basha, Xhaka, si edhe Roshi e Gashi, dy të fundit më të avancuar.
Ndërkohë, në repartin e sulmit do të luajë Cikalleshi në ndryshim nga ndeshja e fundit me Serbinë, ku u aktivizua që nga fillimi shkodrani, Balaj.
Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji; Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.
Gjimshiti bashk me Hysajn kan fajin me te MADH ne golin e pare te Serbise !!!
Shikojeni se cfare i ben Ljajic Gjimshitit ,,,e rrotullon ne fushe si kukull ndersa Hysaj e shoqeron Kolarov-in ne porten tone sikur ta kishte shok skuadre e jo kundershtar !!!!
Agolli eshte nje nder me te miret , se kuptoj pse e ka heq . Aliji eshte qendermbrojtes dhe jo mbrojtes krahu !!
eshte me kartona agolli shoku
{}+{}+{}+{}+{}+{}
Ju që Gianni-n
Sot e shani
Në portë do ish
Saimir Ujkani…
*
Dhe pa u fut
Në hollësira
Kjo Kombëtare
Është më e mira!
*
Të gjitha Shqipet
Në Akordancë
Me ktë Fitore
Shkojmë në Francë!
*
{}+{}+{}+{}+{}+{}
Jemi duke fituar 0-2 , ku jane moterqirat greke..!!!!